KLSH: Dëmi nga Aluizni dhe Hipotekat 21 mln Usd

1277
Në Shqipëri Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi sot se nga auditimet e kryera në katër vitet e fundit në zyrat e Hipotekave dhe Agjencisë së Legalizimeve ka konstatuar një sërë shkeljesh të cilat sipas saj i kanë sjellë shtetit një dëm prej 2.4 miliard lekësh, ose mbi 21 milion dollarë
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, krahas dëmit ekonomik të matshëm, ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite nga punonjës dhe drejtuesë të dy institucioneve. Sipas raportit, këto pasoja, “së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur se ka rekomanduar “137 masa për largime nga puna”, “134 të tjera vërejtje deri në largim nga puna” dhe ka “kallzuar penalisht 197 punonjës të nivele të ndryshme në të dy institucionet, përfshirë dhe drejtuesit e tyre”. Sipas KLSH-ës, ndërsa gjykatat kanë marrë vendime të formës së prerë për dënimin e një sërë prej ish-zyrtarëve të Agjencisë së Legalizimeve, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me zyrtarët e Hipotekave, ku deri më tani askush, sipas saj, nuk është i marrë i pandehur.

Sigal

 

Në total,
për periudhën
2013 – 2017, nga auditimet është konstatuar: një
dëm ekonomik     (i matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë,
janë rekomanduar: 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim
nga puna”, si dhe janë kallëzuar penalisht: 196 punonjës dhe drejtues të ALUIZNI
dhe ZVRPP.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në
analizë të veprimtarisë dhe angazhimit të tij disavjeçar në luftën kundër
paligjshmërisë, korrupsionit dhe antikulturës së pandëshkueshmërisë në
administratën shtetërore, ka përmbledhur rezultatet e auditimeve të zhvilluara
në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013 – 2017.

Më konkretisht, përgjatë
periudhës 2013 – 2017
, KLSH ka realizuar në këto
institucione 40 auditime nga të cilat 22 në ZVRPP dhe 18 në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t, pasqyruar në
grafikun më poshtë:

 

Auditimet sipas çdo subjekti të
audituar ndër vite pasqyrohen në tabelën e mëposhtme:

 

Përsa i përket rezultateve të
këtyre auditimeve theksojmë faktin që KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh e
mangësish në pothuajse të gjitha auditimet e zhvilluara në institucionet e
sipërcituara. Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e
zhvilluara nga KLSH, përgjatë periudhës 2013 – 2017, konsistojnë në:

       vonesa në administrimin e praktikave dhe trajtimin e kërkesave në
proces,

       regjistrimin e lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror,

       regjistrimin e pasurive me ndryshime të zërave kadastral,

       regjistrimin në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive
bujqësore,

       mos regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta në
ndërtimet e reja duke shmangur taksën e kalimit të pronësisë,

       regjistrimin e pronave me mbivendosje,

       mos bërjen e bilancit AMTP-LN, listave printim III dhe
listave të trojeve sipas kryefamiljarëve, dhe në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t dhe mos administrimi i të
dhënave të sakta
mbi vet deklarimet në vite,

       mos evidentimi i subjekteve që do të përjashtohen nga
procedurat e legalizimit,

       pajisjen me leje legalizimi pa paguar më parë taksën e
ndikimit në infrastrukturë,

       mosrespektimin e afateve ligjore për procedurat e
kualifikimit,

       mungesën
e
dokumentacionit që pasqyron
periudhën e ndërtimit pa leje,

       legalizimin e objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, nga rrugët
nacionale e urbane,

       legalizimin e objekteve pranë linjave dhe shtyllave të tensionit të
lartë,
kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës,

       ndryshimin e zërit kadastral pa marrë më parë konfirmimin
nga autoritet kompetente,

       legalizimin e objekteve në zonat arkeologjike dhe zonat e mbrojtura
mjedisore
si dhe objekteve në truall me statusin e territorit publik.

 

Në total, për periudhën 2013 – 2017, nga auditimet e KLSH-së në këto subjekte është konstatuar një dëm ekonomik (i matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë,
janë rekomanduar 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim
nga puna”, janë kallëzuar penalisht 196 punonjës të këtyre institucioneve
përfshi edhe drejtuesit e tyre.

