Kodi i ri rrugor, ja rregullat e reja për patentat

114
Këshilli i Ministrave ka miratuar Kodin e ri rrugor, ku parashikohen një sërë masash. Vendimi më i fundit i qeverisë i heq të drejtën e marrjes së lejes së drejtimit ccdo qytetari që vuan nga varësia e alkolit, drogës, apo ata të cilët kanë një sëmundje të rëndë. “Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit në gjendje të varësisë ndaj alkoolit apo që nuk mund të ndajë drejtimin e mjetit nga konsumi i alkoolit. Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të mjetit që konsumon rregullisht substanca psikotrope, të çfarëdo forme. Gjithashtu leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të prekur nga një sëmundje neurologjike e rëndë. Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit, i cili shfaq kriza epilepsie ose shqetësime të tjera të papritura, që mund të shoqërohen me humbje të vetëdijes. Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit, të prekur rëndë nga: shqetësime psikike, të pësuara ose të fituara si pasojë e një sëmundjeje, traume ose ndërhyrjeje neurokirurgjikale; prapambetje mendore; si dhe shqetësime të sjelljes nga plakja ose nga shqetësime të rënda të aftësisë së gjykimit.

“ 1. Sëmundjet kardiovaskulare
Sëmundjet që mund të shfaqë kandidati ose drejtuesi me lëshimin apo rinovimin e një lejedrejtimi të mjetit ose një dëmtim i papritur i sistemit të tij kardiovaskular, i tillë që të provokojë një ndryshim të menjëhershëm të funksioneve të tij qendrore, formojnë një rrezik për sigurinë rrugore.
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit të prekur nga çrregullime të rënda të ritmit të zemrës.
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të prekur nga Angina Pectoris, që manifestohet në gjendje qetësie (gjumi) ose emocionale.
Leja e drejtimit të mjetit i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të grupeve 1 e 2, mbartës të pajisjes për normalizimin e ritmit kardiak, në bazë të mendimit të një mjeku të autorizuar dhe nën kontroll mjekësor, për një periudhë jo më të gjatë se dy vjet.
Leja e drejtimit të mjetit i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të mjetit të grupeve 1 e 2, prekur nga Hipertensioni Arterial apo Infarkti i Miokardit, pas mendimit të një mjeku specialist të autorizuar, nën kontroll mjekësor, për një periudhë jo më të gjatë se dy vjet.

2. Diabeti
Leja e drejtimit të mjetit i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të mjetit të Grupit 1, të prekur nga Diabeti Melitus, pas aprovimit të një mjeku specialist të autorizuar, nën kontroll mjekësor, për në periudhë jo më të gjatë se dy vjet.
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të mjetit të Grupit 2, të prekur nga Diabeti Melitus, që trajtohet me insulinë.
Përjashtim mund të bëjnë raste të jashtëzakonshme, të justifikuara nga mendimi i një mjeku specialist të autorizuar, nën kontroll mjekësor, për një periudhë jo më të gjatë se dy vjet.

3. Sëmundjet neurologjike
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të prekur nga një sëmundje neurologjike e rëndë, që paraqet çrregullime të ekuilibrit dhe bashkëveprimit, përveçse në rastet e aprovimit, lëshuar me shkrim nga një mjek specialist i autorizuar, pas kontrolleve mjekësore periodike dhe për një periudhë jo më të gjatë se dy vjet.
Kriza e epilepsisë dhe shqetësimet e tjera që shoqërohen me humbje të papritura të vetëdijes, kur shfaqen në momentin e drejtimit të mjetit, paraqesin rrezik të madh për sigurinë rrugore.
Leja e drejtimit të mjetit i lëshohet ose i rinovohet, për një periudhë jo më të gjatë se dy vjet, kandidatit ose drejtuesit të Grupit 1, i cili, pas kontrollit mjekësor periodik, të rregullt, me aprovim të mjekut specialist të autorizuar, nuk ka shfaqur asnjë krizë apo çrregullim të vetëdijes prej dy vjetësh, pavarësisht nga marrja e terapisë kundër epilepsisë.
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të Grupit 2, i cili shfaq kriza epilepsie ose shqetësime të tjera të papritura, që mund të shoqërohen me humbje të vetëdijes.

