Kishin probleme me pronësinë, 25-vjeçari që masakroi me thikë prindërit ndalohet nga policia: I bëra gjërat…

606
Sigal

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Durrësin, ku djali 25 vjeç goditi me thikë të dy prindërit.

Shteasit e goditur bëhet me dije nga policia se janë  D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe,  të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Nga burimet e Fax News mësohet se familja në fjalë kishin problem çështjen e pronësisë së banesës dhe kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

Autori nuk është vetdorzuar në polici, por ka shkuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të vizituar prindërit sepse ka menduar që prindërit e tij janë shtruar në Tiranë.  Duke qenë se ishte shpallur në kërkim efektivët e policisë e kanë ndaluar në Tiranë.

Ai ka deklaruar se i ka bërë gjërat pa vetëdije, ndërkohë që sherri ka degraduar më tej dhe për pasojë ka plagosur të dy prindërit me thikë.