Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë organizon të shtunën koncert me Orkestrën “Miki Theodhorakis”

786
Kryepiskopata e Tiranës, e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nëpërmjet Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë, organizon të shtunën, më 18 nëntor 2017, ora 18:00, koncert me Orkestrën “Miki Theodhorakis”, në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. 
Në këtë koncert këngëtarët Sofia Papazoglu dhe Kostas Makedhonas do të këndojnë këngë të njohura të kompozitorit të madh Mikis Theodhorakis. Fjalën hyrëse në këtë aktivitet do ta mbajë shkrimtari Minas Vindiadhis dhe do të përkthejë regjisori Enkel Fejzollari. Hyrja do të jetë e lirë. 
Një ditë më parë, të premten, më 17 nëntor, në Paraklisin “Lindja e Krishtit”, të Katedrales, ora 19.30, do të organizohet një natë poetike kushtuar “Poetëve që deshi Miki!”. Aktorja greke Katerina Zafiropulu dhe regjisori shqiptar Enkel Fejzollari, do të interpretojnë, në të dyja gjuhët, poema të Elitis, Ricos, Livadhitis dhe poetëve të tjerë, me sfond muzikor mundësuar nga mjeshtri i veglave me perkusion Stefanos Papangelidhi- Theodhorakis, nipi i kompozitorit. 
Në kuadrin e veprimtarisë, në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales, do të hapet një ekspozitë me sende personale të Mikis Theodhorakis. 
Sigal