KLSH hap dosjen e HEC-eve, Gjiknuri i kapur në grepat e Kurumit

120
Në datën 10 korrik 2015, nëpërmjet një shkrese zyrtare të formosur nga “ustai” i saj ligjor Yusuf Sezai Kurum, kompania “Kurum” reagoi me histerizëm me një përgjigje sa jargavitëse, përpëlitëse edhe kërcënuese në redaksi, pas botimit prej gazetës “Telegraf”, të dosjes së zezë të krimit ekonomik-financiar që ka tejmbushur kjo kompani tipik mafioze me terren të plotë abuzimi, helmim mjedisi e përfitimesh antiligjore në Shqipëri. Gazeta “Telegraf”, ka denoncuar me prova e fakte shkresore zyrtare, faktin që përbindëshi i korrupsionit dhe vrajses së jetës e mjedisit në Elbasan, ka “kapur për fyti” shtetin dhe shtetarë shqiptarë, duke përfituar prej ligjeve privatizime klienteliste të sektorëve strategjikë të ekonomisë shqiptare (energji, mjedise protuale detare përpunimi mallrash, metalurgji etj). Kemi denoncuar faktet, që “Kurum”, tatam si në një xhungël, ka përfituar prej vendimeve, urdhërave, porosive, vulave e firmave të shtetarëve të “kapur për fyti” qindra falje gjobash të vendosura nga institucionet ligj-kontrolluese e ligj-zbatuese shqiptare në miliona euro, konkretisht për akte kontrabande, ndotje mjedisi, evazion fiksal, abuzime me faturat e TVSH, tregëti e prodhim me fatura hyrje-dalje, shitje-blerje skrapi e hekuri në shkelje të plotë të ligjit, deri në bashkëpunim me mafien serbo-ruse të skrapit e hekurit. Pas presionit për gjyqe, gazeta “Telegraf” iu përgjigj “Kurum-Efendiut” me vazhdimin e publikimit të skandaleve. Faktet që ka deklaruar “Telegraf”, i konfirmon sot me fakte konkrete edhe KLSH në raportin përfundimtar të ushtruar në KESH e në dy HEC-et Ulzë-Shkopet, privatizuar në masën 100% të aksioneve prej kompanisë “Kurum” në muajin mars 2013, por që janë fiunanciar për investime kapitale prej shtetit shqiptar e konkretisht prej KESH nëprmjet një projekti të realizuar me fonde publike, që kalojnë vlerën 630 miijë euro. Është një skandal që e ka emrin vjedhje me fytyrë krimi i rëndë financiar shtetëror nëpërmjet “Kuçedrës-KESH” në favor të firmës “Kurum”. Po publikojmë të plotë raportin e KLSH… 
——————————————————-
“Kurum”-it i janë falur nga shteti 883 milionë lekë gjoba për krim financiar e mjedisor
Shteti shqiptar ka favorizuar “Kurum”, duke i falur gjoba në shuma kolosale. Eshtë gjobitur nga Drejtoria e Tatim-Taksave dhe doganave dhe drejtësia e ka skeduar në dosjen Nr. 31003-01003-00-2009 të Regjistrit Themeltar, me Nr. 00-2014-485 të Vendimit (48), zhvilluar në seancën gjyqësore të datës 28.01.2014 të Gjykatës së lartë, për të mos paguar gjobën e vendosur nga Dega e Doganës Elbasan, në datën 10 tetor 2013, në vlerën 66 milionë, 694 mijë e 408 lekë detyrim doganor të munguar (fshehur) si dhe 259 milionë, 653 mijë e 856 lekë penalitete ligjore, për abuzimin e bërë si ndëshkim tatimor, ose gjithsej me 326 milionë, 348 mijë e 264 lekë gjobë, baras me 2.3 milionë euro. “Kurum” është gjobitur nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) me 7 milionë lekë në datën 2 prill 2014, me nr. gjobe 118, mbasi ushtron aktivitet pa certifikatë prodhimi. Në datën 20 gusht 2014, me gjobë nr. 5616 “Kurum” është gjobitur përsëri nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) në vlerën 100 milionë e 66 mijë lekë, për të njëjta shkaqe si në gjobën e datës 2 prill 2014. por nuk i ka paguar këto gjoba.. Në listën zyrtare të subjekteve të gjobitur nga shteti, të cilët nuk kanë shlyer gjobat dhe që u janë falur këto gjoba është futur edhe “Kurum”, duke përfituar faljen e 3 gobave në vlrat ëprkatëse: 350 milionë, 590 mijë e 776 lekë të vjetra, 330 milionë, 883 mijë e 663 mijë lekë të vjetra, 30 milionë, 385 mijë e 979 lekë të vjetra, ose në vlerën totale 838 milionë lekë! 
