KLSH kallëzon në prokurori tre ish-drejtues të ALUIZNI-t në Korçë

566
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 2 ish-drejtorë të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Korçë si dhe ish përgjegjësen e sektorit të legalizimit,
Pas auditit të bërë nga periudha Janar 2012 deri më 30 Shtator 2014 u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për 3 ish-drejtues të këtij institucioni: E.P me detyrë ish-Drejtor, K.K. me detyrë ish-Drejtor dhe A.T. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizim/Urbanizim.
Sipas KLSH janë 11 raste që ndërtimet informale janë legalizuar në zonë Arkeologjike, brenda Qendrës Historike të Qytetit të Korçës, zonë në të cilën nuk lejohet legalizimi i ndërtimeve pa miratim të Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Në 15 raste, ndërtimet informale janë legalizuar edhe pse ndërtimi i tyre ka prekur e cënuar strukturat rrugore ekzistuese; mbi instalimet e kolektorëve të ujësjellës kanalizimeve; në zona me Studim Urbanistik Pjesor, si dhe mbi truall në pronë të Bashkisë.
Ndërkohë për 16 raste është bërë legalizimi i ndërtimeve informale është kryer në kushtet kur subjekti ka kryer ndryshim destinacioni dhe funksioni me dëm ekonomik në vlerën prej 390,817 lekë; tarifa e parcelës ndërtimore nuk është llogaritur saktë, me dëm ekonomik në vlerën prej 1,552,214 lekë, si dhe në një rast duke u kryer parcelizimi/ndarja e parcelës ndërtimore, duke lënë jashtë procesit të legalizimit një sipërfaqe të zaptuar prej 163.7 m2 për vlerën 1,093,700 lekë
Sigal