Më hollësisht rekomandimet e KLSH për dhënien e masave përkatëse
disiplinore si dhe kallëzimet penale të bëra në përfundim të auditimeve (së
bashku me dëmin ekonomik të konstatuar në këto kallëzime penale), paraqiten në
tabelën më poshtë:

 

 

Vite

 

 

Nr. Audit.

Kallëzime
Penale

Rekomandime

Masa
Disiplinore

Nr. Kallëz.

Nr. Pers.

Kallëzuar

Dëmi Ekonomik në

Kallëzime(000/lekë)

Largim nga puna

Vërejtje deri në largim nga
puna#

2013

5

6

23

353,388

20

 

2014

9

9

47

221,020

26

17

2015

10

8

50

108,852

33

69

2016

9

6

48

14,267

49

1

2017

7

7*

28

 

9

47

TOTAL

40

36

196

697,527

137

134

*           Përfshirë këtu edhe 2 Raporte Përfundimtare
Auditimi të cilat i janë përcjellë organit të Prokurorisë në formën e indiceve
penale.

#           Përfshirë këtu edhe
rastet kur përcaktimi i masës disiplinore konkrete është lënë në kompetencë të
titullarëve të institucionit.

Përsa i përket
kallëzimeve penale, theksojmë që nga 40 auditime (në total), të
zhvilluara nga KLSH në këto institucione (ALUIZNI dhe ZVRPP), përgjatë
periudhës
2013 – 2017, në 36 prej tyre (90%)
KLSH ka hartuar dhe depozituar pranë organeve përkatëse të prokurorisë në
rrethe kallëzime penale për 196 punonjës të këtyre institucioneve

nivelit:
ish-Drejtues, Përgjegjës Sektori dhe Specialistë
(mesatarisht janë kallëzuar rreth 5 persona për çdo subjekt të audituar).

Deri më sot, për aq informacion sa dhe ne disponojmë në
lidhje me ecurinë e kallëzimeve tona penale, nga ana e Gjykatave është marrë
vendimi i formës së prerë për dënimin e një sërë prej ish-zyrtarëve të
ALUIZNI-it Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë ndërkohë që në lidhje me shkeljet
e evidentuara në kallëzimet penale të bëra për ZVRPP ende nuk rezulton të jetë marrë
si i pandehur apo gjykuar asnjë prej ish-Drejtuesve dhe Drejtuesve aktualë të
këtyre institucioneve, madje as në nivelin e specialistit.
 

Më konkretisht nr. i personave të kallëzuar penalisht
nga KLSH në auditimet e ushtruara në ALUIZNI dhe ZVRPP paraqitet si më poshtë:



 

Përsa i përket zbatimit të rekomandimeve të KLSH për
dhënien e masave disiplinore theksojmë që përgjatë viteve
2013 – 2017 evidentohet
një mungesë e theksuar e vullnetit, nga ana e Drejtuesve të Institucioneve përkatëse,
për zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke e çuar në 60% nivelin e moszbatimit të
rekomandimeve të KLSH-së dhe duke u mjaftuar në rastin më të mirë vetëm me
dhënien e disa masave paralajmëruese.

Më konkretisht nr. i
masave “largim nga puna” dhe “vërejtje deri në largim nga puna” paraqitet në
grafikët si më poshtë:


Përsa i përket dëmit ekonomik
(të matshëm) prej 2,404,434 mijë lekë, të konstatuar në auditimet e zhvilluara
nga KLSH në ZVRPP dhe ALUIZNI, ai paraqitet më konkretisht sipas grafikut më
poshtë:



 

Ndërsa dëmi ekonomik (i matshëm) në total për ZVRPP dhe
ALUIZNI së bashku, paraqitet sipas Grafikut më poshtë:

 



Theksojmë që krahas
dëmit ekonomik të matshëm
në këto institucione (ALUIZNI dhe ZVRPP) ekziston
edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm
, shumë herë më i lartë se i
pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore,
ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër
vite nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ALUIZNI-it dhe ZVRPP-ve të cilat së
bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të
faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në
vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Në mënyrë më të hollësishme gjetjet dhe rekomandimet e
KLSH-së në lidhje me auditimet e zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë
periudhës 2013 – 2017 (6 mujori i parë) mijë lekë, paraqiten si më poshtë:

 

