KLSH bënë publik raportin mbi dëmet ekonomike të konstatuara gjatë auditimeve në vitin 2017

801
KLSH/ Performanca dhe impakti i veprimtarisë audituese i departamentit përgjatë vitit 2017

Zhvillohet analiza vjetore e Departamentit të Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore “Mbi performancën dhe impaktin e veprimtarisë audituese të departamentit përgjatë vitit 2017”.
Më datë 26 Janar 2018, në ambientet e reja të Kontrollit të Lartë të Shtetit u zhvillua analiza vjetore e Departamentit të Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, analizë e realizuar në zbatim të urdhrit të Kryetarit te KLSH-se nr. 07 datë 16.01.2018 “Për kryerjen e analizave vjetore të Veprimtarisë së Departamenteve të KLSH-së për vitin 2017”.

Analiza e Departamentit u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i KLSH-së zj. Manjola NAÇO, dhe Drejtuesit e Departamentit të Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, Drejtori i Departamentit dhe Kryeaudituesi. Raporti i veprimtarisë u mbajt nga Drejtori i Departamentit z. Xhafer Xhoxhaj, i cili bëri një përmbledhje të shkurtër të veprimtarisë audituese, duke u përqendruar kryesisht në objektivat e paracaktuara për vitin 2017, plotësimin e programit vjetor të auditimit, rezultatet e tyre të shprehura në rekomandime për përmirësim e gjendjes dhe kryesisht, masat organizative, ato administrative dhe disiplinore, masat për shpërblimin e dëmit së bashku me vlerën e tyre, por dhe kallëzimet penale. Në raport u theksua se auditimet e kryera kanë pasur për qëllim që nëpërmjet gjetjeve dhe rekomandimeve të lëna në përfundim të çdo auditimi të minimizojnë deri në eliminim të parregullsive duke dhënë ndikim pozitiv në përmirësimin e punës të subjekteve të audituara. Gjithashtu u trajtua veprimtaria e audituesve të departamentit në drejtim të auditimeve të “Përputhshmërisë” dhe auditimeve “Financiare” por dhe shqyrtimit të kërkesë-ankesave, pjesëmarrje në trajnime, cilësinë e auditimit, dhe zbatimin e kodit etik. Në raport u theksua se krahas rezultateve pozitive, ndër auditimet e kryera përgjatë vitit 4 janë auditime jo cilësore dhe që nuk kanë arritur pritshmërinë sipas vlerësimit të riskut, duke u vlerësuar dobët nga kryetari i KLSH dhe konkretisht Bashkitë: Pukë, Ura- Vajgurore, Delvinë dhe Prefektura Durrës. Për vitin 2017 nga 42 auditime të programuar/planifikuar janë realizuara dhe evaduara 42 auditime. Përgjithësisht auditimet kanë mbuluar periudhën e aktivitetit 2-4 vjeçare (viti 2013 deri Qershor 2017), ku krahas 32 bashkive janë mbuluar me auditim (me zgjedhje) rreth 120 Njësi Administrative (ish-Komuna), kryesisht për aktivitetin financiar, prokurimet publike, taksat dhe tarifat vendore, administrimin e aseteve etj. Më konkretisht janë audituar 32 Bashki nga të cilat 5 bashki të mëdha dhe 27 bashki të mesme e të vogla, 5 Prefektura, 3 Ndërmarrje Varësie, 1 auditim Tematike, si dhe 1 auditim mbi zbatimin e rekomandimeve. Të ndara sipas llojit auditimet paraqiten: 29 auditime të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare, 7 auditime Përputhshmërie (Pilot), 5 auditime financiare, 1 auditim tematik, si dhe 1 auditim “Mbi zbatimin e rekomandimeve për 8 subjekte të evaduara për tremujorin IV 2016. Në mënyrë të përmbledhur, për të gjitha subjektet janë rekomanduar 604 masa organizative, 438 masa për shpërblim dëmi në vlerën prej 1 miliard lekë dhe shpenzime jo në përputhje me 3-E në vlerën prej 3 miliard lekë, si dhe 870 masa disiplinore dhe administrative.

• Lidhur me dëmin ekonomik të konstatuar, masa e dëmit ekonomik dhe të ardhura të munguara, ose shpenzimet jo në përputhje me 3-E-të, janë në vlerën prej 5.4 miliard lekë, nga të cilat 1 miliard lekë i përket dëmit ekonomik të konstatuar në 29 subjekte, 3 miliard lekë të ardhura të munguara, kryesisht në fushën e tatim taksave, aseteve dhe urbanistikës, 108 milion lekë për shpenzime korrente si paga, vendime gjyqësore etj, si dhe për shpenzime jo në përputhje me 3-E-të dhe impakt negativ vlera 1,3 miliard lekë.

• Sipas fushave përkatëse dëmi i konstatuar ndahet në: 431 milion lekë në fushën e prokurimeve publike (161 milion në shkelje të procedurave dhe 270 milion në zbatimin e punimeve), 361 milion lekë në administrimin e aseteve, 131 milion lekë fushën e administrimit të taksave dhe tarifave vendore, 67 milion lekë në pagesa të kundërligjshme për shpenzimet operative, 36 milion lekë në sistemin e pagave, shpërblime dhe sigurime shoqërore dhe 9 milion lekë në zërin të tjera.

