Kisha e Dhërmiut/ Greqia notë proteste, ankohet në Berlin e Washington

554
Greqia plotësoi një notë proteste për ambasadorin shqiptar në Athinë ndërsa bëri dhe një ankesë zyrtare në Komisionin Europian dhe në Këshillin e Europës, të mërkurën, e 26 gushtit 2015, pas shembjes nga INUV-it, të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.
Në një kontakt telefonik me Ora News Ambasadori Dashnor Dervishi tha se ende nuk i është dorëzuar një notë proteste por konfirmoi se i është kërkuar të paraqitet në Ministrinë e Jashtme greke rreth mesditës.
Gazeta greke Ekathimerini shkruante gjithashtu se ministria e Jashtme greke gjithashtu ka informuar Berlinin dhe Washingtonin në lidhje me kundërshtitë e saj. Në një reagim të mëparshëm të zëdhënësit të ministrisë së Jashme Greke, Constantinos Koutras shembjen e Kishës në Dhërmi e përngjasoi me sulmet e xhihadistëve.
“Shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe atyre të kultit po bëhet së fundmi në zonën e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët. Sot ne pamë këtë gjë të bëhet edhe në Shqipërinë fqinje. Lidhur me këtë çështje do të informojnë menjëherë komunitetin ndërkombëtar” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme greke
Kathimerini e mbyll shkrimin duke shtuar se zyrtarët shqiptarë kanë thënë se shkatërrimi është bërë me qëllim zbulimin e varrit të Niko Katalanos, misionarit Katolik të shekullit XVII
Sigal