Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA shërbime mjekësore falas në Kamëz

95
Është më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë! Nisur nga kjo filozofi, në vitin 2015 SIGAL UNIQA Group AUSTRIA erdhi me një risi të re në fushën e shëndetit: ndërtoi Klinikën Lëvizëse SIGAL UNIQA. E para dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, klinika lëvizëse ofron shërbime shëndetësore duke filluar që nga vizitat, echo, matje sheqeri, vizitë ORL etj.

Klinika e nisi punën në Valbonë dhe më pas ka shëtitur nëpër një sërë qytetesh dhe zonash të Shqipërisë duke ofruar ekzaminime mjekësore falas. 

Tirana, Berati, Saranda, Konispoli me gjithë fshatrat përreth, Shkodra, Fushë-Arrëzi, Vermoshi, Tamara, janë disa nga destinacionet e Klinikës Lëvizëse SIGAL, ku me qindra-mijëra klientë dhe qytetarë kanë marrë shërbime nga stafi i kualifikuar mjekësor i klinikës, me në krye Prof. Asc. Dr. Agron Panariti.

Këtë javë klinika është pozicionuar në Bashkinë e Kamzës, ku interesi i banorëve ka qenë përtej çdo parashikimi. Qytetarë të Kamzës nga të gjitha grupmoshat, duke filluar që nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit janë duke kryer vizita mjekësore pranë klinikës SIGAL, e pozicionuar në rrugën Demokracia, përballë me Postën Nr. 3 të qytetit.

Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni PONARI ishte prezent sot në klinikë, ku së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z. Xhelal Mziu, takuan qytetarët dhe panë nga afër punën dhe shërbimin që ju ofrohej nga stafi i klinikës.

Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, kujdeset për klientët e saj qytetarët, ndaj krahas ofrimit të produkteve të sigurimit, u ofron atyre një mundësi shtesë për tu kujdesur për shëndetin: ekzaminimet mjekësore bazë në klinikën shëndetësore lëvizëse që kompania SIGAL UNIQA ka ndërtuar dhe e vë në dispozicion të klientëve dhe banorëve të zonave dhe qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. 

Në “SIGAL UNIQA VitalTruck” mundësohen një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke filluar nga vizita dhe konsulta me mjekun patholog, matje e sheqerit në gjak, vizitë sysh e ORL, Elektrokardiograma e zemrës, Echo abdominale, Echo e indeve të buta, Echo e artikulacioneve, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak me spirometër etj. 

Klinika lëvizëse SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është e para dhe e vetmja klinikë e këtij lloji në Shqipëri. Duke mundësuar ekzaminime të ndryshme mjekësore në të gjithë vendin, përfshirë zonat rurale, SIGAL UNIQA synon promovimin e shëndetit të mirë duke nxitur njerëzit për kontrolle shëndetësore rutinë, nëpërmjet të cilave diagostikohen sëmundje të ndryshme, trajtimi i të cilave është më i lehtë nëse kurohen në kohën e duhur. 

Në muajin prill të vitit të kaluar, klinika lëvizëse u vu në dispozicion të vrapuesve të maratonës “Run4Autism”, të organizuar në Tiranë, në mbështetje të personave të prekur nga autizmi. 

Pas Shqipërisë, Klinika Lëvizëse SIGAL, do të udhëtojë drejt Kosovës e Maqedonisë, si pjesë të pandara të Shqiptarisë e në mënyrë të veçantë të klientëve të liderit të sigurimeve SIGAL UNIQA Group AUSTRIA. 

Nën moton “MENDO, shëndeti vjen i pari”, SIGAL UNIQA që prej vitit 2007 ka prezantuar për publikun sigurimin shëndetësor familjar, përmes të cilit mbulohen faturat mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira në Shqipëri dhe në spitalet thuajse në të gjithë botën. Aktualisht, mbi 10.000 invidivë dhe familje në mbarë Shqipërinë kanë zgjedhur të sigurojnë shëndetin tek SIGAL UNIQA. 

Rreth SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, që prej vitit 2002 udhëheq tregun e sigurimeve me mbi 30% të tregut, në të cilin operojnë 11 kompani sigurimesh Jetë dhe Jo-Jetë, ku kompania që renditen e dyta zotëron vetëm 13% të këtij tregu. SIGAL UNIQA me mbi 18 vjet në tregun e sigurimeve dhe si e vetmja kompani e licencuar për të gjitha klasat e sigurimit dhe me 42 produkte në treg, është pjesë e UNIQA Insurance Group, kompanisë lider në Evropën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe investimeve. UNIQA, me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, numëron 7 miliardë Euro të ardhura vjetore dhe me mbi 33 miliardë Euro asete në menaxhim.