KLSH hap “gropat e zeza” të abuzimeve publike

569
Zbardhen abuzimet e bëra në disa institucione shtetërore e shërbime publike, që financohen nga shteti, ose me burime financiare të siguruara prej ardhurave që sigurohen nga shërbimet e njohura me ligj.. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, “syri” që ka zbuluar skandalet. Nëpërmjet një informacioni zyrtar, KLSH bën me dije shkeljet që janë konstatuar në disa institucione shtetërore, të cilat kanë edhe fatura shpenzimesh “të majme” financiare. Sipas raportit të KLSH, abuzime ka pasur në “Albkontroll”, konkretisht në fushën e prokurimeve publike, ku është abuzuar në shumën e mbi 800 milionë lekëve të vjetra. Shërbimi “Albkontroll sha””, ka shkaktuar një dëm në vlerën 135 milionë e 970 mijë lekë të vjetra, që sipas evidentimit të KLSH janë shpenzime jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficencës dhe efektivitetit. Edhe në procedurat e prokurimit, sipas ekspertëve të KLSH, rezulton se “Albkontroll” ka kryer procedurën e prokurimit “Bërje refresh të kontrollorëve për gjuhën angleze” dhe “Shërbim i trajnimit të personelit teknik anglisht atsep, niveli 3”, por në datën e nisjes së kësaj procedure, ky institucion i ka pasur vetë këto kapacitete teknike dhe ligjore dhe kryerja e këtij prokurimi, del vetëm si shpërdorim i fondeve publike, duke shkaktuar efekt financiar negativ. Pra, ka qenë një mashtrim me vjedhje fondesh publike, që ligjërisht përbën krim financiar me paramendim. Shkelje janë vërejtur nga “Albkontroll” edhe në procedurën e prokurimit për blerjen e “Konsolens” në vlerën 92 milionë lekë të vjetra, ku diferenca të mëdha midis vlerës së prokuruar dhe vlerës së përllogaritur nga grupi i punës. Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimit në “Albkontroll ka gjetur si shkelje në vlerën 160 milionë e 393 mijë lekë të vjetra, të cilat janë harxhuar si shpërblime të përfituara nga punonjësit të shoqërisë në fund të vitit, si dhe nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, për periudhën 2013-2014.
Gjykata e Durrësit bëhet për t’u gjykuar si “palë e paditur” për abuzime
Skandal abuzimesh është zbuluar edhe në institucionet ku jepet drejtësi me ndëshkime për abuzimet që bëjnë individët dhe institucionet e tjerë. e kemi fjalën për veprimtarinë financiare të gjykatave. Grupi auditues i Kontrollit të Lartë i Shtetit, në kontrollin që ka bërë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka gjetur gjithashtu një sërë shkeljesh, por ajo më e dukshme është se prej këtij institucioni, që duhet të japë drejtësi janë dhënë 170 vendime penale të formës së prerë me gjobë në shumën 21 milionë e 364 000 lekë të vjetra, të cilat as nuk janë regjistruar në pasqyrat financiare dhe as nuk janë marrë masat e duhura për arkëtimin e tyre. Kaq mjafton që të thuhet ajo që debatohet në mjediset e specializuar në lidhje me abuzimet edhe në gjykata. KLSH ka lënë një seri detyrash, të cilat institucioni i Gjykatës të rrethit Durrës do detyrohet t’i zbatoj si palë e “paditur|” për abuzime
“Gropa e zezë” e hidrokarbureve shkon në 115 miliardë lekë
Një dëm kolosal dhe me përmasa të mëdha është vërejtur edhe në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, për Koncesionet në Hidrokarbure në vlerën totale 115 miliardë lekë. Nga kjo shumë e përgjithshme 3 miliardë e160 milionë lekë është dëmi për TVSh e përjashtuar për punime dhe shërbime të palidhura me marrëveshjet hidrokarbure. Kjo ka sjellë shmangie nga skema ligjore dhe udhëzimi si dhe ndikim mbi faktorin R si pasojë e përfshirjes së kostove jo relevante në proceset në fjalë. Gjithashtu 111 miliardë e 875 milionë lekë janë shmangie nga skema e TVSH dhe akcizës gjatë përdorimit të holluesit (diesel 1 000 ppm) në shtresë, në një masë të pajustifikuar dhe që nuk rezulton të jetë përkthyer në shtesë prodhimi nga kjo shtresë, shtuar me efektet edhe të kësaj procedure në faktorin R.
Agjencia e barnave, “agjenci” abuzimesh
Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Tiranë, në vlerën totale 721 milionë lekëve, nga te cilat 920 000 lekë nga mos ndalimi i tatimit mbi të ardhurat dhe 345 060 000 lekë e 375 050 000 lekë si përfitime të padrejta rimbursimi nga shteti për dy kompani farmaceutike, nga diferenca midis çmimit/njësi të referencës nga lista e çmimeve për barnat e rimbursueshme dhe çmimit/njësi që duhej të tregtohej në fakt një medikament i caktuar, përfitime këto të shoqëruara me elementë të evazionit fiskal.
Lojrat e fatit, bixhoz me fondet publike
Edhe institucioni shtetëror i mbikëqyrjes së lojërave të fatit është përfshirë në bixhoz antiligjor me fondet publike, të ardhura prej detyrim,eve që kanë bizneset e lojërave të fatit. Sipas KLSH, në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, në Tiranë, ka një mungesë dhe abuzim në vlerën e mbi 581milion lekëve të vjetra, si detyrime të pa llogaritura e të pa arkëtuara nga subjekte të ndryshme, që ushtrojnë aktivitet lojëra fati.
Tatimet në Elbasan, 1.4 miliardë lekë fshehje gjobash
Skandali i rëndë është zbuluar në drejtorinë rajonale të tatimeve në Elbasan. KLSH ka mundur të zbardh krimin financiar, të organizuar dhe realizuar brenda institucionit që lufton krimin financiar, siç është drejtoria e tatime Elbasan. sipas raportit të KLSH, Drejtoria Rajonale e Tatime Elbasan, në vlerën 1 miliardë e 421 610 000, për mos llogaritje e vendosje të penaliteteve. 
Bashkia e Himarës
KLSH raporton me kontrollin e saj, se në fushën e prokurimeve, një nga “ekzemplarët e skandaleve të njësive të pushtetit vendor është edhe Bashkia e Himarës, drejtuesit e të cilës me firmat, vulat dhe vendimet e tyre ka abuzuar në shumën e mbi 213 milionë lekëve. Po në Bashkinë Himarë është konstatuar një dëm kolosal në vlerën e 430 milion lekëve si detyrime të papaguara të taksave vendore.
Sigal