Sigal

Albana GJINOPULLI, Msc. CIPFA, CIA

                Drejtore Departamenti

                Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kush i kontrollon audituesit përsa i përket cilësisë së punës audituese? Është një pyetje që gjithnjë ka mbetur pezull në nivel global të profesionit dhe funksionit të auditimit. Situata bëhet dhe më e mprehtë kur bëhet fjalë për auditimin publik, sferë në të cilën interesat janë shumëdimensionale, duke përfshirë dhe nivelet më të larta të qeverisjes dhe legjislativin, po ashtu dhe qytetarin e thjeshtë. Të gjitha palët janë të interesuara për sigurinë dhe cilësinë e informacionit të marrë nga auditimi publik, qoftë ky  i brendshëm apo i jashtëm.

Shpesh për përgjigje të kësaj pyetje i referohet thjesht koncepti i auditimit nga një palë e tretë që kryhet në periudha periodikë sikurse përcaktojnë standardet  apo kuadri ligjor i fushës.

Në fakt , ekzistojnë dhe mekanizma të tjerë efektivë të cilët sigurojnë përveç kontrollit pas faktit mbi të gjitha  një kontroll dhe mbikëqyrje gjatë gjithë kohës, duke filluar nga planifikimi e deri në dorëzimin e produktit përfundimtar të auditimit pra raportit me rezultatet e auditimit. Vendosja e sistemit të kontrollit dhe sigurimit të cilësisë e bën auditimin të jetë një prej profesioneve dhe funksioneve më të kontrolluara.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, i angazhuar të funksionojë si një model modern i auditimit të jashtëm publik prej disa vitesh ka ndërtuar dhe zbaton një sistem efektiv të kontrollit të cilësisë. Ky sistem i jep rëndësi jo vetëm cilësisë në rezultatet e punës por dhe me mënyrës se si audituesit e KLSH kryejnë punën dhe proceset e punës, duke kërkuar përgjegjshmëri në çdo hallkë të zinxhirit të auditimit dhe jo thjesht mbi produktin përfundimtar të tij.

Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë që ka KLSH synon të ndjekë zbatimin me rigorozitet në përputhje me kërkesat e Standardeve të INTOSAI-t ( ISSAI 40 si një detyrim për çdo audituesnë mënyrë që objektivi i vendosur prej Dhjetorit 2011 që  “… Cilësia dhe profesionalizmi do të jenë fjalët kyçe të punës së çdo anëtari të stafit të KLSH,. …” , të kthehet në një karakteristikë kryesore për Institucionin.

E fokusuar në strategji efektive të zhvillimit të saj KLSH është e ndërgjegjshme se  të gjitha këto  do të mund të arrihen me mbikëqyrje dhe kontroll të rigoroz të veprimtarisë audituese. Vetëm një sistem efektiv kontrolli të auditimit do të mundësojë që misioni dhe objektivat e KLSH të arrihen në mënyrë efektive dhe  njëkohësisht duke siguruar publikun, parlamentin dhe të gjithë grupet e interesit , se Institucioni i Auditimit Publik ka vendosur dhe zbaton sistem të kontrollit që siguron cilësi në auditim, mbikëqyr dhe vlerëson  se si puna audituese është kryer, nëse vetë KLSH  dhe audituesit kanë vepruar dhe po veprojnë në pajtueshmëri me ligjet rregullat dhe standardet dhe që pritshmëritë e tyre do të përmbushen.

Sistemi i Cilësisë në Kontrolin e Lartë të Shtëtit  integron dy elementë kryesore : politikat e kontrollit, rregullat dhe procedurat si dhe proceset e implementimit të tyre. Të dy këto pjesë sigurojnë nivelet e larta të cilësisë të cilat janë thelbësore për të arritur objektivat e dhe pritshmëritë nga auditimi publik në Shqipëri. Cilësia, një burim i përparësisë konkurruese dhe zhvillimit konsiderohet nga KLSH të kthehet në një shenjë dalluese e produkteve dhe shërbimeve të auditimit publik për qytetarin shqiptar, Parlamentin shoqërinë civile dhe cdo pale tjetër të interesit lidhur me auditimin. Cilësia e lartë nuk është vetëm një vlerë e shtuar por ka qenë dhe mbetet thelbësore në përmbushje të misionit të auditues të KLSh si ofrues i sigurisë së pavarur dhe objektive mbi shkallën e përgjegjshmërisë së qeveritarëve tanë në përdorimin e parasë së qytetarit.

KLSH e konsideron të paplotë misionin e saj nën moton “Shërbestar i qytetarit” nëse raportet e gjetjet e auditimit nuk do të jenë cilësore dhe nuk do tú përgjigjen nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Janë pikërisht politikat që KLSH ka vendosur dhe zbaton që cilësia në auditim të mos çedojë në asnjë moment e cila e siguron këtë Institucion dhe më tej të gjithë përdoruesit e punës audituese se objektivat e auditimit do të arrihen me sukses.

Publikimi i raporteve dhe produkteve të auditimit kërkon transparencë jo vetëm në formë por dhe përmbajtje. Palët e përfshira në auditim apo dhe palët ë treta të interesuar, më thjesht subjektet e audituara dhe më pas Institucionet e Larta si Parlamenti duhet të marrin siguri se çfarë është paraqitur e komunikuar në rezultatet e auditimit është e udhëhequr nga standartet, është e mbikëqyrur dhe e kontrolluar dhe që ka një sistem kontrolli që ofron siguri se deri në çmasë kjo punë është kryer në pajtueshmëri me normat e standartet e auditimit, që siguria që auditimi ofron është vërtet e pavarur, objektive dhe profesionale. Përgjigje për këtë është instalimi dhe aplikimi i kontrollit të cilësisë duke treguar përgjegjshmëri të lartë të vetë funksionit auditues dhe KLSH si Institucion Suprem i auditimit të jashtëm publik në Shqipëri.

Kontrolli i cilësisë nga vetë KLSH është një element tjetër shtesë në angazhimin që KLSH ka për të rritur besimin tek publiku e grupet e interesit si dhe mbajtur lart reputacionin si institucion me integritet profesional dhe i pavarur.