——————————————————-
Raporti i plotë i KLSH ushtruar në KESH dhe HEC-et Ulzë-Shkopet 
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit Nr. 106/1 prot., datë 13.02.2015, ka ushtruar auditim në “KESH-sha”, për projektin “Fuqizimi i programit të sigurisë së digave”, në përfundim të të cilit, KLSH, me shkresën Nr. 106/9, datë 08.06.2015, ka përcjellë në KESH sha, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare të Vendimit Nr. 71, datë 08. 06. 2015 të Kryetarit të KLSH-së. Projekti “Fuqizimi i programit të sigurisë së digave”, synonte përmirësimin e eficencës operative të digave për HEC-et e Fierzës, Komanit, Vau-Dejë, Ulzë e Shkopet, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë në furnizimin me energji në tregun rajonal. Ky projekt, i iniciuar që në vitin 2006 është bërë efektiv në shkurt të vitit 2008, si një bashkë-financim i Qeverisë Shqiptare, Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) dhe Këshillit Federal Zviceran (SECO). Nga auditimi i KLSH-së, u konstatuan një sërë problematikash dhe shkeljesh të kryera nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit në KESH sha, si më poshtë: Në muajin Mars 2013 (gjatë periudhës së implementimit të projektit), HEC-et Ulzë e Shkopet, të ndërtuara në lumin Mat, u privatizuan duke i kaluar një kompanie private 100% të aksioneve, të cilat më parë zotëroheshin nga Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë. Nga auditimi i rregullshmërisë dhe ligjshmërisë së pagesave të bëra nga fondet e donatorëve, rezultoi se nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), deri më datë 31.12. 2014, ishin kryer një sërë pagesash për blerje pajisjesh dhe instalime në favor të HEC-it të Ulzë-së dhe Shkopet-it, të cilat në vlerë totale shkonin në 85,396,083 lekë. Më konkretisht, për HEC-in e Ulzës ishin paguar gjithësej 67,990,573 lekë (31,996,511 lekë për blerjen e pajisjeve dhe 35,994,062 lekë për instalime), ndërsa për HEC-in e Shkopet ishin paguar gjithësej 17,405,510 lekë (8,609,873 lekë për blerjen e pajisjeve dhe 8,795,637 lekë për instalime).
Në kushtet kur HEC-et e Ulzë dhe Shkopet u privatizuan dhe shteti Shqiptar nuk zotëronte më aksione në lidhje me to, NJZP nuk duhet të kryente asnjë pagesë për blerje pajisjesh apo instalime, për të cilat tashmë përfitues nuk ishte më Qeveria Shqiptare, por subjekti privat i cili kishte privatizuar këto HEC-e. Madje në kryerjen e këtyre pagesave dhe këtij investimi, NJZP nuk ka iniciuar asnjë procedurë negocimi paraprak apo post faktit me subjektin privat, për t’i kërkuar atij pagimin e gjithë këtij investimi, të cilin ai po e përfitonte falas dhe pa asnjë detyrim karshi shtetit. Kryerja e këtyre pagesave nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP) për dy HEC-et, të cilët nuk ishin më në pronësi të Shtetit Shqiptar, është kryer në kundërshtim të plotë dhe flagrant me përcaktimet e bëra në Marrëveshjen e Financimit (të miratuar me Ligjin nr. 9801, datë 13.09.2007), me PAD-in dhe Ligjin nr. 8379, datë 29.07.1998, “Për buxhetin e shtetit”, duke shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 85,396,083 lekë.
Sa më sipër, në lidhje me këtë shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit, depozitoi pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal nr. 106/11, datë 30. 06. 2015 për M.Ç., me detyrë ish-Drejtor i Njësisë së Zbatimit të Projektit në “KESH sha”, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal e cila në dijeni të plotë të këtyre fakteve ka favorizuar subjektin privat, pronar të HEC-eve të Ulzë-s dhe Shkopet-it, duke investuar në pronën e tij vlerën prej 85,396, 083 lekë nga fondet e projektit dhe duke mos i kërkuar atij asnjë kompensim karshi këtij detyrimi. Gjithashtu, nga auditimi rezultuan edhe një sërë shkeljesh të tjera në drejtim të keqmenaxhimit nga ana e NJZP të këtij projekti dhe fondeve të caktuara për realizimin e tij, si më poshtë:
Raportimet e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP) në Ministrinë e Financave në lidhje me financimin e projektit nuk ishin bërë në përputhje me Udhëzimin përkatës të Ministrisë së Financave; nuk ishte ngritur Komiteti Drejtues për programin e sigurisë së digave, nuk ishte hartuar Raporti për Zbatimin e Projektit, plani përkatës që kërkohet në zbatim të tij, si dhe plani institucional i sigurisë së digave. Procesi i rivlerësimit të aseteve për projektin, ishte kryer pa bërë më parë transferimin e vlerave të inventarit në shumën 1,862,870 lekë (nga inventari i projektit në inventar të aparatit të KESH sha); mungonin urdhërat e titullarit për ngritjen e komisioneve për asgjësimin e pajisjeve të dala jashtë përdorimit; si dhe mungonin procesverbalet për asgjësimin e pajisjeve të nxjerra jashtë përdorimit me komision, një pjesë e të cilave gjendeshin ende në ambientet e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP). Nuk ishin kryer pagesat për detyrimet për shumat e kredisë së padisbursuara (për periudhën Qershor 2013 – 6 mujori i dytë 2014), për normën e interesit dhe tarifës së angazhimit, në shumën prej 170,629 euro, të cilat japin efekte negative financiare duke rënduar koston e projektit. Në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të gjitha procedurat e zhvilluara, nuk kishte asnjë anëtar nga departamentet teknike të KESH sha, dhe në disa raste fondet e vlerësuar për prokurime ishin rreth dy herë më të mëdha se vlerat e ofruara dhe se shumat e kontratave të nënshkruara. Nga ana e NJZP ishin kryer një sërë pagesash ndaj firmave kontraktore, për punime të pakryera. Kështu, nga auditimi mbi zbatimin e kontratës së datës 30.04.2013 me vlerë 2,134,205 CHF (franga Franceze) pa TVSH, për vendosjen e masave mbrojtëse në Hidrocentralin e Fierzës, rezultoi se ishin kryer pagesa të tepërta përsa i përket sasisë së rrjetës dhe numrit të shtyllave të përdorur, në vlerën totale prej 10,788 CHF (franga Franceze). Njëkohësisht, nga auditimi rezultoi që nuk ishin llogaritur siç duhet dhe nuk ishin depozituar pranë Drejtorisë së Tatimeve, detyrimet tatimore të ekspertëve të huaj (tatimi në burim) të kontraktuar për shërbimet e asistencës teknike, në shumën totale prej 20,197 euro.