• Janë rekomanduar 604 masa organizative; 870 masave disiplinore dhe administrative, nga të cilat: 221 masa disiplinore për punonjës me status nëpunësi civil, 277 masa për punonjës me kodin e punës, si dhe 372 masa administrative në kompetencë, IMTV, Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe APP (APP deri më 31.12.2017 ka vendosur dënim me gjobë për 241 persona në vlerën 26,820,000 lekë).

• Janë bërë 17 kallëzime penale, për 57 persona, 14 subjekteve të audituara me efekte financiare, të shprehura në dëm ekonomik me vlerë 97 milion lekë; 11 indicie për kallëzim penal për mbi 30 persona, dhe 2 vlerësime për kallëzim penal, të cilat i janë dërguar organit prokurorisë. Kryesisht kallëzimet janë bërë për konsumimin e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” neni 258, të Kodit Penal.

• Janë trajtuar gjatë procesit auditues 57 kërkesë/ankesa, nga të cilat 20 për çështje të administrimit financiar dhe prokurimeve, 18 në fushën e administrimit të aseteve dhe 19 për çështje të ndryshme, nga të cilat 5 kanë rezultuar të drejta, 27 kanë rezultuar jashtë kompetencave dhe 7 kanë rezultuar të pa drejta.

• Gjatë vitit 2017 Departamenti ka treguar kujdesin dhe përkushtimin e duhur, që në zbatim të standardeve të marrë pjesë në mënyrë sistematike në të gjitha trajnimet e realizuara nga KLSH, por dhe institucione të tjera brenda vendit apo edhe jashtë. Gjatë vitit janë kryer edhe trajnime të zhvilluara nga auditues me eksperiencë në departament, ku janë bërë prezent eksperiencat e tyre në auditim dhe problematikat ligjore për secilën fushë auditimi që mbulon departamenti.

• Është plotësuar objektivi duke realizuar mesatarisht 20 ditë trajnime për secilin auditues në fushat si Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli, Materialiteti dhe Risku, Auditimi i Prokurimeve Publike, Auditimi i Menaxhimit të Aseteve etj. Kujdes është treguar veçanërisht për trajnimin e audituesve të rinj, duke arritur objektivin e 25 ditë trajnimi/vit si dhe duke i përfshirë në grupe pune me auditues me eksperiencë në auditim.

• Audituesit e Departamentit mbështetur në standardet ISSAI për komunikimin me publikun e gjerë dhe me qëllim rritjen e transparencës, kanë qenë të pranishëm me artikujt e tyre në median e shkruar, nëpërmjet 11 shkrimeve në gazeta të përditshme.

Pas prezantimit të punës të Departamentit, fjalën e mori Drejtori i Përgjithshëm zj. Manjola Naço, e cila përgjithësisht u përqendrua në një përmbledhje të problematikave të hasura gjatë evadimit të materialeve të auditimit, punën e bërë për korrigjimin e tyre dhe masat që duhen marrë për eliminimin përgjatë vitit 2018. Zj. Naço, vuri theksin në mirë zbatimin e Rregullores së re të Procedurave të Auditimit në KLSH nr. 107, datë 07.08.2017, në drejtim të standardizimit dhe unifikimit të procedurave të auditimit për të gjithë audituesit e vjetër dhe veçanërisht për audituesit e rinj, por dhe për zbatimin me profesionalizëm dhe objektivitet të standardeve ndërkombëtare të auditimit dhe veçanërisht manualeve për auditimin financiar dhe të përputhshmërisë. Po ashtu një rëndësi të veçantë zj. Naço tregoj për hartimin nga secili grup auditimi të analizës së riskut, me qëllim hartimin e programeve të auditimit vetëm për ato fusha të cilat paraqesin risk në auditim. Më pas fjalën e morën disa auditues me përvojë por dhe të rinj (Qemal Shehu, Kristaq Gjurgjaj, Ryisim Xhaja, Jonild Hoxhaj, Berti Meçe, Albert Thoma, Xhein Xhindoli dhe Gerti Hekurani).

-Audituesi i Lartë Jonild Hoxhaj, prezantoi temën “Auditimi i Investimeve Publike, fenomenet e Bashkisë Sarandë dhe Kukës”.
-Audituesi i Lartë Kristaq Gjurgjaj, prezantoi librin “Dokumentet e Këshillit Kontrollues 1925-1939” marrë nga botimi i kolanës të KLSH, seria 14/2017/81.
-Audituesi i Lartë Ryisim Xhaja, prezantoi temën “Kontratat Partneritet Publik Privat dhe Auditimi i Performancës” marrë nga botimi i kolanës të KLSH, seria 11/2017/78.
-Audituesi i Lartë Albert Thoma, prezantoj temën “Auditimi i zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së”.
-Audituesi i Parë, Berti Meçe prezantoj temën “Një vështrim i përgjithshëm mbi Gjykatën Evropiane të Audituesve” dhe “Problematika nga auditimi në Bashkinë Tropojë”.
-Audituesit e rinj Xhein Xhindoli dhe Gerti Hekurani, referuan temat “KLSH dhe Mediat Vizive/Shtypi i shkruar” dhe temën “Problematika nga auditimi në Bashkinë Himarë”.
Në fund u prezantuan objektivat e departamentit për vitin 2018 nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Departamentit.
Sigal