Kodheli dhe Bazo, aferat skandaloze me sigurinë kombëtare

532
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i është drejtuar në mënyrë të përsëritur (në mënyrë specifike më 03.03.2014 dhe me kërkesë emergjente më 19.02.2015) Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Gjen. Major Jeronim Bazo, me kërkesën për “Largimin nga territoret ushtarake” të subjektit privat IDEA-TEL Sh.p.k. (pra të sistemeve elektronike private), të palicensuara, të paautorizuara, të palejuara, si nga AKEP-i ashtu edhe nga MM, të cilat nuk operojnë sipas kushteve tekniko-administrative të parashtruara në “Autorizimin Individual“, të lëshuar nga AKEP si dhe ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 për “Menaxhimin e Frekuencave“. Këto kërkesa të AKEP-it kanë të bëjnë jo vetëm me lejimin “pa asnjë dokument zyrtar të instalimit të paisjeve dhe sistemeve elektronike private, që operojnë në frekuanca të “pa lejuara dhe pa liçensuara – pra pa autorizime individuale“ nga AKEP, brenda mjediseve ushtarake për ofrimin e shërbimeve teknike të saj private – sigurimin e mjediseve të transmetimit dixhital r/rele me sistemin “E1“ ndaj operatorëve privat por edhe me lejimin e përdorimit nga subjekti privat të frekuencave të tjera të “pa lejuara dhe pa liçensuara“, kundrejt frekunecave të miratuara nga AKEP për përdorim nga MM, për realizimin e detyrimeve kontraktuale të subjektit privat mbi kontratat e lidhura me SHPFA. Referuar kërkesave dhe raporteve të “Monitorimit të Frekuencave“ nga AKEP-i bëhet fjalë për një “zgjerim“ të aktivitetit të subjektit privat nga viti 2014 në vitin 2015, mbi përdorimin e territoreve ushtarake – jo vetëm për Pikat e Vrojtim Sinjalizimit PSV 20 – pikë në kodër Durrës dhe të PSV Zvërnecit, Vlorë (nënreparte ushtarake të Qendrës së Vëzhgimit Detar/Komanda e Forcës Detare) por edhe në shumë pika të tjera ushtarake – si në të 10 (dhjetë) PSV e tjera të sistemit të SIVHD-së (sistemin e monitorimit të hapësirë detare shqiptare), Shkollën e Trupës Bunavi – Vlorë, aeroportin ushtarak të Kuçovës, Komandën e Forcë Ajrore Rinas, Dajt, Tiranë etj. MM & SHPFA “lejon përdorimin e territoreve (vend-dislokimeve) të FA-së si edhe përdorimin e frekuencave të palejuara për përdorim nga AKEP-i“ për qëllime përdorimi private nga subjekti private për interesa të përfitimeve ekonomike të dyanshme si të subjektit ashtu edhe të aksit korruptiv të patrembur “ndër-vite dhe të Rilindjes” në MM dhe Shtabin i Përgjithshëm të FA.
Shkelja e marrëveshjes ndërinstitucionale
Shtabi i Përgjithshëm i FA shkel në mënyrë flagrante në vijimësi prej një kohe të gjatë disa vjeçare, marrëveshjen ndër-institucionale midis SHPFA dhe AKEP mbi përdorimin e frekuencave të miratuara nga AKEP-i për përdorim nga MM, duke përgatitur, hartuar dhe lejuar zhvillimin e proçedurave prokuruese tepër korruptive, krejtësisht “fiktive“ në shumën e milionave lekëve për çdo vit (afërsisht për çdo vit prej vitit 2010 rreth 230 000 000 lekë, kurse në 2015 shuma është rritur në nivelin 285 244 250 lekë – të vjetra, pa llogaritur shumën financiare që paguhet totalisht fiktivisht nga KFD për shërbime “dublante – backup të sistemit E1 të radarëve, të përfshirë në mënyrë mafjoze brenda kontratës së mirëmbajtjes së radadrëve) mbi përdorimin e këtyre frekuencave ushtarake nga “të tretë“ (rastësisht vetëm nga i njëjti subjekt privat) për “shërbime me qarqe dixhitale E1 për FA“ dhe pavarësisht të gjitha shkeljeve korruptive në këto procese dhe procedura fiktive, Shtabi i Përgjithshëm – Drejtoria e Ndërlidhjes në vijimësi ka lejuar prej vitesh subjektin privat të mos përdorë frekuencat e miratuara nga AKEP-i për FA, të mos sigurojë dokumentacionin e nevojshëm prej AKEP kundrejt detyrimeve financiare, të mos kontrollojë zbatimin e detyrimeve kontraktuale nga firma, të mos marrë asnjë masë administrative apo financiare, duke lejuar me vetëdije të plotë të cënohet me flagrancë maksimale shkalla e sigurisë së rrjeteve të radio-komunikimit me qarqe dixhitale brenda reparteve të FA-së si edhe duke arritur deri në kufijtë e cënimit të sigurisë kombëtare. Frekuencat e miratuara nga AKEP janë për përdorim “ushtarak“ dhe nuk lejohen kategorikisht të përdoren me pajisjet-sistemet që zotëron subjekti privat (faktikisht të gjitha paisjet dhe sistemet elektronike të subjektit privat janë të blera dhe ndërtuara me fondet-lekët e ushtrisë dhe që nuk ngelen kurrë pronë e FA – ky proçes nuk ka të bëjë farë as edhe me të famshmin term dhe praktikë të shumë dëgjuar kohët e fundit “koncension“).
