Kodheli, tender 96 milionë lekë “shiringa e aspirina” për sigurinë e shefave të NATO gjatë konferencës në Tiranë

733
Përparim HALILI
Në “Albpetrol” vazhdojnë tenderët abuzivë në miliarda lekë edhe pas urdhrit të qeverisë për t’i bllokuar, për shkak të shpalljes së privatizimit 
Mund të duket si humor kafeneje, por është realitet shkresor zyrtar, dokumentuar me vulë e me firmë dhe i publikuar në “Buletinin Shtetëror të Agjencisë së Prokurimeve Publike” nr. 39, datë 2 tetor 2017, në faqen 212. Një muaj më parë, ose 5 ditë para se të dorëzonte detyrën, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar një tender absurd, i cili “bie erë” korrupsion! Ish-shefja e koncesionit të radarëve “qorra” të kufirit dhe hapësirës detare shqiptare, që komandoheshin nga trafikantët e drogës, brenda 48 orëve ka zhvilluar një tender dhe ka shpallur fituesin e tij, që thuhet se është një firmë tregu ilaçesh, që siç thuhet është kliente e preferuar e ish-ministrit Ilir Beqja, për aktivitetin e së cilës do të publikojmë një dosje të plotë konkrete, lidhur me “aktivitetin” e fitimit të tenderëve në mjekësi. Konkretisht, në datën 5 shtator 2017, ministrja Kodheli ka zhvilluar pa shpallje paraprake, tenderin me vlerë 8.000.000 (tetë milionë) lekë pa TVSH, me objekt të “ekzemplarë i veçantë” në ushtritë e vendeve anëtare të NATO, madje edhe të vendeve të Traktatit të Varshavës. Tenderi i bërë fakt qysh 1 muaj më parë, me lidhje kontrate 2 pas zhvillimit dhe 3 ditë para dorëzimit të detyrës prej ministres Kodheli, ka këtë objekt prokurimi: “Blerje pajisjesh mjekësore për mbështetjen e Konferencës së Shefave të Shtabit të NATO-s, që zhvillohet në Tiranë në datat 15-17 Shtator 2017”. Sipas ekspertëve të shërbimit mjekësor ushtarak, thuhet se siguria shëndetësore të drejtuesve ushtarak të NATO-s, nuk garantohet me medikamente, age, pambuk, alkool e jod të blerë me tenderë në tregun e lirë, por me shërbim të posaçëm mjekësor ushtarak të paracaktuar për raste të veçanta dhe Shqipëria e ka një spital të tillë e nuk mund të mjaftohet siguria jetike e tyre me një ambulancë me mjek e infermierë dhe me 1 valixhe mjekësore me ilaçe e pajisje, siç veprohet zakonisht kur shoqërohen ministrat tanë, nëpër takimet me popullin. Se ç’mendje ka pasur ish-ministrja Kodheli, që sajoi dhe zhvilloi këtë tender të “çuditshëm”, ky rast i rrallë duhet “studiuar”. Ajo që thuhet në zyrat e ministrisë, tani pas shkarkimit të saj nga detyra, ka lidhje me abuzimin, ashtu siç kanë nisur të flasin e të nxjerrin “letra” edhe për pazaret me trafikantët e drogës, për të nxjerr jashtë funksionit radarët e vrojtimit të kufirit dhe hapësirës detare shqiptare! 

JA NJOFTIMI ZYRTAR I TENDERIT
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: MINISTRIA E MBROJTJES, 
(Rep. Usht. 1001, Komanda e Forcës Tokësore, adresa : Zall-Herr, Tiranë). 
Adresa Zall – Herr, Tiranë. 
2. Lloji i procedurës: “Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes në datën 05.09.2017. 
3. Objekti i kontratës: “Blerje pajisje mjekësore”, të nevojshme për mbështetjen e Konferencës së Shefave të Shtabit të NATO-s që zhvillohet në Tiranë në datat 15-17 Shtator 2017. 
4. Fondi limit: 8,000,000 (tetë milionë) lekë pa TVSH 
5. Vlera totale përfundimtare e kontratës: 7,980,000 
(shtatë milionë e nëntëqind e tetëdhjetëmijë) lekë pa t.v.sh. 
6. Data e lidhjes së kontratës: 07.09.2017. 
SQARON MINISTRIA E MBROJTJES
Tenderi është i paligjshëm dhe zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, por në rastet e tjera të përdorimit të kësaj lloj procedure prokurimi, të evidentohet specifikisht baza ligjore e përdorimit të saj, si vijon: 
Neni 33-pika 2/a, Neni 33-pika 2/b, Neni 33-pika 2/c, Neni 33-pika 2/ç, Neni 33-pika 2/d, Neni 33-pika 3/a.

