Kinë/ Ekspertët zbulojnë se virusi përhapet përpara simptomave

712
Sigal

Rreth 56 persona thuhet se kanë humbur jetën nga koronavirusi i përhapur në Kinë. Në këto moment janë konfirmuar dy mijë të prekur nga ky virus.

Shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë më shumë rreth këtij virusi dhe lajmet janë të këqija.

Ata kanë bërë më dije se ky virus përhapet që në periudhën e inkubimit, pra përpara se një person të shfaqë simptoma. Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është ky fakt, mjafton të dini se viruse si SARS dhe Ebola, transmetoheshin mes njerëzve, vetëm pasi simpotmat fillonin të shfaqeshin. Pra, ishte relativisht më e thjeshtë për autoritetet të gjenin zgjidhje për ta kontrolluar virusin, duke izoluar të gjithë personat që shfaqnin simptoma.

Eshtë e pamundur që të izlolohen njerëzit e prekur nga ky virus. Ata mund të infektojnë shumë persona të tjerë, përpara se të kuptohet nga autoritetet se ata janë mbartës të virusit.

Ditën e sotme, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, deklaroi se kapaciteti transmetues i virusit po bëhet më i fuqishëm, çka është një paralajmërim i fortë se shumë më tepër persona pritet të preken prej tij.