4. Shqetësimet psikike
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të Grupit 1, të prekur rëndë nga:
– shqetësime psikike, të pësuara ose të fituara si pasojë e një sëmundjeje, traume ose ndërhyrjeje neurokirurgjikale;
– prapambetje mendore;
– shqetësime të sjelljes nga plakja ose nga shqetësime të rënda të aftësisë së gjykimit, të sjelljes dhe të përshtatjes, që lidhen me personalitetin, përveç në rastet kur kërkesa është mbështetur nga një mjek specialist i autorizuar dhe nën kontroll mjekësor të rregullt, për afate kohore jo më shumë se dy vjet.
Autoriteti mjekësor kompetent duhet t’i japë rëndësinë e duhur rreziqeve ose dëmeve të tjera që lidhen me drejtimin e mjetit të kandidatit ose drejtuesit të Grupit 2.

5. Alkooli
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit në gjendje të varësisë ndaj alkoolit apo që nuk mund të ndajë drejtimin e mjetit nga konsumi i alkoolit.
Leja e drejtimit të mjetit i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të Grupit 1, në gjendje varësie ndaj alkoolit, në përfundim të një periudhe gjashtëmujore të asistencës mjekësore, nga një mjek specialist i autorizuar.
Autoriteti mjekësor kompetent duhet t’i japë rëndësinë e duhur rreziqeve ose dëmeve të tjera, që lidhen me drejtimin e mjetit të kandidatit ose drejtuesit të Grupit 2.

6. Drogat dhe substancat medicinale
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të mjetit në gjendje varësie ndaj substancave psikotrope ose që, edhe pse nuk është i ndërvarur, abuzon rregullisht me to, cilado qoftë kategoria e lejes së drejtimit të kërkuar.
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të mjetit të Grupit 1, që konsumon rregullisht substanca psikotrope, të çfarëdo forme, të afta të kompromentojnë aftësinë e tij për të drejtuar mjetin pa rrezik, në rastin në të cilin sasia e marrë është e tillë sa të ketë një ndikim fatal mbi aftësinë e drejtimit të mjetit.
Autoriteti mjekësor kompetent duhet t’i japë rëndësinë e duhur rreziqeve ose dëmeve të tjera që lidhen me drejtimin e mjetit të kandidatit ose drejtuesit të Grupit 2.
7. Sëmundjet e aparatit urogjenital
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të Grupit 1, që vuan nga insuficienca e rëndë renale, pa marrjen e mendimit të një mjeku të autorizuar dhe me kusht që i interesuari t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor periodik.
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të Grupit 2, që vuan nga insuficienca e rëndë renale e pakthyeshme, përveçse në raste të jashtëzakonshme, të justifikuara nga mendimi i një mjeku të autorizuar dhe me kontroll mjekësor të rregullt.

