KLSH: 130 miliardë lekë abuzime, ja institucionet

707
Sigal

104.4 milonë euro ose 130.108,801.000 lekë ( të vjetra)të konstatuara gjatë kontrollit Janar-Korrik 2018

KLSH: Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore: 2015-2017, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit. Ja ministritë, bashkitë dhe institucionet që kanë bërë masakër me paratë e taksapaguesve Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë periudhës; janar – qershor 2018 ka vijuar të trajtojë me korrektesë dhe profesionalizëm letrat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët në çdo rast kanë marrë përgjigje, edhe kur çështja e ngritur prej tyre ka qenë jashtë kompetencave të Institucionit. Megjithatë, edhe në këto raste KLSH i ka orientuar qytetarët, nëpërmjet përgjigjeve zyrtare se cilit institucion duhet t’i drejtohen për të marrë përgjigje për shqetësimet e tyre. Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2018, KLSH ka trajtuar 264 letra dhe ankesa, nga të cilat 96 jashtë kompetencës dhe juridiksionit të institucionit. Nga 168 ankesa në kompetencë të KLSH, 77 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënën përgjigje, ndërsa 91 janë në proces verifikimi. Për periudhën janar – qershor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka planifikuar 115 auditime dhe ka filluar sipas planit 115 të tillë nga të cilët: 54 auditimet e evaduara janë të detajuara si më poshtë: 11 janë auditime përputhshmërie; 8 auditime financiare; 33 janë auditime rregullshmërie dhe përputhshmërie; dhe 2 janë auditime IT. Pjesa tjetër prej 27 auditime janë në proces evadimi dhe 34 auditime në proces.

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar: Shkeljet me dëm ekonomik

Në fushën e shpenzimeve

  1. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë ose 30.8 milionë euro.
  2. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 9,240,178 mijë lekë, afërsisht 73.6 milionë euro nga e cila: 2,777,894 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 22.1 milionë euro dhe 6,462,284 mijë lekë afërsisht 51.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 13,108,801.000 lekë ose afërsisht 104.4 milionë euro.

Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, në vlerën e përgjithshme prej 21. 966.000 lekë, janë konstatuar në institucionet:

  1. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 3,868,623.000 lekë ose 30.8 milionë euro.
  2. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 9,240,178 mijë lekë, afërsisht 73.6 milionë euro nga e cila: 2,777,894 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 22.1 milionë euro dhe 6,462,284 mijë lekë afërsisht 51.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 13,108,801.000 lekë ose afërsisht 104.4 milionë euro.

Përmbledhja e auditimeve të ushtruara nga KLSH

Në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 520,835.000 lekë, konstatuar në institucionet:

Subjektet e audituara Vlera (në lekë)

Bashkia Këlcyrë 37.385.000

Bashkia Vlorë 29.372.000

Bashkia Fier 27.300.000

Bashkia Konispol 25.100.000

Bashkia Lezhë (ish komunat) 18.995.000

Bashkia Belsh 11.404.000

Hekurudha sh.a 9.079.000

Bashkia Mallakastër 8.156.000

ALUIZNI Vorë-Kamëz 5,981.000

Ministria e Kulturës 2,486.000

ALUIZNI Fier 2.336.000

Bashkia Prrenjas 2.274.000

Spitali Universitar i Traumës 910.000

Bashkia Kuçovë 873.000

Këshilli i Qarkut Berat 331.000

Bashkia Rrogozhinë 190.000

Totali (në mijë lekë) 210,871.000

Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 167,741. 000 lekë, konstatuar në institucionet.

Porti Detar Vlorë sh.a., në vlerën 7.169.000 lekë, si pasojë e mos vendosjes së penaliteteve për shtyrjen e afateve kontraktuale për përfundimin e punimeve me 30 ditë.

Bashkia Prrenjas, në vlerën 1.416.000 lekë, si pasojë e pagesave (shpërblime) për vendimet gjyqësore për largime pa të drejtë nga puna.

ALUIZNI Vorë – Kamëz, në vlerën 1.879.000 lekë, si pasojë e diferencave të pagesave për truall për objektet e legalizuara.

Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vlerën 156.969.000 lekë, nga të cilat:

  • 465.000 lekë, si pasojë e likuidimeve më tepër nga mos reflektimi i çmimeve të ulura të barnave në kundërshtim me pikën nr.7 të VKM nr.380 datë 25.05.2016;
  • 453.000 lekë, si pasojë e mos përfshirjes së vlerës për 2045 seancave dializë për pacientë të cilët tejkalonin 13 seanca/muaj përfituar padrejtësisht prej 2 spitaleve privatë “H.S” dhe “A.S”;
  • 000 lekë, si pasojë e pagesave të barnave me formë-dozë mbi përcaktimet në Listën e Barnave të Rimbursueshme (LBR);
  • 000 lekë, si pasojë e penaliteteve të pazbatuara për furnitorin për shkelje të afatit të lëvrimit të mallrave.

Universiteti Fan S. Noli Korçë, në vlerën 308.000 lekë, si pasojë e përllogaritjeve jo të sakta të dietave për udhëtime jashtë shtetit dhe likuiduar pa dokumentacionin e plotë, të pa nënshkruar rregullisht.

Në sektorin e doganave, në vlerën e përgjithshme prej 591,350 mijë lekë konstatuar në institucionet:

Dega e Doganës Vlorë në vlerën 82,679.000 lekë, nga të cilat:

-74.194.000 lekë, si pasojë e mos llogaritjes saktë e elementëve të vlerës doganore që lidhet me vlerësimin doganor të shpenzimeve të transportit për qëllime doganore.

-6.150.000 lekë, si pasojë e mosrespektimit të afateve dhe sasive autorizuese që lidhen me veprimtarinë e operatorëve ekonomikë, që janë autorizuar të operojnë në fushën e regjimeve doganore ekonomike të përpunimit aktiv dhe pasiv.

2.335.000 lekë, si pasojë e nxjerrjes së vendimeve administrative për shkeljet në fushën doganore jo në përputhje me përcaktimet e nenit për “Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë,

Dega e Doganës Rinas, në vlerën 4,447.000 lekë, nga të cilat:

-3.744.000 lekë, si pasojë e rillogaritjes jo saktë të elementëve të vlerës doganore për efekt

taksimi doganor që lidhen me vlerësimin doganor të shpenzimeve të transportit, të vlerës së

mallrave dhe përputhshmërisë së klasifikimit tarifor të mallrave.

-703.000 lekë, si pasojë e vendimeve administrative të nxjerra gjatë vitit ushtrimor 2016 dhe

2017 jo në përputhje me Ligjin nr.8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së

Shqipërisë”.

Dega e Doganës Fier, në vlerën 504.224.000 lekë, nga të cilat:

-276. 970.000 lekë, keq-klasifikimi kodit tarifor të artikujve me pasojë shmangien e detyrimeve

doganore dhe shqyrtim jo si duhet të vlerës doganore të mallrave dhe shpenzimeve të transportit;

-196.973.000 lekë, si pasojë e mos përllogaritjes së detyrimeve për akcizën si dhe mos plotësimit nga ana e subjekteve të detyrave të lëna lidhur me eliminimin e mangësive dhe problematikave të konstatuara nga kontrollet.

-15.367.000 lekë, si pasojë rezultojnë detyrime të akcizës të pa paguara si dhe procesverbal i mbajtur pa përllogaritur detyrimet e akcizës.

-13.898.000 lekë, si pasojë e vendimeve administrative të marra për shkeljet në fushën doganore jo në përputhje me përcaktimet e nenit 250,256,258 dhe 275 të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i RSH”.

-1.013.000 lekë, si pasojë e mos mbajtjes së procesverbaleve për “shkeljet doganore” lidhur me shkeljet nga ana e subjekteve për afatet për mbylljen e regjimeve.

Shkelje, pagesave më tepër në paga.

Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 395 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga.

Bashkia Belsh, në vlerën 181 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga.

Universiteti Fan S. Noli Korçë, në vlerën 1,551 mijë lekë, si pasojë e përfitmit padrejtësisht të pagave dhe shpërblimeve për anëtarët e Bordit të Administrimit.

