Kodi i ri Penal, burgim edhe për dhunuesit e mjekëve

546
Sigal

Me 8 vota pro e 2 kundër, Komisioni i Sigurisë kaloi në parim propozimet për ndryshime në Kodin Penal për dhunën ndaj bluzave të bardha, funksionarëve publik si dhe për abuzimet me sigurinë ushqimore e mbrojtjen e specieve të mbrojtura të Faunës dhe Florës. Debati mes deputeteve të mazhoracës dhe opozitës është përqendruar në nenin për Pengimi e qarkullimit të mjeteve të transportit.

“Një nen keni që është për protestat në rruge, por nuk keni për t’ia dalë të ndaloni pas 29 vitesh protestat në rrugë. Prisja të kishte shtrëngime të veprave penale të rënda. Keni kurajo kur thoni që do ndalojnë protestat në rruge?”, tha Myslym Murrizi, deputet. “Propozoj që në nenin për bllokimin e rrugës të merren në konsideratë edhe lloji i rrugëve që bllokohet. Nuk mund të jetë njësoj bllokimi i një rruge dytësore, me atë të bllokimit të një aksi nervalgjik”, tha Ulsi Manja.

Debatet nuk munguan as për kohën e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve. “Këto dispozita duhet të hyjnë në fuqi para zgjedhjeve. Në një kohë kur kryeministri ka thënë kjo dënohet kaq e kjo aq, do të thotë që kryeministri i cili është edhe kryetari i mazhorancës është shqetësim për të”, tha Spartak Braho. “Sa për ngutjen që kolegu Braho thotë duhet të kalojmë se ka kërkuar kryeministri, kjo tregon se jemi duke u qeverisur në një autokraci. Burgun se bën dot kryeministri”, u shpreh Myslym Murrizi, deputet.

Për sa i përket zgjedhjeve, Ulsi Manja, u shpreh i sigurt se në zgjedhjet e 30 qershorit nuk do te ketë incidente. “Zgjedhje me 30 qershor natyrisht që do ketë se na detyron Kushtetuta. Sa për dhunën dhe përplasjen, ju garantojmë se nuk do të ketë sepse paketa penale e garanton këtë. Është e plotë dhe e sigurt dhe ka kaluar ne konsensus fatmirësisht bashkë me opozitën”, tha ”, tha Ulsi Manja. Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, do të kalojnë për diskutim edhe ne komisione te tjera, para se te shkojnë për t’u votuar në Kuvend. /TCH/