Kishte kthyer banesën në dyqan droge, arrestohet 34 vjeçari shqiptar

555
Sigal

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia greke për posedimin dhe ruajtjen e lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij është bërë në Moschato në Atikas mbremjen e së hënëns. Gjatë kontrollit që iu bë nga policia atij iu gjet 3 kg e 118 gram kokainë, 510 gram heroinë, si dhe shuma e parave prej 1900 eurosh dhe dy peshore elektronike.

Pas hetimeve, policia zhvilloi një kontroll në shtëpinë e tij, duke gjetur sasinë e madhe të drogës. Shqiptari e kishte kthyer banesën në një dyqan të vërtetë droge.

I arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Plamenmeliendikonit në Athinë.