KLD emëron 4 gjyqtarë Apeli në Shkodër dhe Durrës

531
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur emërimin e 4 gjyqtarëve në gjykata e Apelit të Shkodrës dhe Durrësit. KLD-ja bëri të ditur se ishin të lira 2 vende në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe 2 vende në Gjykatën e Apelit Durrës. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve Hajrie Muçmata dhe Aleks Nikolli në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe të gjyqtarëve Anita Mici dhe Arben Vrioni në Gjykatën e Apelit Durrës.
Sigal