Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë: Bllokimi i celularëve bëhet vetëm me VKM dhe jo urdhër policësh e gjeneralësh!

532
Sigal

Pas bllokimit të celularëve gjatë ditës së sotme, ka reaguar me anë të një postimi Koalicioni Qytetar për Shqipërinë, i cili shkruan se: Bllokimi i celularëve të qytetarëve të Tiranës “GRUSHT SHTETI NR 2” i shpalljes së “gjëndjes së luftës” nga disa policë, një ish-gjeneral, dhe një ish-Piktor tashmë Kryeministër”

Ja postimi i plotë:

Bllokimi i celularëve të qytetarëve të Tiranës “GRUSHT SHTETI NR 2” i shpalljes së “gjëndjes së luftës” nga disa policë, një ish-gjeneral, dhe një ish-Piktor tashmë Kryeministër”

Neni 111 flet qartë që i vetmi që ka kompetencë për të ndërhyrë te AKEP dhe kompanitë celulare është Këshilli i Ministrave me VKM por gjths i vetmi që ka kompetencë veprimi është veç Ministri që mbulon Telekomunikacionin!

28 vjet pas Grushtit të Shtetit NR 1 të Qeverisë së Ramiz Alisë dhe Gramoz Ruçit në 21 Shkurt 1991, 1 ditë pas rrëzimit të shtatores së Enverit!

Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË” konsideron se bllokimi i celularëve të qytetarëve në Tiranë me kërkesë të Drejtorisë së Policisë dhe AKEP ishte një akt i rëndë jo vetëm paligjshmërie por me themel antikushtetues duke vendosur de facto “gjëndjen e luftës” të Qeverisë ndaj qytetarët të vet!

Ky akt i papreçedentë ndodh vetëm në vende diktatoriale dhe juntat fashiste!

Sot AKEP në dt 21 Shkurt 2019 dhe me nr prot. 590 të firmosur nga Ilir Zela i ka drejtuar një Urdhër të paligjshëm operatorëve të shërbimit telefonik mobile ku kërkon pa asnjë etiketim ligjor të llojit të dokumentit dhe me një formulim të papërcaktuar ligjor dhe pa asnjë referencë aktesh referuese të pretenduara me këtë formulim:

“Mbi Marrjen e menjëhershme të masave për mbrojtjen e sigurisë publike
VODAFONE ALBANIA SH.A.
TELEKOM ALBANIA SH.A.
ALBETELECOM SH.A.

AKEP në referim me gërmën rr) Neni 8 dhe pikës 1 dhe 4 të Nenit 111 të Ligjit Nr.9918, datë 19.5.2008 (I ndryshuar) për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar, dhe bazuar në kërkesën e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen e masave për zotimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, kërkon marrjen e masave teknike për:
1. Fikjen e antenave në zonat e këtyre kufizimeve:
a) Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
b) Sheshi “Skënderbej”;
c) Sheshi “Avni Rustemi”;
d) Ministria e Mjedisit;
e) Zona e Piramidës;
2. Fikja të kryhet nga ora 11:00 deri më 16:00 të datës 21/02/2019.”

Ky është një urdhër i paligjshëm sepse në çdo rast që parashikon “Ligji Nr.9918, datë 19.5.2008 (I ndryshuar) për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” do duhej të mblidhej Këshilli i Ministrave dhe të nxirrte VKM me kërkesë të Ministrit që mbulon telekomunikacionin (Neni 111. Pika 5 referuar nenit 3 pika 15)!

Në Ligjin Nr. 9918 nuk i njihet në asnjë vend e drejta Policisë për të ndërhyrë por vetëm Këshillit të Ministrave i cili do të duhej të merrte masat nëpërmjet një VKMje (Vendim i Këshillit të Ministrave) dhe kjo veç me propozim të Ministrit dhe në bashkëpunim me AKEPin që mbulon telekomunikacionin!

Sipas Nenit 111 pika 5: “Ministri, në bashkëpunim me strukturat e tjera, të caktuara me ligj për trajtimin e situatave të jashtëzakonshme dhe me AKEP-in, i propozon Këshillit të Ministrave masat, që duhet të përfshihen në planet e masave, sipas pikës 1 të këtij neni.”

