Kolaudimi makinave, vendi ku grabiten shqiptarët

1812
Gazeta “Telegraf”, pas një investigimi 3 mujor, po publikon skandalin me monopolin e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri, nisur prej një raporti “sekret”, të nxjerr nga burime zyrtare informacioni, prej “kasafortës” të Ministrisë së Transportit, raport të cilin ministri Edmond Haxhinasto, prej 5 muajsh e ka mbajtur të fshehtë në “pazar” korruptiv me firmën zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS) e cila prej 6 vitesh, ka marrë dhe po ushtron në mënyrë të shfrenuar dhe abuzive monopolin e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri. Skandali ka të bëjë me faktin, që firma zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS), sipas skemës së saj të zhvatjes së pronarëve të automjeteve në Shqipëri, ka shpikur një marfiet vjedhjeje nëpërmjet lojës së përsëritjes së “testit” të kolaudimit, duke shpikur qëllimisht “mangësi” të automjeteve që shkojnë për kolaudim. Përmasat më të mëdha të këtij skandali me përsëritje “testi” të kolaudimit të automjeteve, nisur prej numrit të automjeteve që paraqiten për kolaudim duke paguar e kthehen mbrapa për gjoja “mangësi” teknike apo edhe larje gomash e pasqyrash janë 51% në Tiranë, 33% në Durrës, 29% në Shkodër, 26% në Vlorë, 39% në Korçë, 31% në Fier e po kështu në Berat, Gjirokastër, Dibër, Lezhë, Kukës etj. Sipas raportit sekret, të mbajtur të fshehur në kasafortën e ministrit Haxhinasto, në bilancin e firmës zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS), rezulton se vetëm për vitin 2014 janë bërë 982 mijë e 457 përsëritje testi kolaudimi për 382 mijë e 139 automjete të çdo lloji. Kujtojmë, që në Shqipëri, janë të regjistruara gjithësej 519 mijë e 241 automjete transporti rrugor të të gjithë llojeve, pra mjete që trajtohen me shërbim teknik e regjistrimi nga Shërbimi i Kontrollit Teknik të Mjeteve prej shërbimit monopol, firmës zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS).
Biznes me përsëritjen e kolaudimit, 982 mijë raste për gjoja “defekte pjesësh kryesore”
Në redaksinë e gazetës “Telegraf”, kanë mbërrtiur 317 denoncime nga qytetarët, të cilët këkrojnë të veprohet kundër një skandali tjetër, që ka lidhje me një biznes të pisët që firma monopol zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS), ka nisur prej 6 muajsh. Ja çfarë ndodh: Automjetet që shkojnë për kolaudim në Tiranë e në disa qendra në qarqet kryesore, nuk kolaudohen, por kthehen mbrapa për përsëritje kolaudimi, duke sajuar shkaqe teknike, për gjoja defekte në pjesët dhe pajisjet kryesore të automjeteve. Konkretisht, “gjahu” i shërbimit të kolaudimit janë automjetet e shtrenjta, të cilat kthehen mbrapa, duke u sajuar “defekte” në “kokat e zbarës” dhe në “kokat e paralelit”, të cilat janë pajisje të shtrenjta financiarisht. Përse bëhet ky marifet? Sipas bisesave konfidebnciale me punonjës t5ë kolaudimit në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër e Korçë, mësuam se kjo është një skemë pazari, ku firma zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS) ka rolin e sekserit për distributorët, dyqanet e shitjes dhe serviset e pjesëve të këmbimit, më të cilët firma e kolaudimit është në “pazar” dhe detyron pronbarët e automjeteve të blejnë këto pajisje, ose të bëjnë shërbime të tyre. Vetëm për këto dy pajisje automjetesh si “kokat e zbarës” dhe “kokat e paralelit”, në Tiranë janë bërë 48 mijë e 324 anulime kolaudimesh, në Fier janë bërë 37 mijë e 472 kolaudime, në Vlorë janë bërë 33 mijë e 202 anulime, në Korçë janë bërë 23 mijë e 112 anulime. Anulime koluadimi ka edhe për shjkaqe të tjera, që banalisht shkojnë deri tek pasqyra, gërvishtja e parakolpit etj. 
