KLSH/ Departamenti i auditimit të Aseteve dhe Mjedisit

730
Në vijim të kryerjes së analizës së punës të vitit 2017, Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit me datën 26.01.2018 zhvilloi analizën vjetore, ku u paraqitën rezultatet e punës, u bëmë diskutime në frymën e debatit për rritjen e cilësisë së auditimit dhe produktit të tij. Në vitin 2017, Departamenti ka realizuar planin e auditimeve 100%, si dhe ka kryer 3 auditime për vitin 2018, duke kryer dhe evaduar 19 auditime, të ndara si më poshtë: 

a) 7 auditime në ZVRPP; 
b) 6 auditime në ALUIZN-i; 
c) 5 auditime në ente mjedisore; 
d) 2 auditime ne DR Mjedisi; 
e) 3 auditime në DR Isnspektoratit të mjedisit; 

gjithashtu kemi kryer një auditim mbi Zbatimin e Rekomandimeve të vitit 2016 dhe një auditim tematik për pronat e bashkisë Finiq (ish-komuna e Mesopotamit). Nisur nga gjetjet, kemi rekomanduar 600 masa gjithsej nga të cilat: 487 masa organizative, 172 masa disiplinore (kemi pasur adresim institucional për 84 punonjës për masa disiplinore), 35 masa zhdëmtuese me vlerë 701,643 mijë lekë; ka pasur 31,122 mijë lekë mungesë të ardhura nga privatizimi, 15 kallëzime penale për 49 persona (nga 7 kallëzime penale që ishin në vitin 2016), si dhe 18 masa organizative për mospërdorimin sipas 3E të shpenzimeve dhe krijimin e të ardhurave. 

Secilin grup subjektesh të audituar nga ky departament gjatë vitit 2017,mund ta klasifikojmë:
A. Grupi i auditimit për 7 ZVRPP-të që kanë dhënë 341 masa gjithsej ose 56.8% të rekomandimeve, nga të cilat: 275 masa organizative, masa disiplinore, 61 masa zhdëmtuese me vlerë 254,149 mijë lekë dhe 7 kallëzime penale për 49 persona.

B. Grupi i auditimit për 5 Drejtori Rajonale dhe Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t, ku janë rekomanduar gjithsej 136 masa, ose 22.7% i totalit të rekomandimeve, nga të cilat: 2 masa për përmirësim ligjor, të cilat janë zbatuar nga Drejtoria e Përgjithshme dhe janë nxjerrë VKM përkatëse,106 masa organizative, 25 masa zhdëmtuese me vlerë 47,021 mijë lekë, 65 masa disiplinore, si dhe 33 masa për persona qe nuk kishin adresim institucional dhe 7 kallëzime penale për 22 persona (nga 1 kallëzim për 3 persona në vitin 2016).

C. Në grupin e auditimit për 5 subjektet Mjedisore ( 2 DRM + 3 DR Inspektorate Mjedisi) janë 123 masa gjithsej ose 20.5% e totalit të rekomandimeve ndarë: 2 përmirësime ligjore (të cilat janë iniciuar për zbatim nga Ministria e Mjedisit), 106 masa organizative, 5 masa zhdëmtuese me vlerë 17,571 mijë lekë, 68 masa disiplinore, si dhe 10 masa me vlerën 156,000 mijë lekë për mospërdorimin me 3E, lidhur me mungesën e të ardhurave nga mos aplikimi i tarifave të lejeve mjedisore, mos aplikim dhe mosarkëtim të gjobave për kundërvajtjet në mjedis,etj.
Risitë në veprimtarinë e vitit 2017
a. Për mirë menaxhimin e Departamentit është punuar më shumë me bazë risku në auditim duke rritur eficencën e përdorimit të burimeve njerëzore me kosto të ulët për institucionin, si në afate dhe në efektivitetin e produkteve të auditimit, duke synuar që të bëjmë auditime me risk të lartë. Kjo ka ardhur dhe nga përfshirja në planifikim e të gjithë audituesve dhe krijimi i grupeve të auditimit, harmonizimi i përbërjes së tyre me specialistë juristë, ekonomistë e hartografë, duke identifikuar riskun, si dhe duke zgjeruar fushat e përcaktuara në regjistrin e riskut, për përfshirjen e sa më shumë auditimeve me risk të lartë në procesin e auditimit, etj. 

