KLP shkrin sot Krimet e Rënda, 16 prokurorë transferohen në rrethe

546
Sigal

 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të transferojë prokurorët e Krimeve të Rënda që nuk janë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

krimet-e-renda

Prokuroria ku do të transferohen, do të caktohet gjatë mbledhjes që pritet të zhvillohet ditën e sotme. Ndërkohë, janë plot 12 prokurorë që do të largohen, ndërsa me këtë vendim shkrihen zyrtarisht Krimet e Rënda.

“Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm, konkretisht: Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj, Artan Bajrami, Eugen Beçi, Doloreza Musabelliu Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Përparim Kulluri, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj dhe Pranvera Pustina”, njoftoi dje KLP-ja.

Më tej, Këshilli do të ndërpresë edhe komandimet e përkohshme të prokurorëve në Prokurorinë e Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krime të Rënda. “Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë: Isa Jata, Donika Prela, Anton Martini dhe Dritan Prençi”, shkruhej në njoftimin e KLP-së.

KRIMET E RËNDA

Prokuroria për Krime të Rënda filloi veprimtarinë e saj në janar të vitit 2004. Ashtu si SPAK-u, arsyet e krijimit të kësaj prokurorie ishin: rritja e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda; përmirësimi i gjykimit të këtyre çështjeve penale. Pas 15 vitesh, Krimet e Rënda do të zëvendësohen me një strukturë tjetër, por me një qëllim të njëjtë.

KOMPETENCA

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda hetonin dhe gjykonin një sërë veprash penale, në numër më të madh seç ka SPAK-u në kompetencë. Kështu, veprat penale që ishin në kompetencën e Krimeve janë në total 31 dhe ndër to: “Genocidi”, “Krime kundër njerëzimit”, “Krimet e luftës”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj kallëzuesit, të dënuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i njerëzve”, “Trafikimi i femrave për prostitucion”, “Trafikimi i fëmijëve”, “Trafik narkotikësh”, apo “Banda kriminale” dhe “Grup Kriminal”.

Prokurorët që do të transferohen janë:

  1. Arens Çela,
  2. Blerim Tominaj,
  3. Besim Hajdarmataj,
  4. Artan Bajrami,
  5. Eugen Beçi,
  6. Doloreza Musabelliu
  7. Elisabeta Imeraj
  8. Manjola Kajana
  9. Përparim Kulluri
  10. Vladimir Mara
  11. Sonila Muhametaj
  12. Pranvera Pustina

Gjithashtu në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se do të ndërpritet funksioni “i përkohshëm” për 5 prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetër:

Isa Jata, Donika Preka, Anton Martini, Dritan Prenci, Enkeledoa Millonai.

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetë, konkretisht;

  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Isa Jata si prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Donika Prela si Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe kthimin e saj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Anton Martini si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Dritan Prençi si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Pjesë nga deklarata e KLP-së

  1. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Z. Anton Martini .
  2. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Znj. Donika Prela.
  3. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Z. Dritan Prençi.
  4. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku.
  5. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Pelivan Malaj.
  1. Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
  2. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror Kreshnik Ajazi.
  3. Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore Enkeleda Millonai për periudhën deri më 30.12.2019.
  4. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër  Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020.
  5. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, në lëndën “Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore”, për prokurorin z.Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020.