Kisha e “Shën Thanasit” do të ndërtohet në një tjetër vend

547
Paraditen e 28 gushtit 2015, Ministri Mirëqënies Sociale Blendi Klosi udhëtoi nga Tirana drejt Himarës për të takuar banorët e Dhërmiut pak ditë pas shembjes së kishës së “Shën Thanasit”.
“Jemi në Dhërmi të gjejmë rrugën e mirëkuptimit. Do të ndërtojmë një tjetër objekt kulti” është shprehur Klosi duke shtuar “së bashku me kreun e bashkisë është vendosur t i lihen në dispozicon dy ose tre troje ku mund të ndërtojnë një objekt kulti.”
Nga ana e tij kreu i bashkisë së Himarës prezantoi projektin e restaurimit të kishës së vjetër të “Shën Thanasit” e cila do të rindërtohet sikurse ka qënë para prishjes prej diktaturës.
Këtë e pat deklaruar dhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter, pak ditë më parë ku publikoi edhe 2 foto njëra tregon kishën para prishjes dhe tjetra ndërtesën aktuale.
Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët që ta kuptojnë ndryshimin, ku kishën aktuale e quan “Garazh pa leje”.
Sigal