Auditimet e kryera në
ALUIZNI

1)            
Mos administrimin i të dhënave të sakta mbi vetëdeklarimet në vite

Drejtorinë e Përgjithshme e ALUIZNI-t,
akoma nuk disponohen të dhëna të sakta mbi vetëdeklarimet në vite, shume
objekte qytetarët i kanë vetëdeklaruar nga 2 here dhe në pasqyrat e dhëna deklarohet
se “mund të jenë 30% të vetëdeklaruara me mbi dy here”.
Nga auditimi i të dhënave në Drejtorinë
e Përgjithshme u konstatua
se nga shuma totale e vetëdeklarimeve gjithsej 463196
objekte
, rezultojnë 17000 objekte te kualifikuara nga
Drejtoritë Rajonale por të pa pajisur me leje legalizimit duke u ndërprerë
procedurat e legalizimit në mënyrë të pa dokumentuar dhe
në kundërshtim me ligjit.

2)            
Mos evidentimi i subjekteve që do të përjashtohen nga procedurat e
legalizimit

Nga të dhënat e mara në
Drejtorinë e Përgjithshme e ALUIZNI-t Tiranë nga viti 2006 deri me 30.06.2017
sipas informacionit për Objektet e përjashtuara në Drejtoritë rajonale të
ALUIZNI-t në Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë,
Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë rezultojnë se janë skeduar për tu
përjashtuar nga procesi i legalizimi 1431 objekte të ndërtuar në kundërshtim me
ligjin, të dhëna të rezultuara të pa sakta pasi vetëm në 6 Drejtori Rajonale të
audituara së fundmi nga KLSH janë konstatuar 2740 objekte më shumë të skeduara për tu përjashtuar
nga procesi i legalizimit por të pa deklaruara në Drejtorinë e
Përgjithshme ALUIZNI-it Tiranë për të cilat nuk ka ndjekje të procedurave ligjore
të përjashtimit nga procesi i legalizimit, pasi janë
objekte te ndërtuara në zona arkeologjike, zona historike, muzeale, rrugë,
oborre shkollash, kanale vaditëse dhe kullues, troje publik, zona turistike,
lumenj, liqene, vije hekurudhore, linja te tensionit te larte etj.

3)            
Pajisja me leje legalizimi pa paguar më parë taksën e
ndikimit në infrastrukturë

Në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, Drejtoritë Rajonale të
ALUIZNI-t kanë
vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 9482,
datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa
leje”, nenin 27 “Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e objektit”,
pika “ç”
, si dhe me VKM nr.
411, datë 19.05.2010 i ndryshuar “Për kriteret procedurat dhe tipin e
formularit të lejes së legalizimit” Kreu I, pikën 1, germa “c”. Në kualifikimin
e objekteve informale, kanë dërguar pranë Bashkive në rang Qarku, vetëm
shkresën për llogaritjen e pagesës për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pa
marrë konfirmim mbi pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë për dalje me
vendim kualifikimi, duke krijuar një
mungesë konsiderueshme të ardhurash
në buxhetin e shtetit, konkretisht në Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t Tirana
nr. 2, Korçë, dhe Sarandë është konstatuar vlera
109,121,162
lekë nga mos pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Theksojmë se në
lidhje me këtë konstatim KLSH ka bërë propozim për ndryshim ligjor.

4)            
Mosrespektimi i afateve ligjore për procedurat e kualifikimit

Drejtoritë Rajonale e ALUIZNI-t nuk kanë respektuar afatin 60 ditor, për marrjen
e vendimit për kualifikimin ose shkualifikimin e praktikës së legalizimit nga
data në të cilën është mbajtur procesverbali i konstatimit në terren, veprime
këto në kundërshtim me VKM Nr. 280,
datë 01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të
zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në
lartësi, në ndërtime me leje”.

5)            

dosje nuk disponohet
dokumentacioni që pasqyron periudhën e
ndërtimit pa leje

Nga auditimet
është konstatuar që në dosje nuk disponohet dokumentacioni
që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje, pjesën e shtesës pa leje,
ndryshimet e sipërfaqeve të ndërtimit dhe kohën e ndërtimit, veprime në
kundërshtim me ligjin
nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin,
urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, si dhe VKM nr.
438, datë 28.06.2006 “Për
përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për
të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo”.

