KLSH/ Alfred Zylfi: Vjen në Tiranë bashkëpunimi rajonal i SAI- ve në auditimin e performancës

611

….“KLSH është
përpara një sfide të fortë për ta përqendruar punën tek auditimi i
performancës, pse ai i shërben vlerësimit të përgjegjshmërisë publike.”……

                                                          
                                         Bujar
Leskaj

Kryetar
i Kontrollin të Lartë të Shtetit

 

Sigal

Auditimi i performancës ka qenë një nga sfidat e Kontrollit të Lartë të
Shtetit në këtë mandat, sepse që në krye të herës e në vijim ai është në qendër
të vëmendjes të planeve audituese të tij dhe në një proces integral e
zhvillimor të vazhdueshëm, ku një rëndësi të veçantë i ka kushtuar
bashkëpunimit me institucionet homologe i cili ka ardhur në rritje të
vazhdueshme e sintetizuar edhe nëpërmjet auditimeve të përbashkëta të
performancës.

Në kuadër të kësaj risie nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të KLSH-së zotit Bujar Leskaj është dhe angazhimi i auditimit
të përformancës në projekte rajonale të përbashkëta ku veçojmë (PPA I) i
përfunduar me sukses, duke i hapur rrugë angazhimit në projektin e dytë (PPA II).
 Në vijim të punës së tij ky projekt mblodhi
në Tiranë nga data 13-16 Dhjetor përfaqësuesit e KLSH si dhe të SAI –ve të
vendeve Kosovë, Bosnjë – Hercegovina, Serbi, Mali i  Zi, dhe Republikës së Maqedonisë për të
diskutuar mbi vijueshmërinë e procesit auditues të përbashkët të auditimit të
prokurimit publik dhe eksperiencave të çdo vendi pjesëmarrës.

Takimi u përqendrua në përcaktimin e kritereve të auditimit të procedurave
të prokurimit publik si qëllim për të arritur rezultate pozitive në përfitimin
e:

·        
çmimeve më të ulëta të prokurimit,

·        
sasisë dhe cilësisë më e mirë të
mallrave dhe shërbimeve për të njëjtin çmim,

·        
përpunimit të shpejtë të procedurave të prokurimeve,

·        
mallrave dhe shërbimeve në kohë,

·        
mallrave dhe shërbimet që janë të
nevojshme nga ana e përdoruesit,

·        
drejtësisë dhe mundësive të barabarta
për të gjithë konkurrentët pjesëmarrës,

·        
etj.

KLSH solli eksperiencat e tij ku vuri në dukje shumë
raste të shkeljeve të konstatuara nga auditime të ndryshme financiare të kryera
në subjekte dhe kohë të ndryshme nga ana e tij. Kryesisht u përqendruam në
auditimin e performancës  i cili ka si qëllim
që ti shikojë më thellë rreziqet ose  problemet që ndikojnë në kryerjen me rregullsi
të procedurave të prokurimit publik. Nëpërmjet këtij auditimi ne do të
kërkojmë  zbatimin e rregullave për prokurimet
e mallrave, të punëve dhe të shërbimeve nga autoritetet kontraktore me fokus
kryesor:

a) rritjen e
efiçencës dhe efikasitetit të procedurave të prokurimit publik, të kryera nga
autoritetet kontraktore;

b) sigurimin e
mirë përdorimit të fondeve publike dhe të uljen e shpenzimeve procedurale;

c) nxitjen
e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;

ç) nxitjen
e konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;

d) sigurimin e një
trajtimi të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë,
pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik;

dh) sigurimin e
integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e prokurimit publik.

Ne synojmë tu shpjegojmë dhe rekomandojmë
autoriteteve përgjegjëse të shqyrtojnë pengesat aktuale, në qoftë se ata duan
për të përmirësuar performancën duke:

1)      verifikuar
prezencën e tyre,

2)      gjetur
se ku performanca është e dobët

3)      pse parregullsitë
ndodhin apo kanë ndodhur,

4)      a janë
parregullsitë gabimi njerëzor dhe a është kjo një praktikë e parregullt apo
është shkaktuar nga kuadri i përgjithshëm rregullator?.

Përmirësimi i
procedurave të prokurimit publik
ka si qëllimin të sigurojë që fondet
publike të përdoren në mënyrë transparente, efikase dhe që autoritetet
kontraktore ti japin llogari publikut për veprimet e tyre. Parimet bazë janë
konkurrenca, trajtimi i barabartë, mos diskriminimi dhe transparenca, me qëllim
kryerjen në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe efektive të procedurave të
prokurimit publik ku si mallrat dhe shërbimet të kontraktohen me çmimet më të
mira të mundshme duke mos rrezikuar cilësinë e tyre.

