KLSH padit 2 ish-zyrtarë doganor Durrës, dëm shtetit 4.7 milionë $

501
Sigal

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kallëzimin për dy ish-Përgjegjës të Sektorit doganor në Porto-Romano, pasi në përfundim të auditimit në Degën e Doganës Durrës, me objekt auditimi “Zbatimi i legjislacionit doganor” për periudhën e veprimtarisë 2011-2013 u zbulua një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit me vlerë 478,2 milionë lekë ose rreth 4.7 milionë dollarë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë KLSH përmes një njoftimi për shtyp, sipas së cilës, ka nisur kallëzimi penal për personat K.RR. dhe D.K., ish-Përgjegjës të Sektorit në Porto-Romano, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Po ashtu, sipas njoftimit të dhënë, KLSH ka rekomanduar, 19 masa organizative, 8 masa për shpërblim dëmi në vlerën 478,215,554 lekë, si dhe masa administrative gjobë për 58 subjekte në vlerë totale 3,950,000 lekë.