Kodi i ri i Punës, Ylli: Bankat, sektor model në zbatim

539
Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, gjatë një takimi të mërkurën me përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, (AAB) u shpreh se, sektori bankar është shembull model në zbatimin e Kodit të Punës. Gjatë këtij takimi, ekspertë të Inspektoriatit Shtetërot të Punës kërkuan që bizneset të adaptohen me rregullat e reja të përmirësuara, në Kodin e Punës, si mënyrë për të rritur konkurrueshmërinë mes tyre. Ndryshimet në Kodin e Punës hyjnë në fuqi në muajin Qershor 2016. Sipas eksperteve, punonjësit janë ata që përfitojnë më shumë të drejta nga këto ndryshime, të cilat synojnë të krijojnë kushte më të mira pune dhe rrisin eficencen.
Sigal