KLSH çon në prokurori babëzinë e Hipotekës Lushnje dhe Komisionit të Pronave në Maqellarë

496
Sigal

KLSH çon në
prokurori regjistruesin aktual, 4 ish-regjistrues dhe 5 specialistë të
Hipotekës Lushnje

 

Akuza:
Kanë kryer regjistrimin në mënyrë abuzive të një pasurie
prej 3000 m2,  pa marrë
konfirmimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave;  kanë regjistruar në mungesë të kontratave të
marrëdhënieve me truallin (kontratat e qirasë) dhe pa likuidimin total të
vlerës së objektit, duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në
shumën 61.912.800 lekë; janë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e
duhur tekniko ligjor

 Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të
auditimit nr. 812/1,  datë
24.08.2016,  ka audituar Zyrën Vendore të
Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Lushnjë, për periudhën 01.01.2014-
30.06.2016. Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të
dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për
përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin
e Kryetarit të KLSH-së me nr. 157, datë 24.12.2016,
të cilat janë
përcjellë në subjekt me shkresën nr. 812/19, datë 26.12.2016
. Nga auditimi u konstatuan një sërë
shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:

1.1 rast është regjistruar
pasuria “Ullishte” me  sipërfaqe 3000 m2,
bazuar në një vendim të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, i cili ka ardhur në
ZVRPP jo nga ATP, por dorazi nga aplikuesi. Megjithëse ky vendim përmban
mangësi thelbësore, nga ana e ZVRPP-së Lushnjë regjistrimi është bërë në mënyrë
abuzive, pa ardhur konfirmimi i vlefshmërisë së këtij akti nga ATP Tiranë, në
kundërshtim me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të
paluajtshme”. 

2. Nga auditimi në 2 zona kadastrale, u
konstatua se ishin kryer regjistrime të objekteve të përfituara nga ligji Nr.
7512, datë 10.08.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe
nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, në
mungesë të kontratave të marrëdhënieve me truallin (kontratat e qirasë) dhe pa
likuidimin total të vlerës së objektit, duke shkaktuar dëm ekonomik për
buxhetin e shtetit në shumën 61,912,800 lekë, në kundërshtim me Rregulloren e
Brendshme të ZQRPP nr. 184, datë 8.4.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme”.

3. Në 1 rast, rezultoi se është
regjistruar një pasuri, ndërtesë 138 m2, pa pasur origjinë pronësie
e leje ndërtimi, duke u bazuar vetëm në një vendim të Komitetit Ekzekutiv KP të
Qytetit nr.46, datë 29.09.1990, që bën fjalë për shpërndarje kredie bankare, pa
pasur dokumentacion ligjor pronësie për ndërtesën apo për truallin (leje
ndërtimi ose vendim gjykate para vitit 1991) në kundërshtim me përcaktimet e
bëra në nenin 193 të Kodit Civil, nenin 24, të ligjit 33/2012, rregulloren nr. 184,
datë 08.04.1999 dhe urdhrin nr. 1400, datë 25.10.2010.

4. Nga auditimi i regjistrimit të një
pasurie, rezultoi që nuk është bërë saktësimi i sipërfaqeve sipas librit
të  ngastrave (LN)/Aktit të marrjes së
tokës në pronësi (AMTP), duke përfituar më tepër një sipërfaqe prej 4063 m2.
ZVRPP-ja Lushnjë nuk i është drejtuar mbajtësit të parë të
titullit të pronësisë dhe komunës/bashkisë për të bërë saktësimin e plan vendosjes
sipas sipërfaqes së çdo pasurie të dhënë në AMTP, në papajtueshmëri me Ligjin
nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe UKM
nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës
publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në
Pronësi (AMTP)”.

5. Në tre raste të regjistrimit të
pasurive me sipërfaqe totale 74214 m2 “arë”, rezultoi që mungojnë
AMTP-të, duke ligjëruar në këtë mënyrë kryerjen e veprimeve absolutisht të
pavlefshme. Gjithashtu ZVRPP-ja, nuk i është drejtuar mbajtësit të parë të
titullit të pronësisë, bashkisë dhe DAMT-it, pranë këshillit të qarkut, me
kërkesën që, nëse disponojnë kopjen origjinale të AMTP-së, ta paraqesin në ZVRPP, veprim në papajtueshmëri me Ligjin
nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

6. Nga auditimi rezultoi se në katër raste
janë regjistruar pasuri në zbatim të Ligjit “Për Urbanistikën”, në mungesë dhe
pasaktësi të dokumentacionit tekniko ligjor, si: mungesa e studimit urbanistik
pjesor i miratuar dhe akti i kolaudimit të ndërtesave, vlera preventive e
objektit e ndryshme nga vlera e situacionuar, nuk ka përputhje të sipërfaqes së
sheshit të ndërtimit me sipërfaqen në pronësi, veprime në papajtueshmëri me
Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me
Ligjin nr 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të
ndërtimit”, të ndryshuar, me Ligjin nr.
8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën”, i
ndryshuar dhe me Ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për
planifikimin e territorit”, i ndryshuar.

7.5 raste, janë kryer pranime
të dokumentacionit dhe regjistrime të pasurive të paluajtshme me të meta dhe
mangësi, si: kërkesat e personave të interesuar nuk janë të regjistruar në
protokollin e ZVRPP Lushnje; mungojnë relacionet për verifikimin në vend të
kërkesave qytetare, të cilat duhej të dokumentoheshin me pagesën për këtë
qëllim;  nuk janë verifikuar elementët e
formës dhe të përmbajtjes së aktit administrativ.

Për
shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit
Gjyqësor Lushnjë për katër ish- Regjistruesit e ZVRPP-së Lushnjë E.B., B.K.,
S.K. e A.H., për 3 ish-specialistët D.L. ish-përgjegjës i sektorit të
regjistrimit, G.D. ish jurist dhe S.K. ish jurist, si dhe për 2 specialistët,
E.R. hartograf dhe A.Ll. hartograf, për konsumimin e figurës së veprës penale
të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.