“Klik Ekspo Group” dhe Biznesi, binomi me zërin e fortë të sipërmarrjes së ardhshme në Shqipëri

586
Panairi Ndërkombëtar i “Klik Ekspo Group”, që u zhvillua nga data 21-25 nëntor 2015, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e 280 bizneseve nga vendi dhe bota, dëshmoi edhe këtë vit rolin e padiskutueshëm, të këtij eventi në promovimin e sipërmarrjeve të së ardhmes në Shqipëri.
Panairi “Klik Ekspo Group”, si platforma ku lançohen njohjet e një networking biznesesh elitare, ka skalitur tashmë kolonat e ngjizjeve të reja. 
“Klik Ekspo Group” dhe Biznesi, nuk konsiderohet vetëm destinacion, por janë një zë i fortë në hartimin e strategjive të zhvillimit të sipërmarrjes.
Edicioni i 22-të i Panairit të Klikut, përkoi me atmosferën e rënduar të kërcënimeve të ISIS, por vullneti sfidues i organizatorëve, performoi një model Panairi të traditës, vlerave më të mira që transmetoi tek çdo ekspozues, imazhin e Shqipërisë së nesërme, që aspiron integrimin në Bashkimin Europian.
Panairi i ‘Klik-ut’, kompanitë italiane interes në rritje për tregun shqiptar
Në edicionin e 22-të të Panairit Ndërkombëtar të “Klik Ekspo Group”, kanë ekspozuar stendat e tyre mbi 280 biznese vendase dhe të huaja. Një vend të veçantë në këtë panair kanë pasur edhe bizneset italiane, të sektorëve të ndryshëm.
Një prej firmave kryesore pjesëmarrëse në këtë event është kompania “Mecflex”. E krijuar që në vitin 1961, ajo operon në tregun italian dhe europian me produkte shtëpiake (mobileri). Ndërsa në Shqipëri ka bashkëpunim me firmën “Megaflex”, që tregton në të gjithë vendin.
“Jemi të kënaqur për klimën e biznesit që na ofron Shqipëria. Bashkëpunojmë prej 6 vitesh me “Megaflex”. Ndërsa synojmë të marrim pjesë në Panaire të tjerë të organizuar nga “Klik Ekspo Group” për të rritur gjithnjë e më shumë prezencën tonë në tregun shqiptar. Jemi për herë të parë në këtë panair kaq mirë të organizuar ”, – tha përfaqësuesi i firmës “Mecflex”.
“Megaflex” është në tregun shqiptar prej 20 vitesh dhe ofron një sërë produktesh si dyshekët “Gomma Memory”, “Gallipoli Gomma” “Sublime Gold” etj.
Ndërsa Simonetta Gomiero përfaqësuese e firmës italiane të abazhurëve “Pataviumart S.r.l”, u shpreh se, kjo është hera e parë në Shqipëri. “Jemi gjendur shumë mirë këtu, organizimi ka qenë i shkëlqyer dhe na ka surprizuar. “Klientët dhe bilanci i kontakteve ka qenë shumë pozitiv për ne. Mendojmë ta vijojmë aktivitetin tonë në Shqipëri” – tha ajo, ndërsa vuri në dukje se, “vitin e ardhshëm do të rikthehemi ta bëjmë sërish këtë prezantim”.
Pataviumart është një kompani, që ka nisur që në vitin 1959, aktivitetin e saj dhe vazhdon ende sot të tregtojë linjën më të mirë të abazhurëve me gurë murano në Venecia.
Antonio Caito, përfaqësuesi i mobilierisë italiane “Epoca”, u shpreh se, “ky është viti i tretë i pjesëmarrjes në Panairin e “Klik Ekspo Group”. I kthyer tashmë në një klient të përhershëm në eventet e Klikut, ai tha se, “Po hapim një aktivitet këtu në Tiranë dhe shumë shpejt do të inaugurojmë qendrën tonë të re, në krah të “Sheraton” pas pastiçerisë “Venecia”. Po kërkojmë të fusim një produkt alternativ në krahasim me ato që janë në treg, të cilat janë për mendimin tim të cilësisë së ulët. Ndaj dhe iu përgjigjëm kërkesës së Presidentit të “Klik Ekspo Group”, Luan Muhametaj, për të marrë pjesë me produktet tona që janë diçka e re dhe e panjohur më parë në tregun ekzistues”.
Mobileri “Epoca” vepron prej më shumë se 30 vjetësh në industrinë e mobilieve me dru artizanal dhe llavë vullkani, duke u bërë një pikë referimi për dekor.
Një tjetër kompani që promovohet në Panairin e “Klik Ekspo Goup” është termoizoluesi Aero-therm që përbëhet prej materialeve moderne, aeroxhel, sfera qelqi 3M dhe përzierje lidhëse jo helmuese të tretshme në ujë.
Aero-therm shërben, si shtresë izoluese, përbëhet nga lëndët e para më moderne që gjenden sot dhe është krejtësisht i padëmshëm dhe pa aromë. Ai është i gjithanshëm dhe i thjeshtë në përdorim.
Nga data 21-25 nëntor, Panairin e “Klik Ekspo Group” e kanë vizituar mijëra qytetarë që kanë sfiduar kushtet e vështira atmosferike dhe kanë vizituar stendat e bizneseve të shumta.
Sigal