Bashkia Vlorë, në vlerën 45 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e të ardhurave në vlerën 2.777.894.000

Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 103,695 mijë lekë, si pasojë e mos fillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mos arkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave.

Bashkia Belsh, në vlerën 99,810 mijë lekë, si pasojë e mos verifikimit të ligjshmërisë dhe procedurave të qiradhënies së tokave bujqësore (ankandet, vendimet e bordit, etj), në lidhje më kultivimet dhe mirëmbajtjen e këtyre tokave.

Bashkia Përrenjas, në vlerën 1,456 mijë lekë, si pasojë e mos lidhjes së kontratës së qirasë për objektet pronë e bashkisë.

KESH sh.a, në vlerën 94,108 mijë lekë, si pasojë e reduktimit të kapacitetit energjetik për HEC “Vau i Dejës”, për shoqërinë “KESH” sh.a. për periudhën prill – dhjetor 2017 në sasinë11,914 Mwh si dhe ka mosmarrëveshje ndërmjet shoqërisë “KESH” sh.a dhe shoqërisë “E.. A..” sh.a në lidhje me dëmshpërblimin e dis-balancave të energjisë elektrike referuar Kontratës për Koordimin e Kaskadës

(CCA, e ardhur si pasojë e veprimeve dhe mos veprime të ERE dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mos zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje).

Porti Detar Vlorë sh.a., në vlerën 518 mijë lekë, si pasojë e vendosjes së tarifës së reklamave në mospërputhje me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës.

ZVRPP Elbasan, në vlerën 130,487 mijë lekë, nga të cilat:

83,953 mijë lekë, si pasojë e mos nxjerrjes së urdhrit për kufizimin e pasurive të regjistruara dhe mos përcaktimit të marrëdhënieve të pronësisë së truallit.

41,077 mijë lekë, si pasojë e mos regjistrimit të sipërfaqeve të përbashkëta të pallateve dhe nga tjetërsimet e legalizimit të ish-ndërtesave shtetërore

ZVRPP Malësi e Madhe, në vlerën 42,363 mijë lekë, si pasojë e regjistrimeve të pasurive të paluajtshme sipas AMTP-ve personave që nuk janë përfitues të tokave.

Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vlerën 88,867 mijë lekë, nga të cilat:

75,709 mijë lekë, si pasojë e mos ri-investimit të fondit rezervë në bono thesari me gjithë maturimin e tij nga investimi i kaluar;

13,158 mijë lekë, si pasojë e mos evidentimit të origjinës së tepricave, të pajustifikuara me dokumentacion gjatë kontrolleve të kryera, ku vlera e shitjeve të padeklaruara sjell shmangie të tatimit mbi fitimin, në masën 15% të vlerës së padeklaruar të shitjes të mallrave (barnave).

Spitali Universitar i Traumës, në vlerën 2,467 mijë lekë, si pasojë e mungesës së dokumentacionit, si leja ndërtimore apo kontratë, në lidhje me ndërtimin mbi ambientet ekzistuese të spitalit dhe ndërtimit të një ure lidhëse ndërmjet subjektit “S.A” dhe SUT me sipërfaqe 45m2.

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, në vlerën 4,101 mijë lekë, si pasojë e ushtrimit të veprimtarisë pa leje mjedisore dhe leje të tipit III.1.B gjatë asgjësimit të mbetjeve spitalore.

Ujësjellës Kanalizime Korçë, në vlerën 112,078 mijë lekë, si pasojë e mos llogaritjes së detyrimeve të bashkisë Korçë duke mos ju përmbajtur marrëveshjes së projektit kanalizimi “Korça IV-2008”.

Bashkia Vlorë, në vlerën 482,206 mijë lekë nga të cilat:

244,945 mijë lekë, si pasojë e mos lidhjes së kontratës së qirasë për objektet pronë e bashkisë.

237,261 mijë lekë, si pasojë e mos aplikimit saktë të tarifave vjetore për sipërfaqet pyjore dhe kullosore të dhënë më qira për ushtrimin e aktivitetit për qëllime biznesi në territor joproduktive.

