Koka e bandës së drogës një shqiptar, ja riti i çuditshëm që bënte sa herë hipte në makinë

573
Policia italiane në Porto Torres, ka shkatërruar një organizatë droge e cila ishte e përbërë nga 23 anëtarë. Të mbështetur dhe skuadra e Sardegnas atë bënë të munduar shpërbërjen e këtij rrjeti, shkruan algheronews.it
Rrjeti kishte për qëllim që të merrte drogë të llojeve të ndryshme nga Shqipëria, dhe të furnizonin vendpushimet kryesore turistike të bregdetit Sardinian, ato të Ligurias, Toskanës veriore, por edhe Brescias dhe rrethinat e saj.
Por lidhur me këtë operacion kanë dalë në pah të tjera detaje, ku bëhet e ditur nga zëvendësprokurori Giovanni Porcheddu, se karabinierët kanë ekzekutuar 9 arreste dhe 22 procedime në gjendje të lirë, të urdhëruara nga prokurori i Sassarit Michele Contini.
Koka e bandës së dogës ishte shqiptari Viktor Stefanaj, 45 vjeç, rezident në Viddalba, i konsideruar një fermer i besueshëm, i martuar me një italiane dhe baba i dy fëmijëve.
Nga të dhënat bëhet e ditur se u janë dashur plot dy vite përgjime që të monitorohej aktiviteti i tyre dhe me në fund policia italiane pikasi shqiptarin që e sillte drogën në ishull.
Operacioni i koduar me emrin “Ati ynë”, kjo pasi shqiptari lutej vashdimisht ndërsa udhëtonte në makinën plot me drogë që të mos zhbulohej.
Ndërsa në hierarkinë e kësaj organizate në një nivel të mesëm ishin Gian Mario Egris dhe Christian Fresi, të dy nga Valledoria, përkatësisht 28 dhe 34 vjeç.
Roli i tyre në këtë grup ishte gjetja e tregut të drogës dhe u besohej dhe shpërndarja.
Sigal