KMSH: Solidarizim me familjet e prekura nga tërmeti

430
Sigal

Duke marr shkas nga tërmeti tragjik që tronditi Shipërinë , KMSH  organizon ditën e premte si e premtja solidare ku në të gjithë xhamitë e Shqiperisë të mbidhen fonde.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare , bëhet me dije se edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ndjen të nevojshme dhe tepër urgjente që nëpërmjet të gjitha strukturave te tij, me të cilat operon të mobilizohet në mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

“Të gjitha ndihmat dhe materialet e mbledhura do të shpërndahen në mënyrë të përshpejtuar nëpërmjet shtabit të emergjencave dhe njësive tona që do të shkojnë në terren, pasi nevojat janë emergjente dhe kushtet e motit pritet të përkeqësohen.

Të gjitha xhamitë dhe medresetë do të jenë në dispozicion, si një vatër e ngrohtë për të gjithë njerëzit në nevojë në këto ditë të vështira”.