Kokainë nga Kolumbia, arrestohen 17 shqiptarë e serbë në Holandë

559
13 persona kanë përfunduar në prangat e policisë holandeze, si dhe 4 të tjerë janë arrestuar në Belgjikë, pasi ishin pjesë e një
bande me shqiptarë, boshnjakë, serbë e holandezë.
Banda e krimit të organizuar që importonte drogë nga Amerika Latine është shkatërruar pas investigimit të përbashkët mes
Prokurorisë holandeze dhe asaj belge.
Mësohet se shtetasit në fjalë importonin drogë me kontenierë nga Kolumbia ose Ekuadori përmes Portit të Roterdamit ose
Antverpit.
Hetimet kanë filluar në fund të vitit 2014, pas një kërkesë të Prokurorisë Belge.
Gjatë hetimeve u zbuluan disa banda të organizuara kriminale të përbërë nga disa anëtarë aktivë në Holandë
Sigal