KLSH, pjesëmarrës në seminarin e SAI të Hollandës

602
Në datat 26 dhe 27 nëntor 2015 Gjykata Holandeze e Auditimit organizoi në Amsterdam, Holandë, seminarin mbi “Open Data”. Në këtë seminar morën pjesë 65 përfaqësues nga 25 SAI-e të Europës: Armenisë, Austrisë, Belgjikës, Britania, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Çekisë, Danimarkës, Estonisë, Gjykatës Europiane të Auditimit, Finlandës, Francës, Hungarisë, Irlandës, Italisë, Lituanisë, Moldavisë, Norvegjisë, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Suedisë, Zvicrës, Turqisë dhe Holandës. Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë veprimtari u përfaqësua nga auditueset Alma Shehu, Armanda Begaj dhe Amantja Patozi. 
Publikimi i të dhënave
Organet e qeverisjes qendrore dhe lokale gjenerojnë një sasi të konsiderueshme të dhënash (data), të cilat janë të rëndësishme për publikun e gjerë, komunitetin e biznesit por dhe për autoritetet publike. Publikimi dhe aksesimi i lirë e pa pengesa i këtyre të dhënave sjell përmirësimin e shërbimeve publike, identifikon fushat ku mund të kursehen partë publike pa ulur cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe përmirëson eficiencën e entiteteve publike. Nëse autoritetet shtetërore bëjnë publike shpenzimet dhe rezultatet e politikave të tyre në formën e “Open Data” publiku mund ta ndjekë më shpejtë aktivitetin e qeverisë. Fenomeni i publikimit të të dhënave është relativisht i ri, por po gjen mbështetje dhe zbatim të gjerë edhe nga Institucionet Supreme të Auditimit. Iniciativa ndërkombëtare të rëndësishme në këtë fushë janë “Open Government Partnership” dhe “Open Data Charter”. Në to përcaktohen nocionet e transparencës, eficiencës dhe llogaridhënies. Një ndër vendet evropiane i cili ka vendosur trende në këtë fushë është Britania. Në vitin 2012 qeveria britanike langoi krijimin e “Institutit Open Data”, që synonte krijimin e një platforme unike për publikimin e të dhënave dhe krijimin e lehtësirave për përdoruesit e “Open Data”.
Kriteret e publikimit të të dhënave
Që të dhënat e publikuar nga një entitet shtetëror që klasifikohen si Open Data duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme: Të publikohen nga një entitet që financohet nga fondet publike; janë të aksesueshme nga publiku; janë të çliruara nga e drejta e autorit; janë të disponueshme në format të ripunueshëm si p.sh., Excel ose Word; mund të ripërdoren pa kufizim (si p.sh detyrim për tu regjistruar në një faqe të caktuar duke dhëna disa të dhëna personale). Diskutimet kryesore në këtë seminar u fokusuar në pyetjet: Çfarë janë “Open Data”, politikat që mund të ndërmarrin institucionet për “Open Data”, ndryshimet ligjore që duhen bërë për “Open Data”, impakti për institucionin nga veprimtaria e “Open Data”, SAI-et si kontributor të “Open Data”, përdorimi i burimeve të “Open Data” në auditim, dilemat për cilësinë e “Open Data” në përdorimin e tyre si të dhëna për auditimet që kryejnë SAI-et. Nga përfaqësues të SAI-eve të ndryshme europiane u paraqitën prezantime të ndryshme lidhur me eksperiencat e tyre me “Open Data”. Kështu nga “NIK” i Polonisë u prezantua punimi “Përdorimi i ‘Open Data’ në auditimin e sistemit parauniversitar”. Gjykata e Auditimit e Austrisë paraqiti punimin rreth dilemave mbi cilësinë e ‘Open Data’ për përdorimin e tyre në punën audituese, ndërsa nga Gjykata Franceze e auditimit u paraqit punimi “Open Data nga Institucioni Suprem i Auditimit, si dhe pse”. Përfaqësuesit e KLSH referuan temë “Qasja e KLSH drejt rritjes së transparencës”, në të cilin u theksua rëndësia që ky institucion i jep transparencës ndaj publikut dhe Parlamentit. Ndër mekanizmat kryesor e përdorura nga KLSH u përmendën: Publikimi i plotë ose i pjesshëm i raporteve të auditimit, publikimi i Raportit të Monitorimit mbi përdorimin e fondeve të KLSH, publikimi i CV të drejtuesve të KLSH, përfshirja e ekspertëve të jashtëm në grupet e auditimit, kryerja e mini peer review organizatat jofitimprurëse me të cilat bashkëpunon KLSH, nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me Universitete dhe OJF, organizimi në mjediset universitare të analizës vjetore dhe performancës së Departamentit të Performancës, komunikimi aktiv me publiku nëpërmjet medias, organizimi i konferencave shkencore me pjesëmarrjen e akademikëve dhe profesorëve të fushave të ndryshme, publikimi i revistës “Auditimi Publik” në të cilën përfshihen shkrime nga profesorë të fushave të ndryshme dhe botimeve të tjera ku përfshihen manuale, udhëzues dhe standarde të auditimit dhe pjesëmarrja e KLSH në Panairin e Librit.
Tri fusha të auditimit
Në Quito 2015, Ryan Androsoff (OECD GOV) në prezantimin e tij “Open Data e qeverisë: Çfarë është, ku synohet të shkohet dhe mundësitë për SAI-et” paraqet tri fushat ku SAI-et duhet të eksplorojnë në të ardhmen: Vendosjen e “Open Data” të qeverisë si një çështje për tu audituar, përdorimin e të dhënave të qeverisë si input në auditim dhe të bëhen kontributor në “Open Data”. Në seminar u prezantua mënyra se si KLSH që nga 2014 me anë të marrëveshjes me Institutin Shqiptar të Shkencës, është bërë një kontributor i rëndësishëm për “Open Data”. Në projektet e këtij instituti “Open Data Albania” dhe “Open Spending Albania”, duke cituar si burim KLSH publikohen të dhëna nga gjetjet e auditimeve të KLSH.

Shkrimi u publikua në Gazetën Telegraf të datës 07.12.2015
Sigal