Kodheli shkon në Dibër, ofron ndihmën e ushtrisë për të evituar dëmet nga përmbytjet

580
Sigal

Ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli ka qenë e pranishme në zonën e Dibrës, për të ndjekur nga afër masat për përballimin pasojave të përmbytjes dhe kujdesin për të shpëtuar jetët e njerëzve! Sipas informacionit, pasditen e të shtunës, Ministrja Kodheli ka mbledhur në Dibër Shtabin e Emergjencave të këtij Qarku, për të diskutuar mbi situatën e përmbytjeve dhe masat e mara për përballimin dhe evitimin e saj, me prioritet jetën dhe pasuritë jetike të njerëzve, sidomos banesat, të mbjellat dhe bagëtitë, duke kërkuar që vëmendja të përqendrohet në zonën e Gjoricës, për shkak të prurjeve të shumta të lumit të Bulqizës dhe Drinit të Zi. Ministrja Kodheli ka dërguar në këtë zonë 15 trupa të Forcave të Armatosura dhe 6 mjete të rënda, për të shmangur dëmet nga përmbytjet. në fjalën e saj, ministrja Kodheli ka bërë me dije FA, janë në gatishmëri në të gjithë vendin, me qëllimin kryesorë për të forcuar argjinaturat e lumenjve dhe kanë marrë masa konkrete për të përmbushur këtë mision.