6)            
Legalizimi i objekteve pa respektuar distancat nga brigjet

Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve pa
respektuar distancat nga brigjet, ku
sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta
dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës
së lumit/detit me pak se 100 metrash,
veprime këto në
kundërshtim me
Ligjin
Nr. 8093, datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore”, si dhe VKM nr. 280, datë
01.04.2015 “Për përcaktimin e
kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar
ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje”.

7)            
Legalizimi i objekteve pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës

Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë
kryer legalizime të objekteve pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të
tyre, pa marrë më parë konfirmimin nga autoriteti ujit për respektimin e
distancave, veprime këto në kundërshtim me
ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 “Për
rezervat ujore”, dhe VKM nr. 280, datë 01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve,
të procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar ndërtime pa
leje, shtesa anësore dhe /ose në lartësi në ndërtimet me leje”, ndryshuar.

8)            
Legalizimi i objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e
urbane

Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë
kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e
Urbane, ku
sipas
dokumentacionit që ndodhet në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur,
rezulton se objektet ndodhen në distancë më të vogël se sa e lejon ligji, prej
buzës rrugës nacionale me pak se përcaktimet ligjore. Këto
veprime janë në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe
integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, VKM nr. 280, datë 1.4.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e
dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat
anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje”, VKM nr. 153, date
07.04.2000 “Për miratimin e rregullores
së zbatimit të Kodit Rrugor në Republikën e Shqipërisë”.

9)            
Legalizimi i objekteve pranë linjave dhe shtyllave të
tensionit të lartë

Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t
kanë kryer legalizime të
objekteve
pranë
linjave të tensionit të lartë dhe shtyllave së tensionit të lartë, veprime këto
në kundërshtim me
ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për
legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar,
si dhe VKM nr. 280, datë
01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të
zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në
lartësi, në ndërtime me leje”.

10)        
Ndryshimi i zërit kadastral pa marrë më parë konfirmimin nga autoritet
kompetente

Sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela
ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, pemëtore,
pyll”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore
të tjera”, për të cilat nuk kanë gjetur zbatim nenet 10, 11, 14, të ligjit nr.
9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e
ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar dhe VKM nr. 515, datë 13.05.2009 e VKM nr. 589, datë 10.9.2014, “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit
faktik, në terren, të ndërtimeve pa leje/shtesave në ndërtimet me leje, të
organeve e të dokumentacionit, për propozimin e miratimin e zonave informale”
gjatë procedurave të legalizimit të objekteve informale”,
duke ndryshuar
zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”.

11)        
Legalizimi i objekteve në zonat arkeologjike dhe zonat
e mbrojtura mjedisore

Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t kanë kryer legalizime të objekteve në Zonën Arkeologjike “B”
dhe “A”,
brenda
zonës së mbrojtjes mjedisore “A” Parku Kombëtar i Butrintit, në kundërshtim me VKM nr. 280, datë 1.4.2015 “Për përcaktimin e
kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar
ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje” si
dhe ligjin
nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin,
urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar, nenin 27 dhe
VKM nr. 693, datë 10.11.2005 “
Për shpalljen kompleksit ligatinor të Butrintit- Park Kombëtar”, ndryshuar me
VKM nr. 134, datë 20.02.2013.

12)        
Legalizimi i objekteve në truall me statusin e territorit publik

Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t
kanë kryer legalizime të
objekteve

truall
me statusin e
territorit publik
në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2016 “Për legalizimin,
urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” ne
net 27 dhe 41 konkretisht: neni 27
“Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e objektit” pika d, neni 41 “Kriteret për legalizimin e
shtesave” pika 2 dhe 3.

Auditimet e kryera në ZVRPP

1)            
Administrimi
i praktikave dhe kërkesave në proces

 

Vonesat dhe zvarritjet e
praktikave në proces janë evidente në të gjitha zyrat e regjistrimit, përmendin
këtu auditimet e kryera në ZVRPP Tiranë, Kukës, Dibër, Gjirokastër, ku janë
konstatuar praktika të papërfunduara që prej 5 vitesh pa dhënë shërbimin e
faturuar, të cilat kanë sjellë si pasojë mungesën e transparencës së punës së
ZVRPP-ve ndaj publikut, mos administrimin në arkiv të dokumentacionit, mbajtjen
e praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata në kundërshtim e
ligjin nr. 9154, datë 6.1.1993 “Për arkivat”.

