Kisha e Dhërmiut, Janullatos takohet me Tsipras dhe Pavlapoulos

501
Sigal

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka zhvilluar një takim në Athinë me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlapoulos dhe ish-­kryeministrin Aleksis Tsipras.
Takimi, publikuar nga mediat greke ka pasur në qendër një sërë çeshtjesh, mes të cilash situatën shqetësuese në BE krijuar nga dyndja e refugjatëve, humanitetin, paqen në rajon e më gjerë, si dhe çështje të minoritetit grek në Shqipëri. Media greke që pasqyron takimin, komenton se ky takim vjen në një situatë tensioni krijuar pas problemit me kishën në Dhërmi.

Mësohet se gjatë këtij takim Tsipras i ka thënë kryepeshkopit Janullatos se ndjek me interes punën e tij në Shqipëri, duke e inkurajuar në vazhdimësi.

“Ndjekim me interes punën tuaj në Shqipëri. Inkurajojmë punën tuaj”, ka thënë Tsipras. Nga ana tjetër, Janullatos është shprehur se “njerëzit duan të vërtetën, punën dhe dashurinë”.