“Albpetrol”, dy skandale 1.3 milionë euro me 2 tenderë 600 mijë m3 gaz dhe vrojtim presioni në pajisjet e puseve
Vazhdojnë abuzimet financiare me tenderët nga kompania shtetërore “Albpetrol” edhe pas daljes së urdhrit të ministrisë së linjës për privatizim dhe ndali të shit-blerjeve rutinë. Kupola (ç)drejtuese e kësaj kompanie që komandohet nga një “pykë” e emëruar në krye të saj për ta shkatërruar dhe zhvatur me “letra ligjore”, ka shpallur këto ditë dy tenderë skandaloz, njeri për shërbime në sektorin e puseve të naftës dhe tjetri për shitje produkti gazi! Tenderi i parë ka lidhje me shitjen e 3.6 milionë Nm3. Ky tender është shpallur 10 ditë më parë. Por para dy ditësh, drejtori Endri Puka bënë një “korrigjim të vockël” në sasinë e gazit të shitur, duke thënë se ka bërë “gabim shifrën” me 600 mijë Nm3 gaz më tepër, kur në fakt (sipas njoftimit të tij) kjo shifër nuk ekziston por është shpallur pa dashje si gabim njerëzor dhe njeri është vetë drejtori Puka! Tenderi i dytë, ka lidhje me vrojtimin e presionit në aparaturat e puseve të naftës dhe është në vlerën 
JA KORGJIMI I GABIMIT NË TENDERIN I GAZIT
Njoftimi i tenderit për shitjen e sasisë së gazit, duhet të jetë me këtë përmbajtje: 
1. Ishte: 
Përshkrim i shkurtër i objektit te shitjes: Shitje gaz shoqërues, sasia 3 600 000 NNm3, gaz i prodhuar në vendburimin Cakran Mollaj. 
2. Bëhet: 
Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje gaz shoqërues, sasia 3 000 000 Nm3, gaz i prodhuar në vend-burimin Cakran-Mollaj. Për sa më sipër Agjencia e Prokurimit Publik (APP) të publikojë në buletinin e radhës nr. 39, datë 2 tetor 2017, këtë njoftim me ndreqje gabimi. 
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, 
JA NJOFTMI ZYRTAR, PËR TENDERIN E MATJES SË PRESIONIT 
1. Autoriteti Kontraktor: Albpetrol sh.a. Patos, Rruga Fier – Patos km 7, e-mail: Tel/Fax 03813662 / 034 704 415 [email protected]
Procedura e prokurimit është: Procedurë e Hapur me mjete elektronike 
Objekt i prokurimit: “Shërbim për regjistrimin dhe kontrollin e konformitetit për pajisjet nën presion” 
Fondi limit: 59 755 649 (pesëdhjetë e nëntë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e pese mije e gjashtëqind e dyzet e nëntë) lekë pa TVSH. 
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 12 muaj. 
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 20.10.2017 ora 10:00. 
Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 20.10.2017 ora 10:00

Pa koment

Bashkia “Vau Dejë”, tender 280 milionë lekë për 2 muaj karburante e lubrifikante 
1. Autoriteti kontraktor: Bashkia Vau Dejës. 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë e hapur, Mallra”. 
3. Objekti i prokurimit: “Shpenzime Karburant dhe Lubrifikant”. Buletini Nr. 39 datë 2 Tetor 2017 
4. Fondi limit: 23,532,663.00 (njëzet e tre milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre) lekë pa T.V.SH. 
5. Burimi i fondeve: “Të ardhura + Transfertë”. 
6. Afati për realizimin e objektit: Duke filluar nga data e lidhjes së kontratës deri në datë 31/12/2017. 
7. Data e zhvillimit te tenderit: Data 20/10/2017 ora 10:00.
Pa koment

INSTAT shet për letër riciklimi, 7.5 ton dosje të rritjes ekonomike shqiptare për për vitet 2015-2016 
1. Emri dhe adresa e autoritetit shitës: Instituti i Statistikave (INSTAT), Adresa Bulevardi “Zhan d’Ark, Nr. 3, Tiranë, Tel/Fax Tel: +355 (4) 222411/230 484, Fax: +355 (4) 228 300 
2. Lloji i procedurës së Ankandit Publik: Ankand i Hapur. 
3. Objekti i Ankandit: Shitje letër në sasinë 7500 kg. 
4. Vlera fillestare e Ankandit: 27.750 (njëzetë e shtatë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë, pa TVSH 
5. Vlera për njësi e kontratës: 4,44 lekë/kg (me TVSH).
Sigal