Nuk ka një
përcaktim të kryerjes së detyrave lidhur me përgatitjen e evidencave
informacionit në tërësi, shërbimit të IT dhe sidomos lidhur me trajtimin dhe
ndjekjen e kërkesave të qytetarëve, me mënyrën e marrjes së shërbimit të ofruar
qytetarëve nga kjo zyrë, si dhe lidhur me marrjen e opinionit të tyre për
cilësinë, afatin e shërbimit dhe sidomos lidhur me evidentimin tërësor,
raportimin e praktikave në proces evidentimin e afateve të zgjidhjes së tyre,
nxjerrjen e përgjegjësisë së zgjatjes dhe shkeljes së afateve, pra mungon
instalimi i Sistemit të Mekanizmave të Kontrollit të Brendshëm (SMKB), në
kundërshtim me ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe
Kontrollin”.

2)            
Regjistrimi i lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror

Nga ZVRPP-t janë pranuar e regjistruar leje ndërtimi objektesh mbi truall
shtetëror, me mangësi në formë e përmbajtje të dokumentacionin përbërës, duke
mos refuzuar e kthyer dokumentacionin e mangët, mos kërkuar ndaj Bashkive
zgjidhjen e marrëdhënies së truallit me pasojë detyrimet e rrjedhura nga vlera
e shitjes së truallit si dhe vlera e qerasë nga përdorimi dhe zënia me ndërtim
pa titull pronësie, për të cilat ZVRPP-t nuk kanë vendosur as barrë mbi pronë
mbi pasuritë ndërtimore të paktën në vlerën përkatëse të qirasë së përdorimit,
duke shkaktuar dëm ekonomik të konsiderueshëm për buxhetin e Bashkive.

3)            
Regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastral

Regjistrimi i pasurive me ndryshime të zërave kadastral pa
dokumentacionin përkatës pra pa kërkuar dokumentet për vlerësimin apo
kompetencën nga DAMT Qarkut, veprim në tejkalim të kompetencave të
regjistruesit dhe në kundërshtim me ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001”Për
krijimin e strukturave për mbrojtjen dhe administrimin e tokës bujqësore”
ndryshuar me ligjin nr. 10 257, datë 25.3.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa
në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, veprime këto që kanë sjellë si pasojë zhvlerësim
i paligjshëm i vlerës së aseteve, resurseve nga zbritja në kategori e zërit
kadastral, veprime këto me rezultate të pritshme evazioni, në ulje të vlerës së
detyrimit nga taksa vendore e tokës, taksë e cila diferencohet sipas kategorisë
së zërit kadastral.

4)            
Regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive
bujqësore

Regjistrimi në
Bashkëpronësi të paligjshme i pasurive bujqësore në
Kartelat
Pasurive të Paluajtshme
(KPP) të çelura nga
NJMP dhe pranuar e marrë në dorëzim nga ZVRPP-t,
për të cilat
nuk janë identifikuar e hapur KPP-të
përkatëse sipas sipërfaqeve përcaktuar në AMTP-të
, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, me ligjin nr. 9948, datë
07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të
pronësisë mbi tokën bujqësore”, veprime këto që kanë sjellë si pasojë lindjen e
bashkëpronësisë së pa ligjshme, pengesa e regjistrimit të pasurive nga
pamundësia e lëshimit të certifikatave të pronësisë qytetarëve kërkues me cenim
të së drejtës së pronësisë, në mënyrë të pa nevojshme, çuarjen e zgjidhjes së
problemit në gjykata, në vend të zgjidhjes në rrugë administrative nëpërmjet
ZVRPP, ZQRPP dhe DAMT-ve të NJQV-ve; pra humbje e kohës dhe shpenzime për
qytetarët pa shkak ligjor, rritjen e praktikave në proces, shteg për veprime të
paligjshme korruptive mbi pasuritë në KPP,
si dhe pamundësinë e mos konfirmimin e gjendjes juridike të pasurive të
kërkuara për verifikim e vlerësim të titujve, mos shkëmbimin e informacionit
nga ZVRPP për KVVTP Prefektit Qarkut.