8. Të tjera
Leja e drejtimit të mjetit i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të Grupit 1, që ka pësuar një trapiant organi ose transplatim artificial, i cili ndikon në përshtatshmërinë e drejtimit të mjetit, pas marrjes së mendimit të një mjeku të autorizuar dhe, sipas rastit, kontrollit mjekësor të rregullt.
Autoriteti mjekësor kompetent duhet t’i japë rëndësinë e duhur rreziqeve ose dëmeve shtesë që lidhen me drejtimin e mjetit të kandidatëve ose drejtuesve të Grupit 2.
Në përgjithësi, leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të prekur nga një sëmundje e papërmendur në paragrafët e mësipërm, e cila mund të formojë ose të përcaktojë një paaftësi funksionale, të tillë sa të kompromentojë sigurinë rrugore, në momentin e drejtimit të mjetit, përveçse në rastin kur kërkesa është e mbështetur nga mendimi i një mjeku të autorizuar dhe, eventualisht, nën kontroll mjekësor të rregullt.”.
“Neni 304
1. Leja e drejtimit të mjetit nuk u jepet ose u rinovohet kandidatëve ose drejtuesve, të cilët janë prekur nga sëmundje ose anomali të sistemit lokomotor, që i bëjnë të rrezikshëm për drejtimin e një mjeti me motor.
2. Leja e drejtimit të mjetit u jepet, me kushte kufizuese, kandidatëve ose drejtuesve të Grupit 1, me aftësi të kufizuara, me aprovimin e komisionit mjekësor. Vendimi do të bazohet mbi një vlerësim mjekësor të specialistit të sëmundjes dhe të anomalisë, me shkrim, dhe pas një prove praktike, i plotësuar me tregimin e tipit të përshtatjes me të cilën duhet të pajiset mjeti, por dhe nevojën ose jo të përdorimit të aparatit ortopedik, gjithnjë nëse nga prova e kontrollit të aftësive dhe të sjelljes rezulton se, me këto mjete, drejtimi i tij nuk është i rrezikshëm.
. Leja e drejtimit u jepet ose u rinovohet kandidatëve të Grupit 1, të prekur nga sëmundje përparuese të aparatit lokomotor, me kushtin që i interesuari t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor periodik, në një periudhë jo më të gjatë se dy vjet, për t’u siguruar se është gjithnjë i aftë të drejtojë mjetin me siguri të plotë.
4. Për Grupin 2, të kandidatëve apo të drejtuesve të mjeteve, sipas nenit 302, autoriteti mjekësor kompetent duhet t’i japë rëndësinë e duhur rreziqeve të tjera shtesë, në lidhje me drejtimin e mjetit për këtë grup.”.
10. Neni 305 ndryshon me këtë përmbajtje:
“Neni 305
1. Kandidati për leje drejtimi të mjetit duhet t’i nënshtrohet kontrolleve përkatëse, për t’u siguruar për përputhshmërinë e mprehtësisë së shikimit në drejtimin e mjetit me motor, fushën pamore, qartësinë e vështrimit dhe evidentimin e sëmundjeve progresive të syve. Lentet intraokulare nuk duhet të konsiderohen si lente korrektive.
2. Mprehtësia e shikimit të dyanshëm të kandidatit të Grupit 1, në momentin e marrjes ose rinovimit të lejes së drejtimit me lente korrektive, nëse është e nevojshme, nuk duhet të jetë më pak se 0,5, duke përdorur të dy sytë njëherazi. Leja për drejtimin e mjetit nuk duhet të jepet dhe as të rinovohet nëse, nga kontrolli mjekësor, rezulton se fusha e shikimit është më e vogël se 1200 në planin horizontal, përveç rasteve të jashtëzakonshme, të justifikuara qartësisht nga mjeku specialist dhe prova pozitive e praktikës. Nëse konstatohet një sëmundje progresive e syve, leja e drejtimit mund të lëshohet ose rinovohet vetëm nga komisioni mjekësor, me kusht që të shoqërohet nga kontrolle mjekësore periodike.
3. Kandidati për marrjen ose rinovimin e lejes së drejtimit, që ka një humbje funksionale, të përgjithshme, të pamjes në njërin sy ose që përdor vetëm një sy, si në rastin e diplopisë, duhet të ketë një mprehtësi shikimi prej, të paktën, 0,6, nëse nevojitet edhe me korrektim optik, me kusht që komisioni mjekësor të vërtetojë se ky kusht viziv monokular është i instaluar prej një periudhe kohe mjaft të gjatë, aq sa kandidati është përshatur dhe mprehtësia e shikimit nga ky sy është normal.
4. Kandidatët e Grupit 2, në momentin e marrjes dhe rinovimit të lejes së drejtimit duhet të zotërojnë një mprehtësi të pamjes të të dy syve, nëse duhet me korrektim optik, prej të paktën 0,8 për syrin më të shëndoshë dhe 0,5 për syrin më pak të shëndoshë. Nëse vlerat prej 0,8 dhe 0,5 janë arritur me korrektim optik, mprehtësia e pakorrektuar e çdo syri duhet të jetë e barabartë me 0,05 ose korrektimi i mprehtësisë minimale (0,8 dhe 0,5) duhet të arrihet me lente, fuqia e të cilave nuk duhet të kalojë, pak a shumë, 8 dioptri, apo me ndihmën e lenteve kontakt (vështrim jo i korrektuar = 0,05). Korrektimi duhet të jetë shumë tolerant.
5. Leja e drejtimit të mjetit nuk lëshohet ose rinovohet nëse kandidati ose drejtuesi i grupeve 1 e 2, edhe pas korrektimit, nuk ka një fushë shikimi normale të të dy syve apo nëse është prekur nga diplopia.
6. Në rastin kur reduktimi i pamjes ose i parametrave të tjerë të syve varet nga një sëmundje e aparatit pamor, certifikata duhet të lëshohet nga komisioni mjekësor, i cili përcakton mundësinë që vlera e dëshmisë të jetë e reduktuar për një periudhë jo më të gjatë se dy vjet.
Në vlerësimin e komisionit mjekësor duhet të jepen, sipas rastit, edhe këto kufizime:
I kufizuar në udhëtime ditore (p.sh. një orë pas lindjes së diellit dhe një orë para perëndimit të diellit);
Drejtimi i mjetit pa pasagjerë;
I kufizuar në udhëtime me një shpejtësi jo më të madhe se … km/orë;
ç) Nuk i lejohet drejtimi i mjetit rrugor në autostradë dhe rrugë interurbane kryesore;
d) Modifikime të pasqyrave të mjetit rrugor ose drejtim i tij pa rimorkio.”.
11. Neni 306 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“Neni 306
Leja e drejtimit të mjetit i jepet ose i rinovohet kandidatit ose drejtuesit të grupeve 1 e 2 me aprovimin e autoritetit mjekësor kompetent, i cili duhet të shprehet me shkrim për defektet e dëgjimit, nëpërmjet treguesit të humbjes së kombinuar.”.
12. Në nenin 307, fjalët “… të kategorive C, D dhe E…” zëvendësohen me “… të grupeve 1 dhe 2…”
13. Neni 308 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“Neni 308
Komisionet mjekësore (Neni 117 i Kodit Rrugor)

