KLP nis seancat dëgjimore me kandidatët për SPAK

550
Sigal

Sot nis intervistimi i 23 kandidatëve të mbetur për SPAK. Procesi do të zgjasë deri me 12 korrik.

Pas intervistimit, i cili do të jetë publik dhe në praninë e kamerave, do të bëhet pikëzimi i 23 kandidatëve të mbetur në garë.

Kreu i KLP-së ka deklaruar se SPAK mund të krijohet edhe me një numër minimal anëtarësh, edhe më pak se 10, në varësi të vendimit që do të marrë KLP.

Ndërkohë, përsa i përket procesit të vettingut, deri më tani e kanë kaluar vetëm 10 nga 23 kandidatët e mbetur, ndërsa pritet që t’a kalojnë edhe prokurorët e mbetur.

Ibrahimi ka deklaruar se procesi në përgjegjësi të KLP-së pritet të përfundojë përgjatë muajit korrik.