“Kisha frikë dhe turp se do më gjykonte fshati…” Historia e përdhunimit nga fqinji, ç’do bëhet me foshnjen?

346
Vajza 15-vjeçare e përdhunuar nga fqinji i saj dhe që do të bëhet nënë pas një muaji, po mbahet nën kujdesin e psikologëve dhe punonjësve socialë në Pogradec.
E mitura Xh. Biba, e cila jeton në fshatin Velçan të Pogradecit, po këshillohet nga ekspertë të fushës, duke qenë se ajo, por edhe prindërit e saj, janë shprehur se nuk duan ta mbajnë pas lindjes foshnjën dhe nuk kanë mundësi të kujdesen për të. Nisur edhe nga kushtet e varfërisë ekstreme, por edhe nga fakti se fëmija vjen nga një përdhunim, nëna e 15-vjeçares kërkoi fillimisht që të
Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga mjekët. Duke vlerësuar rrethanat në tërësi të ngjarjes, që tashmë është bërë publike, psikologët po kujdesen që e mitura dhe familjarët e saj të mos kryejnë veprime që mund të cenojnë shëndetin e saj apo të fëmijës që është në muajin e tetë. Siç mësohet, po shihet mundësia nga fondacione të ndryshme për t’i ofruar ndihmë 15-vjeçares për t’u kujdesur për strehimin e saj dhe të fëmijës pas lindjes.
Megjithatë, ajo që do të vlerësohet si parësore është vlerësimi që do të kryhet në lidhje me këtë rast. Pra do të jetë një ekspert psikolog ose punonjës social që do të vlerësojë nëse 15- vjeçarja është e aftë për të prindëruar dhe, mbi të gjitha, nëse ajo ka dëshirë e vullnet të lirë për ta marrë përsipër këtë rol
Por, sipas të dhënave, me shumë gjasë fati i foshnjës do të jetë në një nga shtëpitë e fëmijës. Historia e përdhunimit u zbulua nga infermierja e fshatit, pasi vajza ishte paraqitur në klinikën shëndetësore sepse kishte dhimbje barku. Nga ky kontroll, ajo konstatoi se adoleshentja ishte shtatzënë. Kjo bëri që vajza t’u tregonte të vërtetën prindërve, gjë e cila solli më pas denoncimin në polici, kurse e mitura u dërgua për kontrolle në maternitet.
Pak kohë më pas, policia vuri në pranga të akuzuarin Ligor Biba, 55 vjeç. Në dëshminë e saj në Komisariatin e Pogradecit, Xh. Biba ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë muajit mars të këtij viti në banesën e saj, gjatë kohës që ajo ndodhej e vetme, pasi prindërit kishin shkuar në përkujtimoren e gjyshit, ndërsa vëllai ishte në mal duke kullotur bagëtitë.
“Nuk arrita madje as t’i thosha gjë, sepse ai direkt m’u afrua dhe më shtyu. Atëherë u frikësova, por ai me forcë më detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Nuk kisha forcë ta ndalja, pastaj u largua menjëherë”, shprehet vajza. 
Ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë për 8 muaj, pasi sipas saj kishte frikë dënimin nga opinioni i fshatit dhe babait.
“Kisha frikë, por edhe më vinte turp, fshati do të më gjykonte, nuk do të më besonin. Kisha edhe frikë nga babai se mos mendonte që e kisha unë fajin, megjithëse unë nuk bëra asgjë të keqe”, është shprehur 15-vjeçarja. 
Nga ana tjetër, vajza e të arrestuarit, Valbona Biba, shprehet se të dyja familjet kanë pasur marrëdhënie të mirë fqinjësie dhe se shpesh i kanë ndihmuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ata ndodhen. Ajo thotë se kjo që po ndodh është absurde.
Para se të arrestohej im atë, babai i saj ndodhej në shtëpinë tonë, e kishim thirrur se po nxirrnim rakinë”, shprehet ajo