Shmangia nga procedurat ligjore
Për vetë specifikat dhe rëndësinë strategjike kombëtare, si anëtar i NATO-së, MM – SHPFA, sikurse kanë vepruar dhe veprojnë institucionet e tjetër shtetërore – si Ministria e Punëve të Brendshme, RTSH etj, për mbulimin e nevojave të brendshme operacionale për sigurimin e komunikimit elektronik-dixhital brenda brezit të “frekuencave“ të miratuara nga AKEP sipas proçedurave ligjore, duhet të realizonte vetëm blerjen e paisjeve elektronike sipas specifikave të brezit të frekuencave dhe t‘i përdorë ato sipas destinacioneve të kërkuara etj. Kujtojmë që të njëjtin proçes dhe proçedurë ka ndjekur dhe realizuar së fundmi (vitin 2009) edhe firma amerikane “Lockheed Martin Global”, gjatë ndërtimit të sistemit të radarëve detarë (ndërtimin e sistmemit të ri-transmetimit radio-rele dixhital me 28 pika ri-transmetimi me sistemin E1), e cila në varësi të specifikave të teknikës së radarëve, ka kërkuar pranë AKEP-it (pra nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes) miratimin e brezit të frekuancave që do të duhet të përdoreshin për sigurimin e ri-transmetimit të sinjaleve të radarëve e të sistemeve të tjera si edhe njëkohësisht realizoj blerje dhe instalimin e komplet paisjet elektronike, të cilat sot janë pronë e KFD/FA dhe vazhdojnë të shfrytëzohen për sistemin, me mundësi kapaciteti teknik për zgjerim. Theksojmë faktin tronditës që sistemi i ri-transmetimit radio-rele me E1 i SIVHD (monitorimit të hapësirës detare) jo vetëm që është planifikuar të jetë pjesa thelbësore e sistemit të radio-komunikimit të FA (referuar VKM-së – marrëveshjes me firmën amerikane, sistemi r/rele E1 i SIVHD është pjesë e sistemit të integruar në nivel kombëtar, duke minimizuar investimet paralele, standartizim të teknologjisë, standartizim të proçedurave të grumbullimit, përpunimit dhe shkëmbimit të informacionit … etj), pavarësisht të shfrytëzimit të një pjese të kapaciteteve të lira E1 të tij nga QNOD-ja për ndërtimin e sistemit të komunikimit dixhital civil “TETRA“ midis Institucioneve – autoriteteve portuale detare shqiptare, financuar nga Bashkimi Europian, ekzistojnë ende sot kapacitete “porta E1“ ende të lira që mund të shfrytëzohen nga MM/SHPFA për përmbushjen e nevojave të saj të r/komunikimit dixhital midis njësive, reparteve ushtarake, pa qënë fare nevoja e kryerjes të shenzimeve financiare stratosferike vjetore për “qiramarrje për aparate dhe pajisjet – E1“ pra mjedise transmetimi me qarqe dixhitale, proçedura që hartohen dhe realizohen në mënyrë tepër korruptive pranë ASNI (Agjensia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit), proçedura tenderimi të cilat prej muajit maj 2013 Drejtoria e Ndërlidhjes – “Drejtoria e Korupsionit“ i ka kaluar në nivelin e klasifikimit “I Kufizuar“ për t‘i mbajtur këto proçedura fiktive dhe korruptive tepër të fshehura dhe larg çdo ndryshimi në sistemin politik.
Vijon numrin e ardhshëm
Sigal