Koço Danaj: Po the Xhorxh Soros do të thotë Luftë!

1265
Vuçiç ëhstë nxënësi më i bindur i Xhorxh Sorosit, dhe po the Xhorxh Soros ke thënë luftë, kështu e ka komentuar vrasjen e Oliver Ivanoviç Koço Danaj përëfaqësues i mendimeve për një emancipim mbarë shqiptar dhe hartues i tezës mbi nevojën e Shqipërisë Natyrale.
Pse prej kohësh paralajmëroheshin këto trazira. Çfarë do të thotë edhe vrasja që ka ndodhur?
“Ju e nisët shumë mirë: Prej kohësh paralajmëroheshin trazira. Vërtet qëlluat në shenjë. Atëherë që të bëhen trazira, duhet një pretekst, duhet një shkas, duhet një problem, dhe problem më të madh se sa vrasja tinëzare e organizuar, e mirëdirigjuar e liderit më të moderuar serb, po e ritheksoj, e liderit më të moderuar serb në territorin e Kosovës Oliver Ivanoviç, zor se ka. Pra, vrasja e tij, nuk kishte arsye më të mirë se sa kjo. Prandaj vrasja e Oliver Ivanoviçit nuk është gjë tjetër, veçse nisja e projektit për destabilizimin e një rajoni që, edhe pa atë, është i destabilizuar; nga SHBA-ja, Rusia dhe BE-ja, Tre janë. Ky është trekëndëshi i destabilizimit të Ballkanit Perëndimor.”
Zoti Danaj, ju mendoni që ka qenë e planifikuar vrasja e Ivanoviçit apo jo?
Si çdo vrasje që bëhet në këso rastesh, çdo vrasje është e planifikuar. Oliver Ivanoviçi ishte lideri më demokrat, më i civilizuar serb, jo në veriun e Kosovës, por në Kosovë dhe në tërësi, por edhe në Serbi në tërësi. Thjesht, ishte një sozi, po jua them në mënyrë figurative e të ndjerit Zdravko Xhinxhiç, dhe ai duhej të vritej dhe prandaj u vra. Dhe u vra nga serbët për t’ua lënë shqiptarëve dhe për t’iu thënë: “Këta nuk janë të zotë të qeverisin, as territorin e vogël të tyre, jo më të futen në strukturat euroatlantike…” 
Çfarë pasojash pritet të sjellë në rajon kjo ngjarje?
“Pasoja të rënda, shumë shumë të rënda. Nuk mjaftojnë deklaratat e Edi Ramës apo të Ilir Metës në Shqipëri që dënojnë këtë akt dhe, mirë bëjnë, sepse aq kanë në dorë, se ata nuk kanë më shumë fuqi, se sa ta dënojnë, sepse ia kanë prerë krahët fuqive të tyre të dy, por të njëjtën gjë mund të thotë dhe Hashim Thaçi, edhe ai ia ka prerë krahët vetes së tij me Gjykatën Speciale. Por pasojat, të jeni të sigurt që, mos harroni një gjë: Lufta e Parë Botërore filloi në rajonin e Ballkanit, me vrasjen e Franc Ferdinandit. E dyta, mos e harroni, Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste. Lëre seç thonë në propagandë, që luftë e tretë, jo Kore e Veriut etj, këto janë budallallëqe. Rajoni që në mënyrë të ndyrë, fyese dhe raciste u quajt Ballkan Perëndimor, ku përfshihen; Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë, Serbi, ky rajon që quhet Ballkan Perëndimor do jetë shkëndija e Luftës së Tretë Botërore, por që këtë herë do djegë edhe ideologët e planifikimit të kësaj lufte. Që nga Uashingtoni deri në Moskë dhe deri në Pekin.” 
A është pezullimi i bisedimeve Shqipëri-Kosovë dhe shenja e parë nga ana e Vuçiçit për një rikthim të konfliktit shqiptaro-serb? Si e gjykoni ju?
“Këto janë të gjitha për të kaluar kohën. Se sot Vuçiç do të kalojë kohën. Në Serbi nuk qeveris Vuçiç. Fatkeqësia e politikës shqiptare është pikërisht kjo: Që ka pandehur se në Serbi ka qeverisur Vuçiçi. Jo. Vuçiç është një vegël, është një marionetë. Nuk e ka ai në dorë se çfarë do bëhet në Serbi. Ajo që flitet, që Vuçiç është nxënësi më i ngushtë i Xhorxh Sorosit, do të thotë, po the Xhorxh Soros – kjo do të thotë luftë! Vuçiç është vetëm një nxënës i bindur i Xhorxh Soros.” 
Koço Danaj përëfaqësues i mendimeve për një emancipim mbarë shqiptar dhe hartues i tezës mbi nevojën e Shqipërisë Natyrale për Fax News ka komentuar vrasjen e Oliver Ivanoviç
Sigal