Në 6 vite, 761 kërkesa për agjenci kolaudimi, asnjë miratim!
Shërbimi koncensionar i kolaudimit “Societe Generale de Surveillance” (SGS) është i vetmi shërbim i këtioj lloji në Shqipëri, kaluar me koncesnion në muajin prill 2009. prej 6 vitesh është shërbim monopol, që kontrollohet dhe diktohet nga një “dorë”. Ky koncesnion është dhënë monopol, me abuzim të plotë ligjor, me shkeljen e Kushtetutës dhe e ligjeve në fuqi, mbasi koncesnioni i bërë gjoja në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës është në kundërshtim me nenin 4 shkronja “h”, të nenit 5 pika 3 e 9, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”. Por shqetësimi që vazhdon në lidhje me këtë shërbim është fakti, që shteti shqiptar, prej 6 vitesh monopol të kolaudimit, nuk po miraton ligjin për liberalizmin e këtij shërbimi. Sipas informacionit, në ministrinë “Haxhionasto”, janë paraqitur 761 kërkesa nga 10 qarqet Tiranë, Berat, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Vlorë e Kukës, për pajisje me licensaa shërbimi kolaudimi automjetesh. Po kështu janë paraqitur edhe 231 kërkesa për shërbimin e pajisjes së automjeteve me taksë regjistrimi. Këto kërkesa nuk janë, mbasi pengon mos miratimi i ligjit për liberalizmin e shërbimit të kolaudim-regjistrimit të automjeteve, duke ia lënë këtë monopol vetëm firmës zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS). 
Monopol që prodhon miliarda me abuzime
Edhe pse koncensionari monopolist “Societe Generale de Surveillance” (SGS) premtoi për “model” evropian shërbimi, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të vuajnë “modelin” e përpara vitit 2009, kur pronar monopolist ishte shteti. Ky monopol që po mbahet në fuqi, përbën sektorin më të madh të shërbimit publikme leverdi të madhe fitimi financiar. Sa fitohet nga ky monopol, prej firmës zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS)? Krahasuar me numrin e mjeteve kryesore, siç janë psh veturat, kamionçinat, kamionët, përfshirë në këtë llogari traktorët rrugorë, motoçikletat dhe rimorkiot. Sipas statistikave zyrtare të vitit 2014, në Shqipëri rezulton të ketë 141 automjete për 1000 banorë, ose sipas llogarisë, rezultojnë 374 mijë e 729 autovetura, 10 mijë e 312 mikrobusë dhe 96 mijë e 481 kamionë e kamionçina. Totali i automjeteve të transportit rrugor në Shqipëri është 519 mijë e 241 automjete të të gjithë kategorive, pra mjete që trajtohen me shërbim teknik e regjistrimi nga Shërbimi i Kontrollit të Aitomjeteve. Një kolaudim vjetor makine kushton 1900 lekë të reja. Nisur nga llojet, cilësia, viti i prodhimit dhe kategoritë e mjeteve, pagesat për shërbimet kolaudim e regjistrim ndryshojnë. Po sa përsëritje kolaudimi bëhen fiktivisht në ditë, në javë, në muaj në vit? Sa përsëritje bëhen nga 1 herë, nga 2 herë, nga 3 e nga 4 herë? Përse bëhen këto përsëritje? Për të zhvatur, osë më saktë për të vjedhur pronarët e automjeteve. Mendojmë se ka ardhur momenti që firma zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS) të mos ketë më monopolin e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri dhe tí nënshtrohet një hetimi nga drejtësia, për krimin ekonomik dhe evazionin fiksal me të ardhurat e këtij shërbimi, i cili prej 6 vitesh edhe spe është koncesnion i dhënë me ligj, nuk kontrollohet e nuk raporton në institucionet shtetërore. 
———————————————–
Sigal

