Kim Mehmeti: Shqipëria është peng i ëndrrës së mbrapshtë të piktorit të dështuar

820
Sigal

Nga Kim Mehmeti:

Shqipëria është peng i ëndrrës së mbrapshtë të piktorit të saj të dështuar Kryeministër, e Kosova e vuan ëndrrën e Presidentit të saj karrierist të sëmur!

Shqipëria dhe shqiptarët në të, janë peng dhe janë pjesë e ëndrrës së mbrapshtë të Kryeministrit të sotëm të saj – të një piktori të dështuar, të një ‘selfisti’ dhe shoumeni – e cila ëndërr është plotësisht e rrejshme, e mbrapshtë dhe me përmasa tallëse ndaj shqiptarisë!

Siç e vuan Kosova ëndrrën e sëmurë karrieriste të Presidentit të saj aktual, i cili, që ta shpëtojë vetveten, ka nxjerrë në ‘shitje’ vendin dhe popullin e vet! Se kur do shpëtojmë nga këto ëndrra të dëmshme, të mbrapshta dhe poshtëruese për shqiptarinë, varet se a do ia dalim t’i zgjojmë nga gjumi

(lexo: a do ia dalim që një ditë e më parë, t’i ‘rrokullisim’ nga aty ku i kemi ulur me votën tonë, e nga ku ata na tallin, të gjithëve na mbajnë për kokëtulë dhe punojnë kundër nesh) këta ëndërrues të dehur nga pasuria enorme dhe forca që ua ofroi pushteti!