KLD ZBARDH EMRAT/ Furtunë ndryshimesh në rradhët e gjyqtarëve në gjithë Shqipërinë

630

Një sërë propozimesh për ndryshime në rradhët e gjyqtarëve në Durrës,
Vlorë, Tiranë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Fier e Lushnje. Këshilli i Lartë i
Drejtësisë ka zbardhur të gjithë listën e emrave me ndryshimet respektive nga
mbledhja e sotme.

Kështu,
KLD njofton se , nisi me  shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për
gjyqtarë, për plotësimin e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Durrës, e dy
vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Vlorë, e një vendi vakant, në Gjykatën e
Apelit për Krimet e Rënda. Anëtarët e KLD-së, pasi konsultuan procesverbalin e
testimit, raportet mbi shqyrtimin e kandidatëve me tabelat përkatëse, vendosën
t’i propozojnë Presidentit të Republikës, emërimin në Gjykatën e Apelit Durrës, të z. Tritan
Hamitaj,
 aktualisht
gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Durrës; emërimin në Gjykatën e
Apelit Vlorë të gjyqtares Brikena Ukperaj
 (Lubonja) aktualisht gjyqtare në
Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lushnje dhe gjyqtarit z. Ilir Çeliku,
aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë  Tiranë, si dhe emërimin në Apelin e
Krimeve të Rënda, të z. Idriz Mulkurti,
 aktualisht gjyqtar në Gjykatën e
Shkallës së Parë për Krime të Rënda.


vijim të mbledhjes anëtarët e KLD-së, shqyrtuan kandidaturat, për plotësimin e
gjashtë vendeve vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas përfundimit
të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shumicë votash,
vendosi të transferojë z. Niko Rapi, aktualisht kryetar i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësorë Pogradec, z. Erion Bani, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësorë, Shkodër, znj. Irena Plaku,
aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Korçë dhe znj. Anila
Karanxha, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Lushnje.
Gjithashtu Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të z. Kujtim Vraniçi,
 aktualisht Inspektor pranë KLD-së, dhe të Ahmet Metaliaj, ish gjyqtarë.

Pas
transferimit të gjyqtarit z. Niko Rapi, Këshilli vendosi delegimin e gjyqtares znj.
Emona Muçi
, për të ushtruar detyrën në funksionin drejtues të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Gjithashtu, me propozim të
ministrit të Drejtësisë, anëtarët e KLD-së, vendosën të shpallin vendin vakant
për funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë, Pogradec.

*Gjithashtu Këshilli me miratimin e
transferimit të gjyqtarëve të mësipërm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë,
me propozim të Ministrit të Drejtësisë bëri shpalljen publike për një afat 20
ditor, të katër vendeve vakante në gjykata, përkatësisht 1 (një) vend vakant në
Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Pogradec, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësorë Korçë, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë
Shkodër, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lushnjë.

Këshilli,
vijoi më pas me zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësorë, Tiranë dhe kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë
votash emërimin si kryetare të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, të znj. Enkelejdi Hajro
,
dhe emërimin si kryetare të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, të znj. Ornela Naqellari .


përputhje me rendin e ditës, anëtarët e KLD-së, diskutuan dhe shqyrtuan propozimin
për emërimin e një inspektori pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të
Drejtësisë. Në përfundim të diskutimeve, me shumicë votash anëtarët e KLD-së,
vendosën të emërojnë inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë
të Drejtësisë znj. Brunilda Çarçiu.

Bazuar
në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare
të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2,
datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”.

Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit
për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar
Gurali Brahimllari, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Gjyqtare
Brikena Ukperaj Lubonja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. (2010-2012)

Gjyqtar
Engert Pëllumbi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2012)

Si
pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve
në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata
janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Sigal