1. Kryetari i komisionit mjekësor, sipas pikës 6, të nenit 117, të Kodit Rrugor, caktohet nga drejtuesi i subjektit shëndetësor.
2. Komisioni përbëhet nga 4 (katër) anëtarë të përhershëm:
a) Mjek i përgjithshëm;
b) Okulist;
c) Mjek ortoped ose kirurg;
ç) Neurolog.
3. Kur kontrollit të komisionit i nënshtrohen kandidatë për drejtues mjeti sipas shkronjës “a”, të pikës 6, të nenit 117, të Kodit Rrugor, në komision duhet të marrë pjesë edhe një inxhinier mekanik, specialist i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Me kërkesë të të interesuarit, në komision mund të jetë edhe një mjek i caktuar prej tij.
4. Komisioni mund të përfitojë asistencë nga këshilltarë të veçantë ose nga institute mjekësore të specializuara të strukturave publike.
5. Komisioni vepron në një mjedis pranë subjektit shëndetësor. Dokumentacioni i mbledhjeve dhe dokumentacionet e tjera shëndetësore arkivohen nga subjekti shëndetësor.
6. Certifikata duhet të plotësohet në secilën pjesë që ka lidhje me kërkesat e parashkruara për drejtimin e mjeteve, për të cilën dëshmia është e përshtatshme dhe, nëse është e nevojshme, mund të plotësohet me fletë shtesë.
7. Gjykimet e komisioneve mjekësore janë formuluar sipas mendimit të shumicës së anëtarëve të komisionit. Në rastin e votave të barabarta vlen gjykimi i kryetarit.
8. Brenda muajit shkurt, të çdo viti, drejtuesi i subjektit shëndetësor i dërgon Ministrisë së Transportit dhe asaj të Shëndetësisë një relacion të detajuar mbi funksionimin e subjektit shëndetësor, për vitin paraardhës, duke treguar numrin dhe tipin e vizitave mjekësore të kryera në seancat e ndryshme.