Klosi me ambasadorët: 26 mijë vende pune presin punonjës të kualifikuar

519
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka prezantuar para ambasadorëve dhe donatorëve të huaj në vendin tonë vizionin dhe nevojën për vijimin e reformës së Arsimit dhe Formimit Profesional, për ta shndërruar atë në mundësi jo vetëm punësimi por edhe zhvillimi ekonomik. Prezantimi është bërë nga vetë ministri Blendi Klosi, në një tryezë pune, ku merrnin pjesë ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffmann, ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf, drejtoresha e përgjithshme e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruc, përfaqësues të misionit europian në vendin tonë dhe ambasadës italiane, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së Arsimit Profesional.
Ministri Klosi në prezantimin e tij vuri theksoi se për qeverinë shqiptare, mbështetja për këtë arsim do të thotë mbështetje për një punë të sigurt dhe të denjë. “Kur ne flasim për arsimin profesional, ne flasim për disa mundësi më shumë për ekonominë shqiptare, për të pasur mundësi që ajo të rritet dhe të forcohet duke ofruar njerëz me aftësi profesionale; flasim për një mundësi për të ngritur një klasë të tërë të shtresës së mesme shqiptare, ku njerëzit jetojnë nëpërmjet punës së ndershme dhe janë të gatshëm t’i afrohen sistemit në të cilin ndodhemi me profesionin e tyre, me aftësitë dhe karrierën e tyre të suksesshme”, – tha ministri Klosi.
M që të përballesh si me tregun vendas të punës, ashtu edhe me atë europian.
Sigal