Po kush është “Ministri”?
Sipas Nenit 3, “Përkufizime” Pika 15. Del se “Ministri” është ministri që mbulon sektorin e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, nëpërmjet drejtorisë përkatëse.”

Por Urdhëri i sotshëm i Paligjshëm i AKEP i referohet Drejtorisë së Policisë dhe jo Ministrit që mbulon telekomunikacionin!

Por çfarë thotë pika 1 e Nenit 111 të cilit i referohet Pika 5?
“1. Sipërmarrësit detyrohen që, me rrjetet dhe shërbimet, të përballojnë nevojat e shtetit në situatë të jashtëzakonshme dhe kur e kërkojnë interesat e mbrojtjes kombëtare e sigurisë së rendit publik.”

Pra në rast se do të kishim interesat e “sigurisë publike” ishte Ministri që mbulon telekomunikacionin dhe jo Drejtori i Policisë dhe gjths para se të dilte ndonjë urdhër do të duhej që të ishte mbledhur Këshilli i Ministrave dhe jo kur ti tekej Drejtorit të Policisë!!!

Por po ashtu edhe në lidhje me kohëzgjatjen e fikjes së antentave kjo i referohet veç rasteve të “situatës së jashtëzakonshme” dhe po t’i referohemi se kush janë rastet e fikjes së antentave i bie që kjo ndodh veç në raste “gjendjen e emergjencës ose gjendjen e luftës” ku në të 2 rastet nuk janë kompetencë e Drejtorit të Policisë!

Pika 4. “Planet detyrojnë sipërmarrësit të zbatojnë masat emergjente përgjatë gjithë kohëzgjatjes së situatës të jashtëzakonshme.”

Duke qenë se sot Tirana nuk ka qenë në “gjëndjen e emergjencës” (përcaktohet me VKM) atëhere i bie që sot Tirana është shpallur nga Drejtoria e Policisë si “gjendje lufte”.

Veprimi i sotshëm në 21 Shkurt 2019 i AKEP dhe Policisë është praktikisht një atentat i rëndë që i bëhet lirisë, demokracisë, rendit ligjor, sigurisë publike, të drejtës së protestës, komunikimit, dhe çdo të drejte njerëzore dhe ka një preçedent ngjashmërie në 29 vjet pluralizëm vetëm 21 Shkurtin 1991 kur Qeveria e Ramiz Alisë dhe Gramoz Ruçit vendosën de facto të bënin grusht shteti 1 ditë pas rrëzimit të bustit të Enverit!

Në fakt përdorimi i qëllimshëm nga policia dhe garda i gazrave luftarakë neuroparalizues në doza helmuese dhe të pashoqëruara me trajtim publik këshillues dhe dizinfektues nga shteti, tregon se kemi të bëjmë me një konsiderim të qytetarëve shqiptarë si “armiq” nga ana e Pushtetit.

Emërimi i një Ministri të Brendshëm një ishGjeneral Ushtarak dhe emërimi i 12 Prefektëve ish ushtarakë në 2017, i denoncuar prej kohësh nga Lëvizja AntiSoros që në 2017, tregon se kemi pasur prej kohësh një skenar emergjence për reagim luftarak të Qeverisë së Sorosit ndaj popullit pikërisht në kuadër të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Akti i sotshëm i bllokimit të celularëve, njësoj si helmimi masiv i qytetarëve në 16 Shkurt tregon se kemi arritur në një fazë të re të egërsimit të diktaturës dhe të mbytjes pa alternativë të të drejtës së popullit për reagim dhe kundërpëgjigje paqësore ndaj një bande antishqiptare qeveritare të rekrutuar prej vitesh nga Mafia Ndërkombëtare Soros me qëllim realizimin dhe zbatimin e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë.

Aktualisht është e pamundur që kundërshtimi të realizohet me mjete ligjore pasi ligji ka vdekur! Sistemi i Drejtësisë tashmë është një çomange sorosiane në duart e Bandës Qeveritare!

Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË”
Konsideron se sot ka vetëm një rrugë:
BOJKOTIMIN TOTAL TË PUSHTETIT DHE NË ÇDO NIVEL DERI NË RRËZIMIN E NJË QEVERIE ARMIKE DHE ME SJELLJE PUSHTUESI!