Klosi prezanton në Shkodër ‘Usta i Qytetit tim’

544
Sigal

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantoi përpara zejtarëve të qytetit të Shkodres nismën e saj më të re, “Ustai i qytetit tim” duke synuar ngritjen e Dhomës Kombëtare të Zejeve. Duke folur përpara artizanëve të pranishëm në këtë takim, ministri Klosi vuri theksin tek risitë e ligjit të Zejeve, që pritet t’i japë hov zhvillimit të zejtarisë në vend jo vetëm si mekanizëm i zhvillimit ekonomik, por edhe si atraksion turistik.

Blendi Klosi: Në bazë të ligjit të zejeve do të lejohet të tregtohen vetëm produktet e këtij komuniteti.

Një asistencë të veçantë kanë dhënë në implementimin e këtij ligji dhe ngritjen e kësaj dhome, përfaqësuesit e zejtarisë Gjermane të cilët vlerësuan qeverinë shqiptare për këtë nisëm, por kërkuan nga ana tjetër kujdes në ecurinë që duhet të ketë ky sektor.

Dy vitet e para të regjistrimit në dhomën e zejeve, i përjashtojnë nga taksat artizantë. Paralelisht në pedonalen e qytetit të Shkodres për të mirëpritur organizimin e këtij takimi, artizanët çelen panairin me punime tradicionale të zonës Shkoder – Lezhë.