Klanet e qeverisë ndajnë milionat me njëri-tjetrin

567
Skandalet nuk kanë të mbaruar në qeverinë e “Rilindjes”, ku një pjesë e mirë e tenderave, qoftë me procedurë të rregullt ose pa kurrfarë gare, përfitues janë njerëz pranë ministrave, krybashkiakëve dhe deputetëve të majtë. Skandali më i fundit është sigluar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila nëpërmjet dy procedurave të dyshimta, i ka dhënë një kompanie private 610 mijë dollarë pa garë për të kryer restaurimet e dy monumenteve të kulturës. Gazeta zbardh dokumentet, se si ministria e drejtuar nga Mirela Kumbaro ka përzgjedhur fituese kompaninë “Leon Konstruksion” në të dy rastet, pa asnjë rivale tjetër dhe me vlerë kontrate mbi 99% e fondit limit. Procedura e parë ka qenë plotësisht e mbyllur, me negocim pa shpallje paraprake të njoftimi të kontratës. 

Objekti i prokurimit

Objekti i prokurimit ka qenë “Sistemi i dezinfektimit, konservimit dhe i ruajtjes së ikonave në Muzeun e Artit Mesjetar” në Korçë. Sipas dokumenteve të Agjencisë së Prokurimit Publik, fondi limit i vënë në dispozicion për këtë prokurim ka qenë 39.7 milionë lekë. Në datën 27 qershor Ministria e Kulturës ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Leons Konstruksion” për një vlerë prej 39.5 milionë lekë, pra sa 99.5 për qind e fondit limit. Por ky nuk është prokurimi i vetëm i dyshimtë, që Ministria e Kulturës ka realizuar së fundmi. Një tjetër është edhe ai me objekt “Rindërtimin e banesës, ku u ngrit flamuri i Republikës së Korçës” me vlerë 33.5 milionë lekë. Edhe pse kjo procedurë ka qenë me tender, sërish nuk ka patur garë. Sipas dokumenteve nga Agjencia e Prokurimeve Publike, në tender kanë marrë pjesë dy kompani: “Leon Konstruksion” dhe “Shëndelli”, por kjo e fundit nuk ka dorëzuar fare ofertë ekonomike. Kjo ka bërë që edhe në këtë rast Ministria e Kulturës të shpallë sërish si fituese pa garë kompaninë “Leon Konstruksion” të tenderit 33.5 milionë lekë. Të dhënat zyrtare nga vetë Agjencia e Prokurimeve publike tregojnë se vitin e kaluar tenderat pa garë u rritën me 30 për qind, duke lëshuar alarmin tek ekspertët për abuzime masive me paratë e taksapaguesve.
Shpallje fituesi nga Ministria e Kulturës

Procedura e prokurimit: Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Rindërtim i banesës ku u ngrit flamuri i Republikës së Korçës”. Kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues: 1. “Leon Konstruksion” Sh.p.k K71820009I; Vlera 33,576,294.55 lekë pa TVSh dhe 2. “Shendelli” Shpk K07924803N. Kompania e dytë nuk ka paraqitur asnjë dokumentacionm, si dhe nuk ka dhënë ofertë ekonomike. Është skualifikuar ofertuesi ekonomik “Shëndelli Shpk”. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “Leon Konstruksion” se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 33,576,294.55 lekë është identifikuar si oferta e suksesshme.
(Buletini nr. 29, 25.7.2016).
Shpallje fituese nga bashkia e Elbasanit
Bashkia Elbasan, adresa: rruga “Qemal Stafa”, Elbasan. Për: “Ergi” sh.p.k. me adresë: Lagja “28 Nëntori”, autostrada Elbasan-Metalurgji, km-3, Elbasan dhe “Leon Konstruksion”. Procedura e prokurimit: “Procedurë e hapur”. Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Rikonstruksion i Shkollës 9- vjeçare Qamil Guranjaku”… Njoftojmë se kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues: 1. “Ergi” sh.p.k. me Nipt: K 02727229P & “Leon Konstruksion” sh.p.k. me Nipt: K71820009I. Vlera e paraqitur ne procedurën e prokurimit është 54.540.713 lekë pa TVSh dhe me vlerë kontrate prej 65.448.856 lekë me TVSh. Ofertues të skualifikuar nuk ka. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë subjektin: Bashkimin e shoqërive “Ergi” dhe shoqërinë “Leon Konstruksion” se oferta e paraqitura prej tyre janë identifikuar si ofertat më të suksesshme…
(Buletini nr. 29, 25.7.2016).
Sigal