Kofiskim 3.5 mln lekë bono thesari ia dërgonte djali trafikant i drogës

546
Prokuroria për krimet e rënda ka ka kërkuar konfiskimin e 3.5 milion lekëve të reja të shtetases Zenepe Cenaj, të investuara në bono thesari, pasi është provuar se këto para ajo i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i djalit të saj, Ylber Cena, i arrestuar në Francë për trafik lëndësh narkotike.
Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për hetim pasuror, pasi informacionit të mbërritur nga autoritetet franceze mbi arrestimin e shtetasit Ylber Cenaj. Sipas të dhënave nga Franca, ky shtetas, sëbashku me 25 shtetas të tjerë, janë arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në qytetin e Perige (pranë Bordos), Francë, në të cilin policia franceze ka zbuluar një rrjet që trafikonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis, kokainë,në lokalet e natës së zonës. 
Sipas autoriteteve franceze, aktiviteti i këtij grupi shtrihet të paktën që prej vitit 2011. Pikërisht, në këtë kohë, shtetasi Ylber Cenaj ka dërguar në Shqipëri një sasi parash, të cilat janë investuar nga e ëma e tij në bono thesari pranë Bankës së Shqipërisë.
Nga hetimi i kryer prej Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasja Zenepe Cenaj nuk ka pasur asnjë mundësi reale që të krijojë të ardhura. Për këtë arsye, Prokuroria ka krijuar bindjen e plotë se paratë e investuara prej saj kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale e të birit, shtetasit Ylber Cenaj. 
Por nga verifikimet pasurore të kryera nga ana e prokurorisë rezulton se shtetasja Zenepe Cenaj nuk ka asnjë aktivitet tregtar të regjistruar ose të ardhura të tjera të deklaruara dhe të ligjshme. Në këto kushte rezulton se shtetesja Zenepe Cenaj nuk justifikon dot zotërimin e këtyre pasurive, të cilat nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave të ligjshme të këtij shtetase.
Sigal