Klosi: Makinat e prodhuara para vitit 2009 s’do lejohen të hyjnë në Shqipëri

858
Duke iu referuar nivelit të ndotjes së ajrit në Shqipëri, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se makinat më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, ministri tha se ndalimi i importit për makinat që janë të prodhuara para vitit 2009 bëhet për të uluar nivelin e ndotjes që shkaktojnë këto mjete.
“Do ndalojmë importimin e makinave që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri. Kjo bëhet për pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ajrit të ndotur. Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin”- tha ministri Klosi.
Sigal