KLSH merr pjesë në punimet e Kongresit të XXII-të të INTOSAI-t

483
Sigal

Gazeta Telegraf/


Në datat  5-11 dhjetor 2016, në Abu D’habi të Emirateve
të Bashkuara Arabe do të zhvillohet Kongresi INCOSAI XXII i INTOSAI-t. Kongresi
organizohet një herë në çdo tre vjet dhe është aktiviteti më i rëndësishëm i INTOSAI-t,
Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit(SAI-t), e cila
përmbledh 192 SAI anëtare dhe 5 vëzhguese.

Temat e Kongresit të
XXII-të janë:

1.  Si INTOSAI mund të kontribuojë në Axhendën 2030
të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, duke përfshirë qeverisjen e mirë dhe
forcimin e luftës kundër korrupsionit?

 2.  Profesionalizmi:
çfarë mund të nxisë besueshmërinë e INTOSAI-t për ta bërë një organizatë më të
shquar ndërkombëtare?

Kongresi do të diskutojë
dhe miratojë strategjinë e re të zhvillimit të INTOSAI-t 2017-2022, përditësimin
e plotë të standardit ndërkombëtar ISSAI 30, “Kodit të Etikës”, si dhe ISSAI të
tjera të reja që kanë dalë nga praktikat e mira të punës audituese në të gjithë
botën.

Një delegacion i
KLSH, i përbëre nga z. Bujar Leskaj, Kryetar, z. Ermal Yzeiraj, Drejtor i
Departamentit Juridik, të Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës dhe
Muhamed Kavaja, Kryeauditues merr pjesë në punimet e INCOSAI XXII.