Ja skema e zhvatjes në qendrat e kolaudimit

Skema e zhvatjes së pagesave në kolaudimin e automjeteve, funksionin kështu: Bëhet kur kolaudatorët qëllimisht dhe sipas një forme përfitimi kolosal abuziv të instruktuar prej firmës, të “nxjerrin të parregullt”. Taksa e detyrueshme ligjore e kolaudimit është 1900 lekë. Por, sipas skemës së abuzimit, nëse kolaudatori thotë: “nuk je në rregull” dhe të nxjerr nga shërbimi pa vulën dhe firmën e kolaudimit, je detyruar të futesh sërish në rradhë, por duke paguar një gjobë 720 lekë plus pagesës. Nëse kolaudatori, të nxjerr përsëri “të parregullt”, je i detyruar të shkosh përsëri për kolaudim, por duke paguar përsëri një gjobë tjetër më të rritur, deri në 900 lekë. E kështu me rradhë, sa herë del “i parregullt”, aq herë duhet të paguash gjoba me rritje nga 200 deri në 300 lekë. Kjo bëhet qëllimisht, për të përfituar sa më shumë të ardhura për arkën e firmës “SGS”, ose kur u jep ryshfet nën dorë të japin firmën dhe vulën pa kaluar fare në kolaudim. Po ju deklaroj vetëm një fakt: dje, për aq kohë sa isha unë, nxorën afro 40 makina “të parregullta teknikisht”, kur në fakt ishin të rregullta, të cilat duhet të paguajnë gjoba siç duhet të paguaj edhe unë. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në këto 4 vite, kjo është bërë metodë pune e firmës së kolaudimit të automjeteve. Të themi të drejtën, na e kanë bërë stres momentin e kolaudimit, mbasi ose duhet të paguash gjoba, ose duhet të paguash ryshfete që të zgjidhësh pune. Rrugë tjetër nuk ka.
———————————————————————–

Flet Valter Murataj: Më kanë kthyer 3 herë për kolaudimin, për shkaqe absurde

Shkova në qendrën e kolaudimit të automjeteve në Tiranë, për të kolauduar makinën. Sipas udhëzimit të kësaj firme, bëra gjithë shërbimet e duhura të mjetit dhe u shkova atje. Si përherë prita prej 7 orësh në rradhë. Kur u paraqita, punonjësit e kolaudimit nuk më shërbyen menjëherë, por filluan të vijnë rrotull, sikur gjoja kishin punë në mjedise të tjera, kur në fakt duhej të ishin aty. Meqë “përvoja” me këtë qendër kolaudimi, na ka mësuar të qëndrojmë “urtë” edhe kur ata bëjnë lojëra e tallen me ne, unë nuk fola asnjë fjalë. Pas 30 minutash në pritje të tyre, iu drejtova me kërkesën për të bërë kontrollin kolaudues të mjetit. Më panë shtrembër. Pasi erdhën pranë mjetit, brenda 1 minute, pa verifikuar fare gjendjen teknike, madje pa e kontrolluar fare mjetin më thanë: Mjeti nuk është në rregull, shko bëji shërbimet dhe eja përsëri! Po ju them vetëm një realitet: Sa herë shkojmë për kolaudim të mjetit, presim e zvarritemi dhe paguajmë nga 3-5 gjoba pa shkak. Këto gjoba janë siç më ndodhi mua. Çova mjetin për kolaudim. Pa e kontrolluar fare, më thanë që “nuk është në rregull”. Më dhanë një faturë që automjeti nuk kolaudohet dhe më përcollën. Në fakt, unë automjetin e kisha dhe e kam krejt të rregullt nga gjendja teknike, mjet të ri. Edhe pse pagova 1900 lekë taksë, tashmë sipas faturës së anulimit, duhet të paguaj edhe 720 lekë gjobë, për të fituar të drejtën të paraqitem për kolaudim.