Kodi i ri i punës: Ja kush rrezikon në shtet dhe në privat

517
Çdo punonjës mund të kërkojë të drejtate tij, duke filluar nga marrja e orëve pushim gjatë punës deri tek respektimi i kontratës. Ndryshimet që po diskutohen aktualisht në Kuvend, parashikojnë edhe rastet kur punëmarrësi ju shkarkon pa të drejtë nga puna. “Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa shkaqe të arsyeshme kur: Punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës. Punëmarrësi ka përmbushur një detyrim ligjor. Bëhet për motive të cilat lidhen me personalitetin e punëmarrësit, por që nuk kanë lidhje legjitime me raportet e punës.
Konsiderohen si motive të tilla raca, ngjyra, seksi, mosha, gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzania, besimi fetar, bindjet politike, kombësia, gjendja shoqërore. Për motive që lidhen me ushtrimin nga punëmarrësi, të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkeljen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës. Bëhet për motive të antarësimit ose jo të punëmarrësit në sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtari sindikale në bazë të ligjit. Punëmarrësi është anëtar i organit drejtues të sindikatës dhe punëdhënësi nuk ka motiv për pushimin e tij nga puna. Punëdhënësi shkel rregullat për konsultim me sindikatën e njohur si përfaqësuese ose me punëmarrësit për transferimin e ndërmarrjes ose pushimin kolektiv nga puna”, – thuhet në Kodin e Punës. 
Sigal