Klik Ekspo Group-Predikaka: Shqipëria, një vend me prespektivë dhe ka një treg të hapur për të pritur bizneset e reja e të huaja

513
Sigal

Gazeta Telegraf/



Një stendë e veçantë në
edicionin e 23-të të panairit të biznesit “Klik Ekspo Group”, është kompania sllovene,
e cila vjen për herë të parë në Shqipëri 

 

Andrej Predikaka
përfaqësues i bizneseve të eksportit, të kompanisë “Tributin”, pohon se:
“Është hera e parë për ne që marrim pjesë në këtë panair. Kryesisht kompanitë
tona janë të fokusuara në prodhimin e vajrave lubrifikues për të gjitha
makineritë e prodhimit të ushqimit, makineritë e rënda industrial, etj.”

 

Më tej z. Predikaka
shtoi se përshtypjet e përfaqësuesve të biznesit nga Sllovenia janë të kënaqur,
pasi njerëzit në panair janë shumë pozitiv, mjedisi këtu gjithashtu, duke
shtuar se: “Deri më tani të gjithë përsonat që kanë ardhur në stendën tonë janë
dukur mjaft miqësor dhe të interesuar për bashkëpunim. Kompanitë tona kanë
kontakte shumë të mira me ambasadorin shqiptar në Slloveni, z Pëllumb Qazimi,
një person shumë i dashur dhe pozitiv, i cili na ftoi të merrnim pjesë në
panair.”

 

“Sipas opinioni tim
Shqipëria është një vend me prespektivë dhe ka një treg shumë të hapur për të
pritur bizneset e reja dhe të huaja. Ndaj ne po kërkojmë të bëjmë biznes tek
ju”, përfundoi ai.



1-Vendet e rajoni rrisin
kërkesat për të hyrë permes “Klik” tregun shqiptarë

 

2-“Klik” hap portat për bizneset e rajonit në
tregun shqiptarë

 

Vidimlic: “Çdo vit
bizneset e Bosnje-Hercegovinës kanë rritur interesin për të hyrë dhe bërë
biznes në tregun shqiptar

 

Fokus i panairit “Klik
Ekspo Group”, është të jap të gjithë komoditetin kompanive pjesëmarrëse të
prezantojnë produktet e tyre, ndërkohë të sigurojë edhe vizitorët e shumtë, për
t’i dhënë një mundësi bashkëpunimi midis bizneseve të huaja dhe përfaqësues të
biznesit vendas.

 

E kush më mirë se
Bosnja-Hercegovina është dëshmi e suksesit të kësaj “marrëveshje”, e cila për
disa vite me radhë, ndodhet e pranishme në panairin e biznesit të “Klik Ekspo
Group”.

 

Gjatë një bisede me Aida
Vidimlic, përfaqësuese e eksportit për “Dhomën e Tregëtisë për Vendet e Huaja”,
mësojmë se Bosnja-Hercegovina ka vite që merrë pjesë në këtë panair dhe çdo vit
ata prezantohen me më shumë biznese nga vendi i tyre, që kërkojnë treg në
vendin tonë.

 

Sipas Aidës: “Kemi vite
që marrim pjesë në panairin e Klik Ekspo Group, vitin e kaluar ishim gjithsej 6
kompani të ndryshme, ndërsa këtë vit përfaqësohemi me 8 të tilla. Pra ka pasur
një rritje të ndjeshme, vit pas viti, të kërkesave për pjesëmarrësit nga Bosnja
për tregun shqiptarë.

 

Bosnje-Hercegovina vjen
në këtë panair me prodhime të ndryshme, kryesisht në stendat e tyre qëndrojnë
produkte të shumëllojshme nga sektori i punimit të mobiljeve apo drurit,
oxhaqe, sistemeve të ngrohjes, vajrave esencial, ushqimeve, etj.

 

Sipas Aidës: “Kompanitë
tona kanë pritshmëri të lartë për të hyrë në tregun shqiptar, me produktet e
tyre ushqimore, punimet e drurit, etj. Disa kompani që prodhojnë lëngje
frutash, të djathit kanë interes të futen në tregun shqiptarë si distributorë,
ndërsa disa të tjerë duan të krijojnë marrëveshje dhe të firmosin kontrata
bashkëpunimi”, përfundoi ajo.