“Kishim 7 orë që po pinim” Dëshmia e personit që vrau 29 vjeçarin shqiptar tek pallati i Marsida Qatjas

446
Sigal

Qyteti i Kavajës u trondit sërish mbrëmjen e djeshme nga një vrasje me armë.

Pasi kishin pirë për orë të tëra alkool, pronari i lokalit, 60 vjeçari Xhevdet Lecini, qëlloi me armë gjahu 29 vjeçarin Marius Ismaili. Gjithçka ka nisur si një debat mes të dyve dhe më tutje ka degjeneruar në përdorimin e armësh.

I pyetur nga hetuesit, 60 vjeçari pohoi se kishin që në orët e mesditës që kishin pirë alkool në lokalin e tij dhe se pas debatit, atij i ishin ‘errësuar’ sytë. Pronari i lokalit ka shkuar në shtëpi, në katin e tretë të pallatit ka marrë armën e gjahut që kishte me leje dhe në momentin që ka hyrë në lokal e ka qëlluar me një plumb pas koke të riun duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, autori nuk ka bërë rezistencë, por është dorëzuar vetë në polici.

Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava”-ka thënë autori.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në të njëjtin pallat ku disa javë më parë mbeti i vdekur një person, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Fjala është për ngjarjen ku u përfshi Marsida Qatja, të cilës në banesë i erdhi i armatosur Dritan Haxholli. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga Bledar Toçi.