5)            
Regjistrimi i sipërfaqeve të përbashkëta në ndërtimet e reja

Në regjistrimin e pasurive të llojit “pallat” nga firmat
ndërtuese,
nuk
është llogaritur e kërkuar dokumentacioni për arkëtim dhe shlyerje detyrimi për
regjistrimin e hapësirave të përbashkëta dhe tarifës së shërbimit R-11,
në kundërshtim me kërkesat e Ligjit Nr. 10 112, datë 09.04.2009 “Për
administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit.”,dhe Ligjin Nr. 33/2012, datë 29.04.2012 për regjistrimin e pasurive
të paluajtshme, neni 50, “Regjistrimi i mjediseve të përbashkëta në
ndërtesa”, veprime këto që kanë sjellë si pasojë shmangien e taksës së kalimit
të pronësisë nga shoqëritë ndërtuese, ndërkohë që apartamentet dhe njësitë e
shitura qytetarëve përfshijnë në çmimin dhe vlerën e këtyre ambienteve të
përbashkëta, kufizimi i veprimeve mbi pasuritë nga qytetarët për shkak të vendosjes
së kufizimeve mbi to.

6)            
Regjistrimi i pronave me mbivendosje

Nga ZVRPP-t nuk ka
një evidencë të saktë të pasurive me mbivendosje, mungon identifikimi,
raportimi, vendosja e një databaze, pasqyrimi në harta përkatëse si dhe ndjekja
e procedurave ligjore të pasurive të rezultuara me mbivendosje, njoftimin e
palëve të interesuara, orientimin drejt zgjidhjes gjyqësore, shpeshherë duke
stimuluar përparësinë jo reale nëpërmjet kundërshtimit të paligjshëm dhe
krijimit së vonesës së regjistrimit të parë,
veprime këto që kanë sjellë si pasojë përfitime të
dyfishta titujsh të paligjshëm pronësie nga mbivendosjet, duke stimuluar
përparësinë jo reale, mos ndjekur procedurat ligjore për zgjidhjen e
mbivendosjeve, trajtim të pabarabartë e favorizim të njërës palë, duke cenuar
paanësinë e ZVRPP, moszbatimin i afatit 1 mujor të Kodit të Procedurave Administrative,
mos nxjerrjen e urdhrit administrativ për refuzimin e regjistrimit, të pjesëve
të mbivendosura, krijimin problemeve sociale ndërmjet palëve.

7)            
Mos bërja e bilancit AMTP-LN, listave printim III dhe listave të
trojeve sipas kryefamiljarëve

Nga ZVRPP-t nuk është bërë bilanci AMTP-Libri i Ngastrave, Listave
Printim III, si dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve duke mos veçuar e regjistruar
“Shtet” sipërfaqen tepër mbi normë, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë
19.7.1991 “Për tokën”, me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për Regjistrimin e
Pasurive të Paluajtshme“ dhe me nenin 25 të ligjit nr. 33, datë 21.3.2012,
dekretin e Presidentit nr. 5747 datë 29.06.1978, si dhe Rregulloren nr. 184,
datë 08.04.1999, ndryshuar nr. 7,
datë 07.01.2000 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”,
veprime këto që kanë sjellë si pasojë përfitimin e padrejtë të pasurisë shtet
nga individët pa titull pronësie,
kryerja e transaksioneve dhe tjetërsimi i saj duke sjellë të ardhura të munguara dhe dëm ekonomik për buxhetin e
shtetit.

Përveç sa më sipër, theksojmë që nga KLSH administrohen çdo vit një
numër i konsiderueshëm
ankesash të ardhura nga qytetarë të ndryshëm (mesatarisht 300 ankesa në
vit) në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera
me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin
padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare, të
cilat janë shqyrtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm në një seksion të
veçantë në Raportet Përfundimtare të Auditimeve të ushtruara nga KLSH në
ALUIZNI apo ZVRPP. Vetë numri i madh i këtyre ankesave që qytetarët kanë
paraqitur dhe vazhdojnë të paraqesin në KLSH në lidhje me paligjshmërinë dhe
parregullshmërinë e veprimtarisë së ALUIZNI-eve dhe ZVRPP-ve tregon jo vetëm
për besimin që qytetarët kanë karshi KLSH-së dhe auditimeve të tij por edhe për
shkallën e lartë të paligjshmërisë dhe parregullshmërisë në këto institucione.