KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 2 ish-përgjegjës të ALUIZNI-t Rural (Jug) TIRANË

619
Kanë kryer legalizime të jashtëligjshme, jashtë kompetencave ligjore për 2 objekte të mëdha në Qendër të Tiranës me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit, duke shmangur zbatimin e ligjit dhe falsifikuar dokumente zyrtare për përfitime të paligjshme dhe kualifikuar 17000 objekte dhe nuk janë legalizuar. 
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 512/1, datë 12.05.2017, ka audituar Drejtorinë Rajonale Rurale (Jug) të ALUIZNI-t Tiranë, për periudhën 2015 – 6 mujori i I-rë i vitit 2017. Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për z.A.I, ish-drejtorin e këtij institucioni dhe O.S ish-përgjegjës sektori i legalizimeve, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

-Janë lëshuar dy leje legalizimi në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave/Ndërtimeve Informale” i ndryshuar; neni 27 “Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e objektit” (Ndryshuar me ligjin nr. 9786, datë 19.7.2007) (Ndryshuar me ligjin nr. 9895, datë 9.6.2008) (Shtuar shkronja “f ” me ligjin nr. 10 169, datë 22.10.2009) (Ndryshuar me ligjin nr. 50/2014) (Ndryshuar shkronja ‘d’ me ligjin nr. 62/2015); neni 28 “Dhënia e lejes së legalizimit”; neni 29 “Dokumentacioni për regjistrimin e objektit në ZRPP” (Ndryshuar me ligjin nr. 9895, datë 9.6.2008) (Ndryshuar me ligjin nr. 50/2014) si dhe me aktet nënligjore dalë në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, date 06.11.2003 “Për arkivat”, konkretisht: 

-Subjekti vetëdeklarues ”G……” është pajisur me Leje Legalizimi me nr. 70055369, datë 13.10.2016. Në arkivin e Drejtorisë Rajonale Aluiznit Rurale Tiranë nuk ndodhet Leja e Legalizimit (Kopje e dytë), por ndodhet vetëm fotokopje. Me shkresën nr. 066, datë 02.11.2016, është dërguar në ZVRPP Tiranë për regjistrim “Godinë shërbimi 7 kat me 5 kate nën tokë” (është Qendër tregtare në Qendër Tiranë), duke shmangur legalizimin e ligjshëm për shtesat e kryera dhe kanë përfshirë të gjithë objektin i cili është me Leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. ZVRPP Tiranë deri në kohën e auditimit nuk e ka regjistruar, pasi u bë prezent shkelja ligjore nga KLSH-it si regjistrim i paligjshëm. Dokumentacioni shoqërues cituar në shkresën e mësipërme si dhe Dosja e plotë e dokumentacionit nuk ndodhet në Arkivin e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Rurale, (duke fshehur dokumentacionin e mos paraqitur atë audituesve të jashtëm shtetëror). 

-Subjekti vetëdeklarues ”D.M.Q” është pajisur me Leje Legalizimi (nuk disponohen të dhëna) me të njëjtat shkelje. Me shkresën nr. 067, datë 02.11.2016 Nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale është dërguar në ZVRPP Tiranë kërkesa për informacion për regjistrimin e lejes së legalizimit në emër të D.M.Q.(nuk e ka regjistruar nga ndërhyrja e KLSH-it si regjistrim i paligjshëm Veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.1996, i ndryshuar dhe aktet nënligjore dalë në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe që shtetit do t’i sjellin dëme të mëdha financiare nga mos pagesa e taksës së ndikimit në strukturë sipas ligjit për marrjen në dorëzim nga Bashkia Tiranë sipas kërkesave ligjore në fuqi.

-Janë konstatuar e administruar nga auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t ( të kthyer) fletëve të leje të legalizimit” nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale, flete e leje të legalizimit të firmosura nga ish/Drejtori A.I dhe të vulosura, por të pa plotësuar 24 copë me nr. Serie 0138077 – 0138100. Dokumente zyrtare këto që do të ishin bërë objekt abuzimi e mashtrimi nga personat përgjegjës 

-Është konstatuar se Drejtoria e Përgjithshme nga shuma totale e vetëdeklarimeve për legalizim si ndërtime informale gjithsej 463196 objekte, rezultojnë 17000 objekte te kualifikuara nga Drejtoritë Rajonale, por të pa pajisur me leje legalizimit duke u ndërprerë procedurat e legalizimit në mënyrë të pa dokumentuar dhe krijuar një impakt social negativ, veprime në kundërshtim me ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar, neni 10, 27 e 28, VKM nr. 589, datë 10.09.2014, VKM nr. 280, datë 01.04.2015 kreu i IV si dhe VKM nr. 1095, datë 28.12.2015. 

-Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, ka paguar 4 punonjës në vlerën 3,004,470 lekë, si dëmshpërblim, “Për largim të padrejtë nga puna”, e cila përbën efekt ekonomik negativ për buxhetin e shtetit. Sipas strukturës së paraqitur vendet e tyre në strukturë, nuk janë suprimuar dhe janë kryer pagesat për 2 punonjës në të njëjtin pozicion pune. 

– KLSH i ka kërkuar kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 5 punonjës: E. Z me detyrë përgjegjës sektori dhe K.Ç, znj. A.H, S.K, L.K specialistë, për shkelje në përmbushjen e detyrave funksionale dhe procedurat e prokurimit publik. Për A. I, ish-Drejtori i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Rurale dhe z. O. S ish-përgjegjësi i sektorit të legalizimit të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse. 
Sigal