KLD “rrëzon” ish-kryeprokuroren, Ina Rama sërish jashtë sistemit të drejtësisë

519
Sigal

Ish-Prokurorja
e Përgjithshme Ina Rama mbetet sërish jashtë sistemit të drejtësisë. Këshilli i
Lartë i Drejtësisë refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës për ermërimin e Ina
Ramës, në detyrën e anëtares së gjykatës së Apelit Tiranë. Në mbledhjen e datës
4 nëntor, KLD votoi për plotësimin e disa vendeve vakante në Apelin e Tiranës,
duke lënë jashtë znj.Rama, në kundërshtim të hapur me vendimin gjyqësor.

Emri i
Ina Ramës, është futur në votim, por nuk ka marrë votat e nevojshme për emërim.

Pro Ina
Ramës, mësohet se kanë votuar vetëm dy anëtarët Neritan Cena e Brunilda Kadi,
Anëtarët Gerd Hoxha e Eneida Civini nuk kanë marrë pjesë në votim. Gjithashtu
në mbledhje kanë munguar anëtarët, Albana Shtylla, Sokol Como, Artan Broci e
Vangjel Kosta.

Ligji
ndalon presidentin të votojë për shkak se ai shprehet me dekret, ndërsa
anëtarët e tjerë, kanë votuar kundër saj.

Ndryshe
nga emrat e tjerë të njohur që kanë drejtuar institucione të rëndësishme të
drejtësisë ne vend, Ina Rama u përball me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në
gjykatë dhe në të treja shkallët, fitoi të drejtën për kthimin në detyre.

Vendimi
i Gjykatës e urdhëron Këshillin ta emërojë Ina Ramën si anëtare të Gjykatës së
Apelit TIranë, detyrë që ushtronte përpara se të merrte postin e prokurores së
Përgjithshme. Pavarësisht, se në duar ka këtë vendim detyrues, KLD –
institucioni që konsiderohet si qeveria e gjyqësorit, refuzon ta zbatojë.

Ky
vendim io fundit i KLD-së, e lë Ina Ramën jashtë radhëve të sistemit, të paktën
edhe për një periudhe të pacaktuar.

Këshillit
të Lartë të Drejtësisë, me hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e gjyqtarit, i
ngrijnë disa nga funksionet kryesore, siç janë emërimi, transferimi apo
promovimi i gjykatësve.

Në këto
kushte, deri në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat
efektivikisht nuk mund të ngrihen për shkak të pezullimit të ligjit të
vettingut, KLD hyn në një fazë problematike të mënyrës sesi do të funksionojë, cka
mund të sjellë edhe kolaps në sistemin e drejtësisë. (News24)