Me gjithë ndryshimet e sheshta ligjore dhe punën e
bërë deri më sot, në përmirësimin e procedurave të prokurimit për minimizimin e
abuzimeve ato vazhdojnë të ndeshet me problematikat, që kanë të bëjnë me;

·        
Ndryshimet e
shpeshta të ligjit të  prokurimit publik
dhe procedurave të zbatimit;

·        
mënyrën e
përdorimit të legjislacionit, përcaktimin e fushës dhe përgjegjësisë;

·        
kompetencat, vendimmarrjen dhe
bashkëpunimin ndërmjet midis institucioneve;

·        
përcaktimit i
llojit të procedurës së prokurimit dhe arsyet për zbatimin e saj;

·        
mënyrat  dhe proceduar e ndjekura në vlerësimin
dokumentar;

·        
mungesën e
transparencës në procedurat e prokurimit publik;

·        
krijimin, funksionimin e duhur të
njësive të prokurimit, mungesa e personelit të nevojshëm dhe kapacitetet e
tyre;

·        
mungesa e ekspertizës në planifikimin dhe
kryerjen e procedurave të tenderimit;

·        
mungesën e mjeteve dhe te burimeve
financiare për zhvillimin cilësor të procedurave të prokurimit në krijimin e
kushteve për njësitë e prokurimit në vartësi të kërkesave që nevojiten sipas
llojit të e mallrave apo shërbimeve që do të kontraktohen; 

·        
menaxhimin e
sistemit të prokurimit elektronik, si dhe rritjen e kapaciteteve të këtij
sistemi;

·        
me llogaritjen e kostove, humbjeve dhe përfitimeve
sipas llojeve të procedurave të prokurimit;

·        
ndryshimet e shpeshta punonjësve të
njësive të prokurimit;

·        
trajnimin e aftësimit profesional të
punonjësve në përfitimin e përvojave të reja profesionale, duke ndarë dhe
përvojën e tyre; etj. 

Në këtë
këndvështrim ne theksuam se kriteret për Auditimin e Performancës në këtë
auditim dhe në përgjithësi nuk mund të bazohen në citate të thjeshta të
përkufizimeve të paraqitura në ligj, apo nga dokumentet e politikave ligjore,
por ato duhet të shkojnë më thellë duke marrë aspekte të ndryshme dhe të
mundshme apo “skenarë”  të
ndryshme të realitetit çka do të ishte më e lehtë për tu ndjekur dhe për të
bërë të mundur vendosjen e gjetjeve në mënyrë logjike, duke i mbështetur me
konkluzione dhe duke e bërë më të qartë terrenin për rekomandimet të cilat
duhen adresuar në mënyrë që të forcohet përputhshmëria me rregullat dhe
efikasitetin e procedurave të prokurimit të prokurimit. Me pak fjalë auditimet
e performancës në përgjithësi janë si konsulent, inovatorë apo
“modernizues”, në krahasim me auditimet financiarë të cilët janë më
konservatorë. Synimi i këtij lloji auditimi bashkëkohor, i cili tashmë në KLSH është,
institucionalizuar, ligjëruar dhe rregulluar me Udhëzuesit e Manualet e tij, është
përmirësimi i eficensës dhe efektivitetit në shërbimet publike që i ofrohen
taksapaguesit shqiptar, duke ekonomizuar njëkohësisht përdorimin e fondeve
publike. 
Gjithashtu do të
verë në pah anët pozitive dhe negative të kryerjes së procedurave të prokurimit
publik si
një përpjekje e angazhim profesional, për të  garantuar dhe ndihmuar
gjithë sistemin e prokurimit publik.  Sot
sfida në hartimin e procedurave sa më efikase të prokurimit publik qëndron në
rritjen e transparencës, besimit dhe shmangies së abuzimeve sepse në shumë
raste performanca e prokurimit publik matet vetëm me shifra, por harrojmë se
mënyra sesi kontraktorët realizojnë prokurimin e mallrave, punëve dhe
shërbimeve reflekton qasjen sociale në shërbim të qytetarit dhe operatorëve
ekonomikë.

 

                                                                                                            Alfred ZYLFI

Auditues
Kontrolli i Lartë i Shtetit