Bashkia Lushnjë, në vlerën 460,870 mijë lekë, si pasojë e mos vjeljes dhe arkëtimit të detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore nga bizneset private.

 Bashkia Lezhë, në vlerën 161,604 mijë lekë nga të cilat:

154,404 mijë lekë, si pasojë e mos vjeljes dhe arkëtimit të detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore nga bizneset private.

7,200 mijë lekë, si pasojë e mos pagesës së gjobave të vendosura nga IMTV.

Bashkia Fier, në vlerën 143,035 mijë lekë, si pasojë e mos vjeljes dhe arkëtimit të detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore nga bizneset private.

Bashkia Kuçovë, në vlerën 62,146 mijë lekë, nga të cilat:

50,946 mijë lekë, si pasojë e mos pagesës së vlerës së qirasë dhe kamat vonesave në masën 1% në ditë të cilat janë parashikuar në kontratat e lidhura ndërmjet palëve gjatë periudhës 2009-2013 për dhënien me qira të tokave bujqësore të pandara;

11,200 mije lekë, si pasojë e mos pagesës së gjobave të vendosura nga IMTV.

 Bashkia Këlcyrë, në vlerën 37,803 mijë lekë, si pasojë e mos vjeljes dhe arkëtimit të detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore nga bizneset private.

Bashkia Konispol, në vlerën 35,460 mijë lekë, si pasojë e mos vjeljes dhe arkëtimit të detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore nga bizneset private.

Bashkia Lezhë (ish komunat), në vlerën 18,963 mijë lekë, si pasojë e mos vjeljes dhe arkëtimit të detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore nga bizneset private.

ALUIZNI Durrës, në vlerën 90,148 mijë lekë, si pasojë e kualifikimit të objekteve informale pa marrë konfirmimin dhe vërtetimet mbi llogaritjen e likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Drejtoria Rajonale e Mjedisit Berat, në vlerën 28,500 mijë lekë, si pasojë e mos aplikimit të gjobës

për 61 subjekte, të cilat nuk plotësojnë kushtet e lejes dhe të vetë-monitorimit, në kundërshtim me nenin 29. pika b(ii) të Ligjit nr. 10488 datë 14.07.2017 “Për lejet e mjedisit”.

Drejtoria Rajonale e Mjedisit Korçë, në vlerën 1,011 mijë lekë, si pasojë e mos aplikimit të gjobës për subjektet të cilat nuk plotësojnë kushtet e lejes mjedisore.

 ALUIZNI Lushnjë, në vlerën 21,827 mijë lekë, si pasojë e mos llogaritjes së taksës së infrastrukturës.

ZVRPP Tiranë, në vlerën 60,663 mijë lekë, si pasojë e mos zbatimit të kërkesave ligjore lidhur me regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta dhe arkëtimin e kësaj takse.

ZVRPP Fier, në vlerën 6,133 mijë lekë, si pasojë e llogaritjeve jo të sakta të taksës së ndërtimit për

objektet e legalizuara dhe si pasojë e mos zbatimit të akteve nënligjore për taksën e sipërfaqeve të përbashkëta të objekteve të regjistruara me leje ndërtimi dhe leje legalizimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit

Opinion i kualifikuar:

Nga auditimi mbi përputhshmërinë, sa i takon shkallës së zbatueshmërisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, Tiranë, të rregullave, ligjeve dhe rregulloreve, politikave, kodeve të

vendosura apo termave dhe kushteve, mbi të cilat është rënë dakord (kriteret e auditimit të përputhshmërisë), u evidentuan disa devijime nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi (kriteret), që nën gjykimin profesional të audituesit të pavarur nuk janë materiale për nga sasia, por janë materiale për nga konteksti. Nga auditimi i përputhshmërisë, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, ISSAI 400, Rregulloren e Procedurave të Auditimit të KLSH dhe në Manualin e Auditimit të Përputhshmërisë së KLSH-së, i kryer në DPRMSH, u konstatuan devijime/shkelje nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi, të rëndësisë materiale për të cilën japim opinion të kualifikuar.