b. Janë përmirësuar e zgjeruar programet e auditimit, duke vënë në eficencë gjithmonë kohën e punës së audituesve në terren dhe konkretizimin e rezultateve të auditimit, nëpërmjet diskutimit mes grupit dhe Drejtuesve të afatit të auditimit, duke shmangur qëndrimin e panevojshëm në subjektet pa risk të lartë, si dhe përdorimin e kapaciteteve audituese në subjekte me pritshmëri më të lartë. 

c. Hartimi i planeve koncize ka sjellë përqendrim të punës audituese nga zbatimi i rekomandimeve, çka ka sjellë dhe ndryshimin e metodave të subjekteve, kryesisht tek ALUIZNI dhe ZVRPP-të. Sigurisht kjo është rezultat i punës së KLSH dhe i profesionalizmit të audituesve.

d. Rritja e cilësisë së auditimit ka qenë një ndër objektivat që kemi arritur, kryesisht në auditimet e ZVRPP-ve dhe ALUIZNI-t, ku rezultatet kanë qenë të mira dhe të vlerësuara nga Kryetari i KLSH. 

e. Auditimi i shpronësimeve në projektin e gazsjellësit TAP, ku grupi i auditimit në ZVRPP Skrapar bëri një punë të mirë dhe me impakt social në vendosjen e ligjshmërisë e rregullshmërisë së pronës. 

f. Vlerësimi i ankesave të qytetarëve dhe dhënia zgjidhje në afate mbi 300 ankesave,duke i adresuar në institucionet përkatëse, duke i vënë ato në lëvizje, ka bërë që të rritet besimi i qytetarëve tek KLSH.

Objektivat PËR VITIN 2018
Përmirësimin e punës për vitin 2018, Departamenti ynë do ta mbështesë në arritjen e këtyre objektivave:

 Të rritet puna e gjithsecilit për të arritur rezultate sa më të larta, sipas udhëzimeve të Kryetarit të KLSH-së, për të përmbushur objektivat e platformës së tij, të vendosura qysh në fillim të mandatit. 

 -Rritjen e cilësisë së auditimeve në drejtim të përmirësimit të formulimeve, në sistemimin e gjetjeve dhe dhënien e rekomandimeve, me qëllim përgatitjen dhe evadimin e materialeve sa më cilësore, profesionale dhe objektive.

 Rritjen e kapaciteteve audituese, nëpërmjet pjesëmarrjes me përgjegjshmëri në trajnimet e kryera nga KLSH dhe nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave brenda Departamentit dhe jashtë tij nga grupet e auditimit. 

 Të punohet me profesionalizëm për shkurtimin e volumit të Raporteve të Auditimit, nëpërmjet përdorimit të tabelave dhe anekseve, për sistemimin e informacionit, veçanërisht në auditimet e ZVRPP-ve, duke zbatuar Rregulloren e Procedurave të Auditimit të KLSH-së. 

 Vazhdimi i punës për standardizimin e auditimeve, duke shmangur diferencat ndërmjet auditimeve, mbështetur në regjistrin e riskut dhe në auditimet më të mira si: ZVRPP Lezhë, Korçë, ALUIZN-i Shkodër e Korçë dhe të standardizojmë auditime të tjera në entet e tjera mjedisore, ku kemi mangësi të theksuara.

 Të përgatiten dokumentet sipas standardeve dhe Rregullores së KLSH-së dhe të eliminohen mangësitë e konstatuara nga kontrolli i cilësisë në të ftohtë.

 Të rritet shkalla e bashkëpunimit në grup, duke sjellë përmirësimin e Raporteve të Auditimit si dhe evadimin në kohë të materialeve.

 Të rritet pjesëmarrja e audituesve të Departamentit në shtypin e përditshëm.

 Të rritet kontributi i audituesve me përvojë në përcjelljen e përvojës tek audituesit e rinj në Departament.

 Rritja e njohurive në IT dhe përfshirja në sistemin e digjitalizimit të procesit të auditimit të KLSH-së, veçanërisht në auditimet pilot që do kryejmë.
Sigal